Connect with Us

‘Uragani” Berisha nuk ndalet/ Lideri historik i PD, thirrje demokratëve

Politikë

‘Uragani” Berisha nuk ndalet/ Lideri historik i PD, thirrje demokratëve

Publikuar

-

cna lajme politike

“Foltorja me Demokratët”, do të ndalojë në qytetin e Gjirokastrës.

Ish kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjete sociale, u ka bërë thirrje që të gjithë demokratëve që nesër në orën 18.00, të marrin pjesë në takim.

“Nesër, ditën e mërkurë me datën 6 tetor në orën 18:00 në sallën e Hotel Olimpik të qytetit të Gjirokastrës do të mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Gjirokastrës të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë!”, shkruan Berisha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Nga apartamenti 1 milion lekë në Tiranë në mijëra metra pyll/ Kjo është pasuria e deputetit të Bashës

Publikuar

-

Nga

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Kuvendit iu shtuan milionerët e rinj, të cilët zotërojnë llogari bankare dhe shtëpi me vlerë miliona lekë.

Tomor Alizoti, një nga deputetët e Bashës për qarkun e Beratit ka deklaruar në shtator të vitit 2005 ka blerë një apartament në Tiranë me vlerë vetëm 100 mijë lekë ose e thënë ndryshe 1 milion lekë të vjetra. Por kjo vlerë e deklaruar prej tij ka një diferencë të madhe në krahasim me vlerën e tregut imobiliar.

LEXO EDHE:  Arrestohet një 37-vjeçar/ Ja çfarë ju gjet në banesë

LEXO EDHE:  Gjirokastër/ Autoambulanca rrezikon të mbytet në lumin Kardhiq, në rrezik 4 persona

Por nuk mbaron me kaq. 11 vite më vonë, Alizoti ka blerë një apartament po në Tiranë, me sipërfaqe 51 m2, me vlerë 65 mijë euro.



Alizoti ka në pronësi 2/24 e 850 mijë m2 pyll si dhe 2/12 e rreth 700 mijë m2 pyll.

Ndërkohë që pritet të shihet edhe se si do ndryshojë pasuria e deputetit edhe gjatë këtyre viteve si deputet i Kuvendit të Shqipërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foltorja i përgjigjet Bashës/ “Halli i demokratëve, pazaret e tua me Ramën”

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e Foltores, Floriana Garo ka reaguar pas postimit të kreut në detyrë të PD, Lulzim Basha i cili më herët në një postim në rrjetet sociale shkruante se Berisha ka marrë një betejë për interesat e tij personale, ndërsa thekson se Kuvendi i vërtetë është në 18 dhjetor.

Garo thekson se halli i vërtetë i demokratëve janë pazaret e Lulzim Bashës me Edi Ramën.

 “Halli i vërtetë i demokratëve dhe i shqiptarëve janë dështimet dhe humbjet e njëpasnjëshme të peng-kryetarit që i dhuruan mandatin e tretë regjimit më të korruptuar të Europës.

Halli i vërtetë i demokratëve është shpërdorimi dhe tradhtia ndaj sakrificave të tyre për pazaret e kryetarit!



LEXO EDHE:  Hipokrizia e Bashës/ Pa ceremoni dhe si frikacak, tek Memoriali i Azem Hajdarit

LEXO EDHE:  Arrestohet një 37-vjeçar/ Ja çfarë ju gjet në banesë

Kuvendi Kombëtar i datës 11 Dhjetor, i mbledhur me vullnetin e mbi 5 mijë delegatëve, do të shënojë fundin e pazareve Rama – Basha dhe rikthimin e Partisë Demokratike në misionin e saj të shenjtë për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës.

Partia Demokratike do ta realizojë këtë mision në aleancë me gjithë demokratët dhe qytetarët që kërkojnë shpëtimin e Shqipërisë përmes një PD-je më të fortë, më të hapur dhe më të bashkuar,” thuhet në reagim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Venecia vendos “pikat mbi i”/ Pro shtyrjes së afatit të vettingut

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

“Venecia” është pro shtyrjes së afateve të komisioneve të Vettingut në Shqipëri, konkretisht KPK-së dhe KPA-së .

Burime për ABC News bëjnë me dije se Komisioni i Venecias thekson se zgjatja e propozuar e mandatit deri më 31 dhjetor 2024, mund të konsiderohet se është në përputhje me standardet evropiane.

“Komisioni arrin në përfundimin se zgjatja e propozuar e mandatit deri më 31 dhjetor 2024 mund të konsiderohet se është në përputhje me standardet evropiane” thuhet në raport.

LEXO EDHE:  Aksident tragjik/ Një i vdekur dhe një i plagosur

LEXO EDHE:  Deklarata “bombë” e Berishës: Ish truproja i Ramës ishte serial killer



Mandatet e komisioneve përfundojnë në 17 qershor 2022. Nga ana tjetër, pro zgjatjes së afateve për të përfunduar edhe pjesën e mbetur të magjistratëve është edhe vetë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, SHBA dhe BE.

Finalizimin e kësaj e vendos bashkimi i votave mes mazhorancës dhe opozitës dhe tashmë me dhënien e mendimit nga ana e “Venecias”, forcat politike pritet të ndërmarrin veprimin e tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE