LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkarkimi i Ardi Veliut/ Bledi Mane “shuplakë” Çuçit

5 Tetor 2021, 13:20, Aktualitet CNA
Shkarkimi i Ardi Veliut/ Bledi Mane “shuplakë”

Gazetari Bledi Mane ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar në media rreth mesditës së sotme, ku thuhet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, është shkarkuar nga detyra.

Në një postim në rrjetet sociale, Bledi Mane shkruan se Veliu është shkarkuar nga detyra, ndërsa kandidati i mundshëm për ta zëvëndësuar është Gledis Nano.

Por, gjithashtu ai i ka dhënë një ?shuplakë? ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, pasi ky i fundit gjatë një raportimi në Komisionin e Sigurisë, i pyetur nëse është shkarkuar Veliu, është përgjigjur ?Do e merrni vesh në kohën e duhur, kur ti mbarojë kandili?.

Gazetari Mane e ka cilësuar si fyese dhe cinike deklaratën e ministrit Çuçi.

?I pyetur sot në Komsionin Parlamentar të Sigurisë rreth shkarkimit të Dretjorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, minsitri i brendshëm Bledar Çuçi dha një përgjigje tejet cinike dhe fyese:

-Do u njoftojmë kur ti mbarojë vaji i kandilit!

Ndërkohë që nga momenti në moment pritet shuarja e kandilit me dorëheqjen e kryepolicit Veliu, kandidati më i mundshëm dhe më i besueshëm në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Shqiptare është Gledis Nano, një oficer karriere dhe specialisti më i mirë i antiterrorit, beniamin i ndërkombëtarëve edhe në luftën kundër krimit të organizuar.?-shkruan Bledi Mane./CNA.al

Çuçi merr vesh live shkarkimin e Veliut

Lajmet e fundit nga