Connect with Us

Basha prish protestën për rritjen e çmimeve/ Ambasada Amerikane del me paralajmërimin e fortë

Politikë

Basha prish protestën për rritjen e çmimeve/ Ambasada Amerikane del me paralajmërimin e fortë

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Sot në Tiranë, është thirrur një protestë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve, si buka, kafja, karburanti, energjia dhe jo vetëm.

Pak orë para protestës Ambasada Amerikane ka dalë me një lajmërim për qytetarët e saj.

Ambasada këshillon shtetasit e saj që të shmangin çdo tubim.

Sipas saj PD ka njoftuar se do të ketë protestë para kryeministrisë, ndaj duhet të shmangin lëvizjet.

“Partia Demokratike (PD) e Shqipërisë ka njoftuar se do të mbajë një protestë  përballë zyrës së Kryeministrit.

Qëllimi i deklaruar është kundër rritjes së kostos së energjisë elektrike në Shqipëri.

Kjo protestë mund të shpërndahet dhe në vende të tjera në Tiranë, ose tubime të ngjashme mund të shfaqen në pjesë të tjera të qytetit.

 Kohëzgjatja e protestës është e panjohur.

LEXO EDHE:  Rama ironizon Metën në sy/Shumë shpejt do jesh ...!

 Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet.

 Shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve vendore të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

 Veprimet për tu ndërmarrë:

 Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim.

Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj.

Monitoroni mediat lokale për përditësime”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Gjekmarkaj justifikohet për vizitën në Milano

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka justifikuar vizitën e tij në Milano, teksa shihej me sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi dhe deputetin Saimir Korreshi në një nga lokalet luksoze të Milanos.

Pas denoncimit të JOQ dhe publikimit të fotove ku shihen duke u relaksuar dhe shijuar rrezet e diellit, Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me udhëtimin, ku është justifikuar me argumentin se kanë qenë të ftuar dhe shpenzimet kanë qenë të mbuluara.

Reagimi i Agron Gjekmarkaj

Këtu në Veriun e Italisë ndanë liqenit të Comos në vilen e ish-kancelarit gjerman Konrad Adenauer ku na ka ftuar fondacioni me këtë emer dhe shefi i tij në Tiranë, Dr Tobias Rüttershoff na gjet lajmi se qënkemi zderhallur në një bar në Milano!!

Se pari kaq mirë ka bërë miku Tobias që na ka ftuar e paguar gjithçka, bileten, hotelin, buken me djathë, qepë, kripë e zemer sa mirënjohja do jetë e gjatë!

Trajnim cilesor, natyre magjike, por edhe shetitje e biseda purifikuese. Pra çeshtja e parë doli!

Tjetra as u merzitem e as u tronditem nga fotoja që një matrahul i ulur perballe nesh, na ka bërë në një bar në qënder të Milanos, madje e parashikuam. Atje pime një kafe të mirë me koleget dhe mikun gjerman, dikush edhe ndonjë birrë si dhe u ngrohem paq në diell nja dy orë të mira. Bëmë aq mirë sa ska ! Ishim 13 veta.

Kafe? Pooo sa herë të duam e ku të duam. Secili prej nesh mund ta pijë një kafe ku të dojë për më teper njerez që kanë punuar gjithe jeten pa i futur doren në xhep kurrë askujt por vetem në xhepin e vet!

Po ishim në tarracen e supermarketit “Rinascente” një dyqan që shet rroba të të gjitha markave nga më të shtrenjtat ku një pjese e tyre “Zara” më e lira është kudo edhe në Tiranë!

Per kuriozitet turistik për të gjithë ata që duan të vizitojnë Milanon në një ditë me diell le të hypin tek bari në fjalë ngjitë me “Duomo” e famshme se nuk është aspak më i shtrenjtë se Rogneri në Tiranë ku mblidhet yndyra e vendit çdo ditë!

Personalisht mund ta pi kafen ku të dua, mund të ushqehem ku të dua me paret e mia qe si kam nga tenderat apo nga influenca e Babes peshkatar!!



Gjithë jeten kam punuar qysh pesembedhjet vjeç në verë në koperative, më vonë kamerier e mjaft i zoti, në Itali si student, pak vite në administratë, më pas si gazetar, pedagog, publicist dhe nuk i jam shmangur kurrë punes e cila mi ka plotesuar qejfet e mia të vogla megjithese në këtë rast edhe me maskë në fytyrë se pata të lehtë ta pi atë kafe.

LEXO EDHE:  Deputetja e PD-së sulmon Ramën: U hoqe bukën e gojës 6200 familjeve dibrane

LEXO EDHE:  Përmbytja e Bibliotekës Kombëtare/ PD kërkon hetim për investimet në shesh

E pres me qejf vetingun në politikë nëse ndodh! Le të ma bëje Edi Rama vetë, Taulant Balla apo kushdo tjeter jo më SPAK.

Gjithësa kam, një shpi 90 metra katrore me kredi per 25 vjet, mjaft larg qendres, pak shumë pak për ata që janë pasuruar me vdekjen e të tjerëve apo që një natë hoteli mund ta paguajne 12 mije dollare në Los Angelos apo New York, por shumë për mua dhe i lumtur që e kam me djerse. Por flej rehat, s’ka asnjë ambasadë apo institucion që të ketë fatura për mua apo ndonjë mjet shantazhi!

Ketu në Como po reflektoja mbi strategjinë puniste për të ndyrë tjetrin dhe perpjekjen e sforcuar për të gjetur “Nusretin” te njerez pa asnjë pushtet dhe perfitim! Kjo është natyra dhe agjit -propi i “Foltores”, kesaj urdie Haxhi Qamiliste kunder SHBA dhe çdo gjëje perendimore në Shqiperi!

Tridhjet vjet që perdoren nga Doktori gazetaret, media tani disa i ka kunder, të lodhur e kryengrites nga perdorimi me të cilet hedh të pegera mbi këdo që nuk i puth kembet por ka gjithmonë vullnetar!

Tani kjo si pi më ujë! Pa asnjë interes e kam mbeshtetur Sali Berishen kur kam menduar se ka të drejtë siç nuk më bëjnë asnjë pershtypje shpifjet që vijnë nga media afer tij !

Nga dy ekstremet e abuzimit të pushtetit të majtë apo të ish-pushtetit të djathtë që perputhen është nder etik e estetik ! Do ec në rrugë nën shi e diell pa roja dhe pa frikë, do i blej familjes time dhurata që bëjnë 70 euro e jo 70 mijë për fishekzjarrë.

Atë që mendoj do ta them pa mu dridhur qerpiku nga kercenimet, me telefon me prefiksa nga shtetet e Europes, shpifjet që hedhin nga frika ata që duan të fshehin historinë e tyre. Më shumë se atë perfitimet qę ajo u dha në kurriz të shqiptarëve dhe demokracisë së tyre! Ju pershendes nga Como me shumë dashuri 👋/ CNA.al

Foto- Deputetët e Bashës ia shtrojnë në Milano/ Relaksohen në një lokal luksoze

LEXO TE PLOTE

Politikë

Në rresht para djalit të Sorrosit/ Rama komenton praninë e tij në Open Balkan

Publikuar

-

Nga

Djali i multimiliarderit Georg Sorros, Aleks Sorros ishte i pranishëm në tryezën e Open Balkan në Beograd. Vëmendje mori pozicioni rresht i liderëve të Ballkanit para Alex Sorros.

Në një intervistë për “Kjo Javë” me Nisida Tufën në Neës 24 Rama tha se fondacioni i tyre është një nga forcat më pozitive në historinë e 30 viteve në Shqipëri.



Fondacioni i Shoqërisë së hapur është një nga forcat më pozitive në historinë e 30 viteve në Shqipëri dhe për shqiptarët. Fondacioni i shoqërisë së hapur dhe Xhorxh Sorosi personalisht kanë bërë për Shqipërinë jashtëzakonisht shumë dhe sot në Shqipëri ka ende plot fëmijë që shkojnë në shkollat e rindërtuara nga Xhorxh Sorosi. Dhe nuk janë një e dy, por shumë shkolla pas tmerrit të vitit 1997 etj etj. Dhe fondacioni është pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për shoqërinë e hapur dhe pikërisht për këtë arsye Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur janë pjesë e asaj për të cilën fondacioni ekziston dhe është i pranishëm në të gjithë botën.

Të gjitha teoritë e konspiracionit, të gjitha akuzat dhe të gjitha shpifjet që bëhen në adresë të Xhorxh Soros dhe fondacionit, vijnë nga skuta dhe mendje të cilat realisht kanë probleme me të vërtetën dhe vetë historinë e tyre, me vetë të shkuarën e tyre. Ajo që dua të saktësoj është se në tryezë  nuk ka qenë Aleks Sorosi me ndihmësit e tij por ka qenë Këshilli i Atlantikut. Këshilli i Atlantikut është një nga më të rëndësishmit në Ëashington, është një pikë referimi në politikën amerikane dhe Këshilli i Atlantikut është një tjetër forcë që e mbështet Ballkanin e Hapur pa rezervë. Këshilli i Atlantikut është një udhëkryq ku takohen republikanë e demokratë dhe ku ka shumë aktivitete dhe diskutime. Dhe ka qenë Këshilli I Atlantikut, ka qenë edhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Open Balkan”/ Rama kritika Kosovës: Refuzimi nuk e çon asgjëkundi, unë i dua por…

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka folur për takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Open Balkan në Beograd.

Edhe këtë herë, Kosova refuzoi të ishte pjesë e takimit me argumentin se Serbia duhet të njihte reciprocitetin.



Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News 24, Rama tha se e do Kosovën si shtet, por ka shfaqur kritika për udhëheqësit që refuzuan takimin. Sipas tij, kjo qasje nuk i çon asgjëkundi.

Mendoj që ka nga ana e Kosovës ose më saktë nga ana e politikbërësve dhe vendimmarrësve në Kosovë një qasje e cila është thelbësisht e ndryshme dhe është e drejta e tyre, nuk diskutohet por nga ana tjetër unë kam bindjen që kjo nismë është jo vetëm një domosdoshmëri por është edhe një qasje në funksion të çlirimit të shumë potencialeve të ndrydhura të këtij rajoni dhe të lehtësimit dhe dialogut dhe të lehtësimit të rrugës të zgjidhjes përfundimtare të çështjes së Kosovës po ashtu. Nuk dua të hyj në polemika me Albinin. Albini ka vizionin e vet. Unë dua më të mirën për Kosovën dhe nuk mund të rri pa e thënë që qasja e derisotme është nje qasje e destinuar të dështojë dhe është një qasje që nuk e çon Kosovën asgjëkundi, përkundrazi prej disa vitesh e ka kthyer Kosovën nga një forcë shumë positive dhe nga një partner shumë i besueshëm dhe shumë i dëshiruar i aleatëve të shqiptarëve, në një problem të tyre. Dhe kjo nuk është gjë positive”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE