Connect with Us

Sukth/ 488 nxënës të 9-vjeçare “Vadardhë” udhëtojnë çdo ditë “si sardele” në dy autobusa

Denoncim

Sukth/ 488 nxënës të 9-vjeçare “Vadardhë” udhëtojnë çdo ditë “si sardele” në dy autobusa

Publikuar

-

488 nxënës  të shkollës 9-vjeçare “Vadardhë” në fshatin Sukth të qytetit të Durrësi, janë të detyruar që çdo ditë orët mësimore t’i kryejnë pranë shkollës  9-vjeçare “Njazi Mastori”, pasi godina që ata kishin u dëmtua si pasojë e tërmetit të nëntorit në vitin 2019.

Edhe pse sezonin shkollor 2020-2021 e kryen në po të njëjtën godinë,  këtë vit ata janë të detyruar që çdo ditë të transferohen në një shkollë tjetër rreth 3 km nga shkolla e tyre. Për transferimin e 488 nxënësve janë vënë në dispozicion vetëm dy autobusa. Me maska prej pandemisë këta nxënës këto 3 kilometra rrugë i bëjnë të ngjeshur si “sardele” dhe pa ajër.

Gazetarët e Fiks Fare, panë nga afër sesi kryhej transoprimi i çuditshëm i 488 nxënësve në vetëm dy autobusa. Çdo ditë nxënësit mblidheshin në qendër të fshatit, ku duhet të prisnin autobuzin që ZVAP Durrës dhe drejtoria e kësaj shkolle kishin vënë në dispozicion për transportimin e këtyre nxënësve  nga njëra shkollë në tjetrën.

Nxënësit e klasës së parë shtyheshin nga nxënësit më të mëdhej, veç kësaj prindërit ankohen se teksa lart e poshtë flitet për covid, mënyra sësi fëmijët e tyre ngjiteshin në autobus ishte e papranueshme. Ata shprehen se i janë drejtuar për ankesat e tyre drejtorit të shkollës 9-vjeçare “Vadardhë” zotit Lazam Çera,  por asgjë nuk është zgjidhur. Fëmijët shprehen se në autobuz shtyhen me njëri-tjetrin, janë ngushë dhe për më tepër u duhet të mbajnë maskat, ndersa në klasë janë të ulur nga një nxënës në bankë.

Pas shqetësimeve që shprehën prindërit e këtyre nxënësve, gazetarët iu drejtuan shkollës pritëse “Njazi Mastori”, ku në këto ambiente gjetën drejtorin e shkollës “Vadardhë”.  Lidhur me shqetësimet e prindërve ai u shpreh se shqëtësimi i tyre është i drejtë dhe mban anën e tyre, por kjo si situatë nuk është përgjegjësi e tij pasi akt-marrëveshja është bërë mes Zyrës Vendore Arsimore Paraunivesitare Durrës dhe shoqërisë së transportit “Ilirjano Tavel” për të gjithë mbarëvajtjen e kësaj procedure. Ai u shpreh se do t’i drejohej ZVAP Durrës që të mundësojnë shtimin e disa mjeteve transporti. Prindërit në përballje me drejtorin u shprehën se nëse kjo situatë nuk do të kishte një zgjidhje nuk do t’i dërgonin më  fëmijët në shkollë.

LEXO EDHE:  A e përhapin apo jo fëmijët Covid-19?/ Pse ndahen ekspertët

Por Fiks Fare arriti të sigurojë akt-marrëveshjen mes ZVAP Durrës dhe shoqërisë së transportit “Ilirjano Travel”, dhe ndryshe nga çcfarë tha drejtori i shkollës,  marrëveshja  është bërë nga vetë ai, z. Lazam Çera dhe subjekti përkatës. Për të verifikuar sesa në dijeni  ishte ZVAP Durrës Fiks Fare ju drejtua me një kërkesë për informacion këtij institucioni  në lidhje me kushtet e transportit të 488 nxënësve të shkollës  9-vjeçare “Vadardhë” . Në përgjigjen e saj ZVAP Durrës shprehet se nuk ka në dispozicion mjete transporti.

Transporti i mësuesve dhe nxënësve bëhet përmes përdorimit të fondeve publike të vëna në dispozicion nga vendimi nr 682 i miratuar nga Këshilli I Ministrave në vitin 2015 për nxënësit dhe mësuesit që studiojnë dhe punojnë jashtë vendbanimit.  Prindërit të gjendur në të tilla kushte kanë vendosur që procesin e transportit ta sigurojnë vetë dhe ZVAP i mundëson rimbursimin e biletës. Të pyetur nëse ky proces transporti inspektohet nga ana e këtij institucioni në lidhje më masat anti-covid u mor përgjigja se  ZVAP Durrës nuk ka lidhur asnjë akt-marrveshje me asnjë firmë transporti për nxënësit dhe si rrjedhojë ky institucion nuk ka tagrin të ndjekë zbatimin e masave anti-covid. Këtë përgjegjësi e mbajnë organet e Policisë Rrugore dhe Inspektorati Shtetëror që ndjek zbatimin e protokolleve shëndetësore përfundon  përgjigja zyrtare e ZVAP Durrës./Tch

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Denoncim

Tërmeti ju prish shkollën/ Fëmijët mësim në lokale e shtëpi të braktisura

Publikuar

-

Nga

Fëmijët në Funarë të Librazhdit e zhvillojnë mësimin në ambiente të lokaleve dhe shtëpi të braktisura, që prej prishjes së shkollës nga tërmeti.

Fiks Fare mëson se janë rreth 100 fëmijë që procesin mësimor e zhvillojnë në 5 ambiente të ndryshme në fshat. Grupmosha e fëmijëve varion që nga kopështi e deri në klasën e 9-të.

Shkolla e këtij fshati ka dalë jashtë funksionit që nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, dhe që në atë kohë për fëmijët e fshatit është gjetur kjo zgjidhje. Gazetarët e Fiksit shkojnë për ta parë nga afër situatën. Fillimisht kërkojnë të gjejnë ambientet se ku zhvillohet procesi mësimor. Gazetarët dy klasa i gjejnë në një shtëpi të braktisur , një klasë është e ndërtuar në një ish lokal, ndërsa dy klasa të tjera në katin e parë të një shtëpie. Ndërkohë edhe kopështi është i ndërtuar në një ambient lokali. Fëmijët për të shkuar në tualet duhet të dilnin në ambient tjetër ku luhej bilardo e më pas të kryenin nevojat e tyre personale.



Gazetarët e Fiksit telefonojnë drejtorin e shkollës z. Naim Goma për të mësuar më shumë sesi zhvillohet procesi mësimor në këtë mënyrë. Por edhe drejtori kishte përfunduar duke dhënë mësim në një ambient të hapur në natyrë, siç ua pohon ai vetë gazetarëve. Duke e ditur se për çfarë po e telefonojnë gazetarët ai i shmang duke ju thënë se pas mësimit do paraqitet në zyrën arsimore. Por gjatë telefonatës drejtori konfirmon se ambientet ku zhvillohet mësimi i ka zgjedhur pushteti vendor .

LEXO EDHE:  A e përhapin apo jo fëmijët Covid-19?/ Pse ndahen ekspertët

LEXO EDHE:  Hapja e shkollave/ Tomini: Presim të rriten rastet e infektimeve, qytetarët të bashkëpunojnë

Gazetarët e Fiksit takojnë edhe kryeplakun e fshatit z. Ferit Mokra. Përgjatë intervistës ai thotë se pavarësisht se zhvillimi i procesit mësimor në këtë lloj forme mbetet një problem i madh, nuk kanë patur zgjidhje tjetër. “Kemi kërkuar ndërtimin e shkollës ,madje këtu ka ardhur dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi” tregon kryeplaku “por deri më sot asgjë nuk është bërë ,jemi akoma në këtë gjendje ku fëmijët zhvillojnë mësim në ambiente lokakesh apo shtëpi të braktisura”. Gazetarët e Fiksit sigurojnë nga bashkia dosjen e aplikimit të projektit , që i është nisur që në Mars 2020 Ministrisë së Arsimit , Rinisë dhe Sportit. Krahas aplikimit bashkia ka ofruar bashkëfinancim të projektit në 10 përqind të shumës. Pra projekti kap shifrën e 100 milion lekëve, ku bashkia jep 10 milionë lekë, ndërkohë pritet që ministria të japë 90 milion të tjera./tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi/ Policët rrahin qytetarin dhe i thyejnë dhëmbët

Publikuar

-

Nga

Emisioni Stop në Tv Klan denoncon rastin e dhunimit të një qytetari nga forcat e policisë. Rasti ka ndodhur në qytetin e Pogradecit. Qytetari Ilirjan Dojçe tregon se kishte shkuar me makinë në Pogradec për të shitur speca.

Pas shitjes së specave, Ilirjani u takua me dy shokë të tij ku qëndruan në një lokal. Problemi nisi kur shkoi ora 23:00, teksa hynte në fuqi orari i ndalimit policor në kuadër të pandemisë.

Pikërisht rreth kësaj ore, Ilirjan së bashku me dy shokët e tij të cilët po i shoqëronte për shtëpi, u ndalua nga patrulla e policisë. Sipas qytetarit, 3 policët filluan t’i kërkonin llogari për kalimin e orës policore. Ilirjani tregon se u dha policëve 20 mijë Lekë të vjetra dhe ata e lanë të ikte.

Por pasi përcolli shokët, ai shkoi te daja i tij ku do të flinte. Sapo parkoi makinën, e njëjta patrullë me 3 policët u shfaq sërish. Në këtë moment, Ilirjani thotë se u dhunua nga punonjësit e policisë, të cilët i thyen dhëmbët dhe hundën.

Ilirjan DojçeNë datën 20 Tetor kam qenë në qytetin e Pogradecit për të shitur disa speca. Mbaroj punë dhe më pas takoj dy shokët e mi, qëndruam atje në orët e vona të darkës, ishte rreth 23:00. Në atë kohë kur po iknim, na del patrulla. Ishin 3 policë, na ndaluan, ku shkoni. I them unë po shkoj shokët e mi deri te shtëpia. Debatuam atje, më kërkuan lekë. Ju dhashë 20 mijë Lekë (të vjetra). Më pas ikëm. Më tha mua ku do shkosh? I them do iki te shtëpia e dajos tim dhe do rri atje sot. Mbarova punë, më pas shkoj në lagje dhe sa parkoj makinën atje, makina e policisë doli prapë te lagjia. Erdhi ai polici, më thotë ti s’merr vesh. Të thashë që do shkoj të fle këtu sot. Debatuam pak atje. Më pas filluan kontradiktat, më rrahën, më bënë copë. Edhe hundën e kam të thyer, dhëmbët e thyer, më shanë, më ofenduan me llafe nga më të ndryshmet. Më kërcënuan, do të vrasim, do të fus plumbin, do të hedh në përrua e shumë gjëra të tjera.

Pasi kërkoi ndihmën e emisionit Stop, Ilirjani u takua sërish me policët që ai thotë se e kishin dhunuar. Kësaj radhe, qytetari ishte pajisur me kamera të fshehtë.

Ilirjan Dojce- Çkemi? Si kaloni?

Polici- Mirë, cfarë bëre ti?

Ilirjan Dojce-Më njeh, apo s’më njeh?

Polici- ëë.. të njojta…ëë.., c’kemi?

Ilirjan Dojce- Ore, ju me bëtë copë mua atje!

Polici-(nuk kuptohet)

Ilirjan Dojce-A e kupton këtë gjë ti? Ajo rrahje, që më bëtë…

Polici– Dëgjo! Takohemi, se është shefi vërdallë këtu!

Polici 2– Si jeni? Ca thotë ky?

Polici- Jo mo, hiç…

Ilirjan Dojce– Të dy ishin cunat, të dy ishin këta…?

Polici 2- Cfarë…?

Polici– Si ishin të dy këta?

Ilirjan Dojce- Në turn bashkë…

Polici-Të thashë, të pimë një kafe dhe bisedojmë dicka! Hajde të ulemi dhe…të thashë, që atë ditë “na numrin”, apo s’e mban mend? Këta ikën, s’kanë faj fare, këta ikën s’kanë punë fare.

Ilirjan Dojce- Ore ikën këta, po këta ishin bashkë me ty atë ditë…

LEXO EDHE:  “Super përhapësit e heshtur” të Coronavirusit/ Ja çfarë paralajmërojnë studiuesit

LEXO EDHE:  Tërhiqet UBT/ Hapet rruga për ndërtimin e shkollës

Polici– Si…ti ke punë vetëm me mua, nuk ke punë me ta…

Ilirjan Dojce- Ja do të pres unë ty dhe do ta pimë një kafe.

Një një takim me të njëjtët policë, sërish me kamera sigurie, Ilirjani e pyeti njërin prej tyre se përse e rrahën, ndërsa polici tha se gjithçka kishte ndodhur në gjaknxehtësi e sipër.

Ilirjan Dojce- 200 mijë lekë dëm më ke bërë. Na shikoje! Po si më the atje në fund…? Do të marr edhe do të fut edhe plumbin?! Do të marr, do të hedh në prrua?!

Polici- Në gjaknxehtësi e thotë njeriu…

Ilirjan Dojce– Më mirë më merrje, më coje brënda,- të thashë. Më mirë të më hidhje atje, të më coje brenda xxx( nuk kuptohet) jo të më thyeje dhëmbët! Unë sot jam me dhëmb të thyer. 3 veta, se unë i mbaj mënd.

Polici- Këta cunat s’kanë punë fare. Dëgjomë mua!

Ilirjan Dojce– Si s’kanë punë fare?! U grinda me një nga cunat, i ktheva llafin.



Polici- Jo, jo!

Ilirjan Dojce- Me cunat u grinda unë? Le të thotë, ja ku është! Ia kam kthyer llafin? Le të thotë, ja ku është! Ja,hajde ty ta ktheva llafin, se unë e mbaj mënd. Këtij apo atij …?

Polici– Po c’rëndësi ka bre…

Ilirjan Dojce-Jo, jo, se e mbaj mend unë.

Polici- Po si e mbajke mend ti, ke qëne pavetëdije?!

Ilirjan Dojce- Po në rregull bre, pa vetëdije kam qenë.

Polici 2 – Po pa vetëdije, ti mund të vrasësh!

Ilirjan Dojce-Po si mund të vras unë, isha duke hyrë në hyrje, juve më erdhët mua.

Polici– Po ne të erdhëm, se të dëgjuam, s’të thamë ik nga fugonat!

Ilirjan Dojce– A vajta te hyrja unë?

Polici-Nuk kuptohet.

Ilirjan Dojce-I cova shokët deri atje, i cova vetë pastaj në hyrje…

Polici-Te vazhdojmë ne…?

Ilirjan Dojce- Të vazhdoni!

Në një tjetër takim, kur qytetari e pyet sërish policin përse e dhunoi, efektivi i thotë se ata e respektuan duke shkëmbyer numrat e telefonit!

Polici- Budalla! Ty policët të kanë bërë një nder. Kaq s’e kupton? Kaq s’e kuptove?  I shave këta, ishe i pirë…

Ilirjan Dojce-Unë ta pranoj, aman kam 3 ditë, që po vjell gjak. Shikoji dhëmbët! Po nuk jam nga ata burra, sepse ju respektova, ama jo të më bëje në këtë gjëndje mua…

Polici– Se ne s’të respektuam?

Ilirjan Dojce- Më respektove. Kafenë ta thashë atje…

Polici- xxx nuk kuptohet ..të pimë një kafe, ta dhashë edhe numrin.

Ilirjan Dojce-edhe të më rrahni ju të, tre sic jini?!

Polici- Kush të rrahu kot?

Ilirjan Dojce– S’më godite ëëë..? Po kush më bëri kështu mua?! Vërtetë s’ju respektova?!

Polici- Hic fare.., hic fare!

Ilirjan Dojce-Ia mora djalit, t’i dhashë ty. Po ta tregoj tamam muhabetin, sic është…

Polici-Do vish poshtë, ta pimë një kafe bashkë?

Ilirjan Dojce– Ku poshtë…?

Polici-nuk kuptohet.

Dy drejtuesit e emisionit Stop, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj i bënë thirrje SHÇBA-së që të reagojë pas publikimit të këtij rasti. /tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Më mori 20 mijë €”/ Si u liruan 2 nga 6 të arrestuarit për trafik droge në Vlorë, prokurori akuzohet për ryshfet

Publikuar

-

Nga

Në 20 Janar 2021 Policia e Vlorës në kuadër të një operacioni të koduar “Vasjari”, arriti që të sekuestronte një sasi kanabisi prej 103 kilogram. Sipas informacioneve të asaj kohe droga po tentohej që të transportohej nga fshati Dukaj dhe Mamaj Tepelenë drejt Vlorës, ku aty kishte destinacionin përfundimtar për t’u shitur.

Droga ishte fshehur në një godinë të braktisur, në vendin e quajtur Mogila, ku po paketohej dhe po bëhej gati, për të shkuar në Vlorë. 6 persona përfunduan në pranga në kushtet e flagrancës, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Lidhur me këtë operacion emisioni “Stop” në Tv Klan, ka siguruar përgjimin ambiental, që policia e Gjirokastrës u ka bërë 4 personave në momentin, kur ata kanë qenë të arrestuar në paraburgimin e komisariatit të Gjirokastrës.

Nga bisedë del, se grupi kërkon që t’i ngarkojnë një personi të gjitha akuzat që të mos implikoheshin të gjashtë të arrestuarit. Ata dëgjohen teksa flasin me njëri-tjetrin dhe thurin planin se si të shpëtojnë nga akuzat.

Leonidha Kociaj një ndër të moshuarit në këtë grup kishte rolin e ndërmjetësit, pasi kishte bashkuar grupin e shitësve dhe të blerësve. Emisioni “Stop”  u dënua me 7 vite burg, por pasi gjykata i pranoi gjykimin e shkurtuar ai u dënua përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burg.

Nga burime zyrtare emisioni “Stop” ka mësuar, se Leonidha Kociaj kërkoi 2 herë zëvendësimin e masës së arrestit me burg në arrest shtëpie. Dy kërkesat e para u refuzuan, por treta jo, pasi sipas pretendimeve, janë paguar 20 mijë Euro në adresë të prokurorit Emëror Kasaj.

Avokati: Edhe ne ja në gjyq edhe sot.

Dëshmitari: Sot hë, ke ndonjë çështje?

Avokati: Ja mo, Emërori (Emëror Kasaj – Prokuror), babain e këtij çunit, e arrestoi. Ai ka vuajtur vetë hë, ka vuajtur për vete me Emërorin.

Qytetari: Edhe ti ke pas probleme?

Dëshmitari: S’ka mbaruar akoma ai, prit ku e ke!

Qytetari: Po rregullove ndonjë gjë?

Dëshmitari: Më mori 20 mijë Euro e nuk më ktheu lekët mbrapa.

Qytetari: Pse?

LEXO EDHE:  “Super përhapësit e heshtur” të Coronavirusit/ Ja çfarë paralajmërojnë studiuesit

LEXO EDHE:  Kate Price nga fotot nudo në një mama krenare

Dëshmitari: Më mori 20 mijë Euro…



Qytetari: Po mirë tani, e si ia bëre ti me këto lekët, që nuk ti ktheu?

Dëshmitari: Çfarë t’i bëj? E caktuan me arrest shpie.

Qytetari: Vetëm për ato të mori 20 mijë Euro?

Dëshmitari: Mori 20, të linte çështjen në… të pezullonte çështjen.

Qytetari: Po ta pezulloi?

Dëshmitari: Jo, e çoi në gjyq i dha dhe 7 vjet burg.

Dëshmitari: Atë e quajnë Piro Boboli, unë s’kam muhabet, sepse e prisha. muhabetin. Një është Piro Boboli nga Derviçani, avokati nga Derviçani, Piro Boboli.

Qytetari: Edhe ky të bëri ndonjë kështu, gol?

Dëshmitari: Ky ishte korrekt, ky ça i dhamë (Eurot), i dha atje, pastaj pjesën tjetër vajti histori… O vëlla, ai i dha 7 vite burg, tani hyr e zgjidh!

Qytetari: Vjehrrit tënd hë..?

Dëshmitari: 7 vjet burg edhe tashti prapë 7 ditë ka, është në gjyq pasnesër në apel, në shkallë të parë e mori deri në 7 vjet.

Qytetari: Po sa lekë të ktheu ty pastaj?

Dëshmitari: 10 mijë Euro, 10 i mbajti. Ai është kriminel. (Prokurori Emëror Kasaj). Ore vjehrri është shkrirë është 150 kile, ishte në kohën e koronës brenda. Ne ndaj u hutuam, vajtëm morëm borxh. Të tregoj unë dokumentet, vajtëm morëm borxh. Bëra prokurë, vajta mora 2 borxhe, 3 borxhe vajta mora, 30 mijë Euro borxh ta hiqja nga burgu, se ishte korona, sa filloi korona, ja do vdiste atje brenda, ja do bëjmë një zgjidhje.

“Stop” ka mësuar një tjetër fakt lidhur me këtë çështje, pasi prokurori Emëror Kasaj nuk ka apeluar masën e sigurisë për Leonidha Kociaj, i cili arriti që të bindte gjykatës dhe iu caktua masa “arrest në shtëpi”.

Ndërkohë drejtuesi i emisionit, Saimir Kodra, duke iu referuar ndryshimeve të fundit ligjore tha se prokurori është i detyruar që të apeloj masat e sigurisë “arrest në shtëpi”, kur akuza ka kërkuar që në fillim masë më të rëndë shtrënguese. Kodra po ashtu i ka bërë thirrje Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe SPAK-ut që të hetojnë këtë çështje.

Nga ana tjetër në përfundim të gjykimit 2 prej të akuzuarve arritën që të shpëtonin edhe pse kundër tyre kishte prova dhe përgjime ambientale se ishin përfshirë në trafikun e drogës./tvklan

LEXO TE PLOTE