LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

'Rama i la 100 ditë kohë'/ Mentor Kikia nxjerr prapaskenat: A u shkarkua apo jo Ardi Veliu?

5 Tetor 2021, 15:12, Aktualitet CNA
'Rama i la 100 ditë kohë'/ Mentor Kikia nxjerr

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar në media rreth mesditës së sotme, ku thuhet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, është shkarkuar nga detyra.

I ftuar në Fax Neës, Kikia thotë se fakti që asnjë institucion publik nuk e mohon këtë lajm, besueshmëria të çon drejt mendimit se ai është shkarkuar.

Sipas Kikisë, edhe vetë Ardi Veliu e dinte se do ta mbyllte këtu karrierën, pasi afati prej 100 ditësh dhënë nga Rama ishte pikërisht për të dhe jo për përmirësimin e punës së policisë.

?Jemi në kushtet kur një lajm i tillë nuk është përgenjeshtruar nga asnjë institucion publik, dhe nuk është mohuar, duke na çuar drejt besueshmërisë se Ardi Veliu nuk është më drejtor. Nuk ishte diçka e papritur, madje ishte vendim i paralajmëruar që kur Kryeministri prodhoi atë afatin kohor prej 100 ditësh. Më shumë sesa për përmirësimin e punës së policisë, mendoj se ishte më shumë një afat për Ardi Veliu, i cili edhe ai vetë ishte koshient se do e mbyllte këtu karrieren, duke qenë një nga më jetëgjatët në këtë pozicion?, deklaroi Kikia.

Lajmet e fundit nga