Connect with Us

U shkarkua apo dha dorëheqjen Ardi Veliu?/ Ja çfarë thotë Bledi Çuçi

Aktualitet

U shkarkua apo dha dorëheqjen Ardi Veliu?/ Ja çfarë thotë Bledi Çuçi

Publikuar

-

Zgjedhjet e 25 prillit/ Zotohet Çuçi: Do angazhohem që policia mos njolloset nga politika dhe grupet kriminale 

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, në një lidhje me “Opinion” u shpreh se Ardi Veliu u dorëhoq nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe nuk u shkarkua.

Çuçi tha se dorëheqja e Veliut nuk ishte një veprim i ndërmarrë nën presion.

“Absolutisht dha dorëheqjen, jemi në fillimin e një mandati të ri, ai ka menduar dorëheqjen. Ka ushtruar një mandat të suksesshëm sipas meje. Media u mor me një batutë që u nxor nga konteksti.

LEXO EDHE:  Negociatat/ Rama: Këshilli Europian mund të mos e mirëpresë rekomandimin e Komisionit

Edhe shprehja që unë përdora ishte rrjedhojë e një reagimi. Nuk kemi të bëjmë me shkarkim, unë nuk e di si ka qarkulluar lajmi për shkarkimin. Është e vërtetë që drejtori i përgjithshëm ka dhënë dorëheqjen dhe nuk ka pasur arsye për shkarkim , mandati i tij ishte i suksesshëm”,  tha Çuçi në emisionin Opinion./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Video-Smogu mbulon kryeqytetin

Publikuar

-

Nga

Kjo është pamja e Tiranës që të ofrohet në një mëngjes fundjave, ku dallohet qartë smogu që ka mbuluar kryeqytetin.

Shkaktari kryesor për ndotjen e ajrit në Tiranë është trafiku i rënduar. Por edhe ndërtimet dhe punimet në rrugë kanë sjellë një rritje të grimcave të pluhurit në ajër.

Qëndrimi i automjeteve në trafik bën që ato të çlirojnë gazra të dëmshme për mjedisin dhe për qytetarët.

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Ardi Veliut/ Reagon për herë të parë Rama

LEXO EDHE:  "Dru i shtrembër" / Tahiri: Nuk i gjykoj deklaratat e Ramës, por ...



Tirana prej vitesh vuan nga nivelet e larta të smogut duke shkaktuar probleme për jetën e banorëve./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do të nxjerrim zvarrë nga ajo seli”/ Demokratët ‘shkarkojnë’ Bashën: S’je më kryetari ynë

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Pasi shpalli zgjedhjet për kryetarin e ri të FRPD Lulzim Basha ka thirrur sot në një takim urgjent grupin e punës në selinë blu.

Para nisjen së takimit, ai ka folur dhe për mediat, ku akuzat se vendimi për zgjedhjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike vjen pasi kreu i kësaj organizate Belind Këlliçi ka deklaruar se do të marrë pjesë në “Foltoren” e Berishës, Basha i cilësoi si sajesa.

LEXO EDHE:  “Dru i shtrembër” / Tahiri: Nuk i gjykoj deklaratat e Ramës, por …

LEXO EDHE:  Negociatat/ Rama: Këshilli Europian mund të mos e mirëpresë rekomandimin e Komisionit

Në videon që ai ka shpërndarë në rrjetet sociale, kanë vërshuar një ‘lumë’ komentesh, ku demokratët i deklarojnë hapur se nuk e njohin më për kryetar.

’20 vjet në opozitë, o krric”, shkruan njëri. Ndërsa dikush i thotë se “Do të tërhiqesh zvarrë si busti Enver Hoxhës dhe do dalësh nga ajo seli”.



“O i marum, o këlysh, o i përgjumër”, janë disa nga komentet e tjera./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Krimi trondit Tiranën/ Gjendet i vrarë biznesmeni

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Gjendet i vrarë biznesmeni Ruzhdi Hoxha. Ai rezultonte i zhdukur që dy javë më parë dhe dje pasdite u gjet telefoni i tij, pranë zonës së njohur si Shkolla e Bashkuar në Tiranë.

Telefoni ka qenë i fikur, por grupi hetimor pas kërkimeve ka zbuluar vendndodhjen e tij.

Ruzhdi Hoxha, ishte zhdukur që prej datës 20 tetor, ndërsa për këtë rast ishte regjistruar edhe një procedim penal për veprën “Rrëmbim ose mbajtja peng e personit”.

Policia bëri dje të ditur se, “më datë 24.10.2021, shtetasi S. H. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.5, se më datë 20.10.2021, rreth orës 23:00, është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi Ruzhdi Hoxha, 43 vjeç, banues në Paskuqan, dhe prej asaj kohe nuk kanë pasur më kontakt me të.

LEXO EDHE:  “E mendon humbjen si opsion?”/ Rama: Jeta ka edhe mundësinë e dështimit

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i fortë i avokatit/ Tregon se kur do të bjerë Qeveria



“Menjëherë pas denoncimit të marrë, Sektori i Hetimit të Krimeve të Renda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr.5, kanë vlerësuar maksimalisht denoncimin duke verifikuar çdo informacion dhe kanë kryer kërkime e kontrolle në ambiente e vende të ndryshme.

Veprimet procedurale shtesë i janë dërguar Prokurorisë dhe mbi bazën e tyre është regjistruar procedimi penal Nr.7713, datë 27.10.2021, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Nga strukturat e DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vazhdon puna e pandërprerë për gjetjen e shtetasit Ruzhdi Hoxha, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhej në njoftimin e Policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE