Connect with Us

Sigurohen mbi 5 milion doza vaksine/ Manastirliu tregon hapin e radhës

Shëndeti

Sigurohen mbi 5 milion doza vaksine/ Manastirliu tregon hapin e radhës

Publikuar

-

cna lajme shendetesi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë mbledhjes së Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka deklaruar se qeveria shqiptare do të rrisë edhe më tej diponibilitetin e vaksinave, duke e siguruar 5 milion doza vaksine deri në 2022.

Jemi krenar për vaksinimin pasi kur ne kemi nisur vaksinimin një pjesë e vendeve në Ballkan, nuk kishin akoma asnjë vaksinë. Në vitin 2022 do paguajm 30 milion dollarë për të vazhduar marrjen e vaksinave. Jemi një vend me përqindje të lartë në rajon që kemi vaksinuar qytetar me 2 doza.

LEXO EDHE:  A do shtyhet sërish hapja e transportit publik?/ Manastirliu: Do e vlerësojmë

Detyra e qeverisë shqiptare është që të sigurojë vaksinat që dhe ne të arrijmë planin dhe qeveria shqiptare e ka bërë dhe do vijojë ta bëjë. Tani kemi siguruar mbi 2 milion doza vaksine, deri në fund të vitit arrijmë 3 milion doza dhe deri vitin e ardhshëm janë 5 milion doza vakisne të siguruara.

Pra ne jo vetëm kemi siguruar 4.4 milion doza për popullatën target, por deri vitin e ardhshëm do sigurojmë mbi 5 milion vaksina, për të vijuar edhe me skenarët e tjerë”, është shprehur Manastirliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Kosta Rika, shteti i parë në botë që bën të detyrueshme vaksinën për fëmijët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Fëmijët në Kosta Rika do të vaksinohen me një dozë të veçantë të vaksinës Pfizer. Vendi i Amerikës Qendrore, Kosta Rika, është vendi i parë në botë që ka bërë të  detyrueshëm vaksinën kundër Covid-it për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç.

“Për të mbrojtur interesat e djemve, vajzave dhe adoleshentëve Komisioni Kombëtar për Vaksinimet dhe Epidemiologjinë ka vendosur që imunizimi kundër Covid-19 do të jetë i detyrueshëm për të gjithë fëmijët”, njoftoi të premten ministria e shëndetësisë e Kosta Rikës.

Ministria e përfshiu vaksinimin kundër Covid në listën e të detyrueshme për popullatën në mars të këtij viti dhe tashmë këtë dispozitë e ka shtrirë edhe tek fëmijët.

Siç shpjegon Tico Times lokale, në Kosta Rika, të gjitha vaksinimet kundër sëmundjeve infektive të përfshira në një listë të veçantë nga Ministria e Shëndetësisë janë të detyrueshme me ligj.

Në Kosta Rika, 5 milionë njerëz, 55% e popullsisë është plotësisht e vaksinuar kundër Covid dhe 70% e banorëve të vendit të moshës 12 vjeç e lart kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

LEXO EDHE:  Manastirliu jep lajmin e mirë/ Realizohet ndërhyrja e vështirë në maternitetin e Dibrës

LEXO EDHE:  A do shtyhet sërish hapja e transportit publik?/ Manastirliu: Do e vlerësojmë



Vaksinimet për fëmijët e Kosta Rikës janë planifikuar të fillojnë në muajin Mars të 2022. Vendi ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë amerikane Pfizer për furnizimin e 3.5 milionë dozave, nga të cilat një milion e gjysmë do të jenë doza speciale për fëmijë.

Këtë javë, vaksina amerikano-gjermane Pfizer / BioNTech për fëmijët nën 11 vjeç u miratua zyrtarisht në Shtetet e Bashkuara.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka testuar 91% të vaksinave për të parandaluar Covidin tek fëmijët dhe adoleshentët dhe nuk kanë efekte anësore serioze.

Është jashtëzakonisht e rrallë që fëmijët të sëmuren rëndë me Covid, por mjekët presin që vaksinimi i tyre të ndihmojë në frenimin e përhapjes së koronavirusit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Miratimi i pilulës anti Covid/ A bën të panevojshme vaksinën dalja e këtyre medikamenteve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga Erion Dasho

Lajmi se dy kompani serioze, Merck dhe Pfizer janë në prag të marrjes së miratimit për dy trajtime efektive kundër COVID-it është lajmi më i mirë në këto dy vjet pandemi.

Sidomos trajtimi që ka zbuluar kompania Pfizer ka një shkallë suksesi gati 90% dhe bazohet në një kategori të njohur medikamentesh, të cilës i njihen shumë mirë parametrat e efektivitetit, sigurisë, efektet anësore, etj.

Një medikament në formë tablete që e ul rrezikun e humbjes së jetës në nivelet e një epidemie të zakonshme gripi, praktikisht e kthen COVID-in në një problem sezonal, të ngjashëm me gjithë virozat e tjera.

A do të thotë se dalja e këtyre medikamenteve e bën vaksinën të panevojshme?

Së pari, duhet risjellë në vëmendje se vaksinat janë elementë parandalimi dhe parandalimi është gjithmonë i preferuar në raport me trajtimin. Por, në sajë të këtij trajtimi presioni personal dhe shoqëror për t’u vaksinuar do të jetë shumë më i ulët.

Së dyti, këto medikamente nuk do të vijnë në raftet e farmacive sot. Sikundër ndodhi me vaksinën, do të kalojnë disa muaj para se ato të disponohen në farmaci. Përsëri në mënyrë të ngjashme me vaksinën, vendet e pasura dhe të fuqishme kanë prenotuar sasitë e para. Vetëm SHBA-të kanë nënshkruar tashmë kontrata disa miliardë dollarëshe me Pfizer për kurën që besohet se do të kushtojë 700 dollarë për pacient.

LEXO EDHE:  Manastirliu jep lajmin/ Ja sa qytetarë janë vaksinuar deri tani

LEXO EDHE:  Manastirliu jep detaje/ Këto janë qytetet ku do shtrihet vaksinimi



***

Sezoni i virozave të këtij viti do të jetë me sa duket i fundit sezon virozash që do të ketë nevojë për një fushatë vaksinimi masiv kundër COVID-it.

Anti-Vax-ët, no-Vax-ët dhe konspiracionistët të mos kenë më hallin e dozës së katërt, të pestë apo të gjashtë. Pasi të kalojë ky sezon, vetëm personave në risk do t’u rekomandohet vaksina (sikundër ndodh edhe për vaksinën e gripit).

Por në këtë moment, gabimi më i madh do të ishte rënia e fluksit të vaksinimit me argumentin se tashmë ekzistojnë mjekime kundër COVID-it.

Kjo sigurisht do të pasohej me disa qindra vdekje të parandalueshme gjatë sezonit të virozave që sapo ka nisur…

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Pse riinfektohemi/ Ja çfarë duhet të dimë për efektivitetin e vaksinës dhe kohëgjatjen e imunitetit

Publikuar

-

Nga

Numri i njerëzve që megjithë vaksinimin po infektohen me Covid-19 po rritet. A do të thotë infektimi i personave të vaksinuar, se vaksina nuk ka më efekt? Një verifikim faktesh nga DW.

Infektime në qendrën e kujdesit për të moshuarit: 15 të infektuar, dy të vdekur: Janë tituj të tillë në media që e rrisin pasigurinë dhe frikën mes njerëzve në lidhje me vaksinën. Vaksina pra nuk është aq e efektshme sa mendohej?

Si humbje e mbrojtjes nga vaksina konsiderohen rastet e infektimeve tek njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar dhe megjithatë sëmuren e tregojnë simptomat e Covid-19. Sipas Institutit Robert Koch, në Gjermani nga 1 shkurti i këtij viti janë regjistruar 117.763 të humbjes së mbrojtjes, megjithë vaksinimin (regjistrimi deri në 28.10.2021), rastet, kur personat e infektuar megjithë vaksinimin nuk kanë pasur simptoma nuk janë regjistruar.

Jo. Pretendimi që përhapet shpejt në rrjetet sociale, se vaksina nuk vepron është i gabuar. E drejtë është të thuhet, se deri më tani asnjë nga vaksinat nuk ofron mbrojtje 100%. Sipas studimit të autoritetit shëndetësor amerikan, CDC mbrojtja prej vaksinës varion nga 85%-95%. Në Gjermani efektiviteti i vaksinës sipas llogaritjeve të RKI për moshën 18-59 vjeç në 9 muajt e fundit ka qenë në 83%. Për moshën mbi 60 vjeç ky efekt mbrojtës është deri 81%.

Në katër javët e fundit mbrojtja nga infektimi është ulur. Sipas RKI efektiviteti i vaksinës për moshën 18-59 vjeç ka rënë në 75%, për moshën mbi 60 vjeç bë 73%. Një nga arsyet për këtë varianti më ngjitës i virusit, Delta.

Por efektiviteti i vaksinës varet edhe nga faktori kohë.

“Nuk ka ende persona, që janë të vaksinuar prej më shumë se 1 viti. Prandaj nuk mund të themi me saktësi, se sa zgjat mbrojtja prej vaksinës”, thotë Christine Falk, presidente e Shoqatës Gjermane të Imunologjisë, DGfI në bisedë me Deutsche Wellen. Megjithatë e dimë, se pas 6 -9 muaj niveli i antitrupave bie. “Kjo nuk do të më shqetësonte, nëse nuk do të kishim variantin Delta të virusit Corona që është më ngjitës se të tjerët”, thotë Falk.

Imunologja që punon në Institutin për Imunologjinë Transplantive të Fakultetit të Lartë të Mjekësisë në Hanover thekson, se “nëse mbrojtja imutare me antitrupa kundër proteinës Spike të virusit nuk është më si “një 1″, atëherë virusi mund ta depërtojë këtë vijë mbrojtëse dhe të hyjë në qeliza, në hapësirën e fytit dhe hundës e të shkaktojë infektimin”.

Megjithatë, edhe nëse mbrojtja nga infektimi zbehet me kalimin e kohës mbetet mbrojtja nga sëmundja  në formë të rëndë.

Sipas studimit të CDC-së, të vaksinuarit “janë 8 herë më pak të rrezikuar të infektohen dhe 25 herë më pak të rrezikuar të trajtohen në spital apo të vdesin.”

Edhe raporti i fundit i RKI-së e konfirmon këtë. Vetëm 0,55% e 117.763 rasteve të infektimeve tek të vaksinuarit duhet të trajtoheshin intensivisht në spital. Mbrojtja nga trajtimi intensiv prek 94%, 92% për moshën mbi 60 vjeç.

Rritje e infektimeve megjithë vaksinimin?



Po. Sipas RKI në javët nga 24.09.-24.10. janë regjistruar 40.467 infektime të moshës nga 18-59 vjeç megjithë vaksinimin. Rastet e infektimeve me simptoma janë rritur kështu në 10,9%, në krahasim me të gjithë periudhën që kur ka filluar vaksinimi. Nëse shikohen javë e fundit atëherë kjo rritje është më e lartë, 37,5%. Pjesa e pacientëve në pavionët e intensivit është rritur 3,2% që nga fillimi i vitit. dhe 12% në katër javët e fundit. Edhe tek mosha mbi 60 vjeç vërehet rritje e rasteve. Në katër javët e regjistruara (24.09-24.10)madje rritja e infektimeve megjithë vaksinimin është rritur në këtë grupmoshë në 58,95.Edhe rastet e pacientëve mbi 60 vjeç që trajtohen në intensiv janë rritur në 33,4%.

LEXO EDHE:  Koronavirusi mban në ankth botën/ SHBA premton 1 miliard USD për vaksinën   

LEXO EDHE:  Shtohet lista e kompanive që u kërkojnë punonjësve të vaksinohen

Sipas RKI ky zhvillim, pra mosveprimi sa duhet i vaksinës pritej, sepse gjithnjë e më shumë njerëz janë vaksinuar dhe virusi SARS-CoV-2 po përhapet sërish. Me këtë edhe probabiliteti i rënies në kontakt me virusin”, thuhet në raportin javor.

Janë të pavaksinuarit përgjegjës për infektimet megjithë vaksinimin?

Jo. Por qëndrimi i tyre ka ndikim të madh në zhvillimin e pandemisë dhe rëndimin e sistemeve shëndetësore.”Ata që shkojnë në spital, sipas raportit javor të RKI, akualisht janë gati të gjithë të pavaksinuarit mbi moshën 60 vjeç.” “Edhe ata pak të vaksinuar që duhet të shkojnë në spital janë kryesisht nga mosha mbi 60 vjeç.” Nëse rriten rastet e infektimeve këto muaj gjasat më të mëdha janë që të infektohen të pavaksinuarit. Sipas Falk edhe të vaksinuarit mund të infektohen, “sepse qarkullon më shumë virus në popullsi”.

Mbrojtja nga vaksina nuk është tek të gjithë njësoj, sepse për rënien e efektit të vaksinës ka disa arsye. Faktorë të rëndësishëm janë mosha, sëmundjet e mëparshme, intervali mes vaksinimeve dhe vetë vaksinës. Veçanërisht tek të moshuarit, personat me sëmundje kanceri apo transplantime bie efekti i vaksinës krahasuar me të tjerët. STIKO, Komisioni i Përhershëm për Vaksinat i Gjermanisë ka rekomanduar për këtë arsye që të rifreskojnë vaksinimin personat mbi 70 vjeç.

Edhe për personelin në spitale apo qendrat  kujdesit për të moshuarit ka rekomandim për vaksinim të tretë.

Edhe intervali kohor mes dozës së parë dhe të dytë ka efekt të kohëzgjatjen e mbrojtjes prej vaksinës. Në Izrael psh. ku shumica e popullsisë u vaksinua me bioNTech/Pfizer ka asur 21 ditë mes dy vaksinave. Imunologja Falk shpjegon se “efekti i memorjes” tek BioNTech üas 42 ditësh është më i mirë se pas 21 ditësh. “Vaksina e dytë është e rëndësishme për të krijuar memorjen imunologjike. Funksioni i mbrojtjes krijohet mbi këtë memorje.”

Distanca më e madhe kohore mes dy vaksinave është më e mirë për mbrojtjen, “pra tek BioNTech 6 javë më mirë se 3 javë distancë kohore mes dy dozave dhe 12 javë distancë kohore tek AstraZeneca.”

Falk e sheh tanimë me sy kritik vaksinën Johnson&Johnson për të cilën mjafton vetëm një dozë. “Studimet që mundësuan lejimin e vaksinës u bënë të gjitha me variantin e parë të vaksinës. Por pastaj erdhi Alpha dhe më vonë Delta si variante. Prandaj jo të gjithë antitrupat që u krijuan mund të verifikojnë aq mirë sa duhet edhe Deltën.” /DW

LEXO TE PLOTE