LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata pandemike/ Kosova më në fund merr “frymë”

5 Tetor 2021, 13:32, Kosova & Bota CNA
Situata pandemike/ Kosova më në fund merr “frymë”

Situata pandemike në Kosovë më në fund është qetësuar. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar shifrat për 24 orët e fundit, ku pas testimit të 3,285 mostrave, 38 persona kanë rezultuar me Covid 19, ndërsa janë shënuar dy viktima.

Sipas raportit të saj ditor, në 24 orët e fundit u shëruan 185 pacientë, ndërsa raste aktive mbeten 1,895.

Deri të martën në Kosovë janë dhënë mbi 1.3 milion vaksina kundër koronavirusit.

Mbi 573,000 qytetarë janë të vaksinuar plotësisht.

Aktualisht janë në fuqi masa që kërkojnë dëshmi të vaksinimit ose teste negative kundër koronavirusit për të hyrë në objektet e gastronomisë dhe në institucionet publike dhe private të Kosovës që kanë punë me palë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga