Connect with Us

Qytetarët tregojnë si përjetuan orët pa Facebook, Instagram dhe Whatsapp

Sociale

Qytetarët tregojnë si përjetuan orët pa Facebook, Instagram dhe Whatsapp

Publikuar

-

Sikur u errësua jeta, jemi mësuar është bërë pjesë e jetës. Në mungesë të komunikimit, ua thamë, na mungoi diçka si oksigjeni”.

Mosfunksionimi i rrjeteve sociale, Facebook, Instagram dhe Whatsapp për më shumë se gjashtë orë, mbajti pezull qytetarët të cilët nuk e heqin për asnjë çast celularin nga duart.

“Për adoleshentët është pak më e vështirë, se aty ne shikojmë jetën, që ku po shkon, çfarë po bën, kush je”, tha një i ri.

“Unë nuk jetoj këtu dhe flas me rrjetet sociale dhe dje më penguan jashtë mase. Rrjetet sociale janë gjithçka sot edhe më ndikuan shumë”, u shpreh një zonjë.

“Pata më shumë kohë që të kaloj me familjen”, tha një e re.

“Mendoj që po vjen një kohë që nuk duhet ti përdorim më, më duken thjesht fasadë”, u shpreh një e re.

LEXO EDHE:  Instagram do të bllokojë automatikisht “DM-të abuzive”/ Si funksionon dhe ku shkojnë ato?

Psikologia Arjana Muça na tregon se shkëputje të tilla të komunikimit u përjetuan me ankth.

“Ka një ndikim psikologjik tek individi, dje u tregua ankthi që u përjetua në grupmosha të caktuara. Telefoni ka qenë gjatë gjithë kohës në vëzhgim, për të parë nëse ky kontakt do rifillonte apo jo, kjo e tregon më së miri sesa të varur jemi ne nga rrjetet sociale”, u shpreh Arjana Muça.

Psikologia na këshillon që në momente të caktuara të ditës, të shkëputemi nga celulari duke e mbajtur atë larg vetes, pasi varësia nga rrjeteve sociale ka zbehur komunikimin së më sy me njerëzit.

Rrjeti social më i përdorur në Shqipëri është Facebook me 1.2 milionë përdorues, pasuar nga Instagrami me 1 milion përdorues. Në rang global 4.48 miliardë njerëz përdorin rrjetet sociale./euronews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Unaza e Madhe/ Si do të devijojë trafiku në Tiranë nga dita e sotme

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton se më sajë të vazhdimësisë së punimeve në Unazën Lindore, duke filluar që nga data 13.11.2021 është i nevojshëm bllokimi i kalimit nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës për një afat prej 14 ditësh.

Trafiku që vjen në këtë drejtim do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”.

Gjithashtu, trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit, si në Planin e Menaxhimit të Trafikut. Janë marrë masat për kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet, si dhe për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme për mospengimin dhe mbarëvajtjen e qarkullimit.



LEXO EDHE:  Modelja më provokuese e momentit/ Fotot më fantastike të Devin Brugman

LEXO EDHE:  Qytetarët e ‘relaksuar’, spitalet e mbushura plot

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ulet numri i lindjeve në vend/ Gjirokastra, qarku ku nataliteti njeh më shumë rënie

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2021 është 7.404, duke shënuar një rënie me 7,5 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2020.

Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2021 rezulton 6.037, duke shënuar një rënie prej 8,9 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2020.

Shtesa natyrore e popullsisë (diferenca midis lindjeve dhe vdekjeve) në tremujorin e tretë 2021, është pozitive me 1.367.

Në tremujorin e tretë 2021 gjashtë qarqe të vendit shënuan shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në gjashtë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.

Në tremujorin e tretë 2021 vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.085 numrin e vdekjeve, ndërsa ai më i vogël regjistrohet në qarkun e Vlorës, ku vdekjet tejkalojnë me 152 numrin e lindjeve.

Lindjet

Në tremujorin e tretë 2021 vetëm një qark i vendit ka shënuar rritje të numrit të lindjeve, ndërsa në njëmbëdhjetë të tjerat numri i lindjeve është ulur, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në tremujorin e tretë 2021 numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 2.521 lindje, ndërsa ai më i vogël në qarkun e Gjirokastrës, me 114 lindje.

LEXO EDHE:  Instagram do të bllokojë automatikisht “DM-të abuzive”/ Si funksionon dhe ku shkojnë ato?

LEXO EDHE:  Modelja më provokuese e momentit/ Fotot më fantastike të Devin Brugman



Rritjen e vetme në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të tretë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Kukësit me 2,2 %.

Uljen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të tretë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Gjirokastrës me – 24,0 %.

Vdekjet

Në tremujorin e tretë 2021 nëntë qarqe të vendit kanë shënuar ulje, ndërsa tre qarqet e tjera kanë shënuar rritje të numrit të vdekjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në tremujorin e tretë 2021 numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 108 vdekje, ndërsa ai më i madh në qarkun e Tiranës, me 1.436 vdekje.

Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të tretë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Dibrës me – 30,6 %.

Rritjen më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të tretë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Vlorës me 15,5 %.

LEXO TE PLOTE

Sociale

E shtuna e kthjellët dhe me diell/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Orët e para të ditës do të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimet e pakta të vranësirave, ku më të fokusuara do të jenë në Veriperëndim të territorit.

Por në orët vijuese vranësirat do të shtohen gradualisht në të gjithë vendin tonë, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara.

LEXO EDHE:  Qytetarët e ‘relaksuar’, spitalet e mbushura plot

LEXO EDHE:  Një “zjarr” i vërtetë/ Fotot e modeles që do t’iu lënë pa mend



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, POR do të vijojnë të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C.

Era do të fryejë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE