Connect with Us

Prokuroria merr nën hetim gazetarin Artan Hoxha/ Sekuestron pamjet e publikuara

Kronika

Prokuroria merr nën hetim gazetarin Artan Hoxha/ Sekuestron pamjet e publikuara

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetari Artan Hoxha ka njoftuar paraditen e sotme se ai vetë dhe televizoni ku punon, janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Elbasanit.

Gazetari sqaroi se vendimi i Prokurorisë për gazetarin dhe televizonin ku ai punon lidhet me vrasjen e Everest Cakës në 11 maj 2021.

Nga studio e Abc news, Hoxha tha se edhe pamjet ku ai ka treguar disa detaje dhe një foto të autorit të dyshuar të vrasjes së Everest Cakës po në Elbasan, janë sekuestruar.

“Jemi nën hetim për zbulim të akteve të dhënave sekrete. Kane ardhur në televizionin tonë dhe kane sekuestruar pamjet. A janë zbuluar autorët e asaj ngjarje? Jo”,- është shprehur ndër të tjera gazetari Artan Hoxha.

LEXO EDHE:  9 ditë pas vrasjes së Klodian Rashës/ Gazetari ngre dyshime: Hematomat në trupin e vikimës duan përgjigje

Gjithashtu ai shtoi se “Në momentin që publikon pamje të autorit, në fakt ai del nga qarkullimi. Vrasësit me pagesë këtë punë e kanë biznes. Vrasin për para. Kur u publikohet imazhi, dalin nga qarkullimi. Nëse nuk publikohet imazhi, janë ende vrasës potencial.

Gazetari dhe televizioni Abc News akuzohen për nxjerrje të sekretit hetimor, sipas asaj që pohoi vetë Hoxha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Makina përplas këmbësorin në Pogradec/ 54 vjeçari në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec.

Mësohet se një automjet ka përplasur një 54 vjeçar, këmbësor. I aksidentuari ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërkaq, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Pogradec/Informacion paraprak



Më datë 04.11.2021, rreth orës 17:15, në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec, shtetasi B. M., duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”, ka përplasur shtetasin A. D., rreth 54 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE:  Publikohet fotoja e Ramës me Ardian Çapjan/ Artan Hoxha zbulon lidhjen

LEXO EDHE:  Përplasja Top Channel-Nadir Çausholli/ Nga akuzat, kallëzimet penale tek "dashuria në kohën e kolerës"

Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentohet të rrëmbehet një person në Vlorë/ Krimi godet sërish

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Policia e Vlorës ka njoftuar se dy shtetas, 34 dhe 31 vjeç kanë tentuar të marrin forcërisht në makinë një tjetër shtetas.



“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim shtetasit S. S., 34 vjeç dhe S. J., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Armen, Vlorë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për motive të dobëta kanë tentuar të marrin në makinë forcërisht shtetasin A. S. Vijon puna për kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Xhaxhai i burrit i përdhunoi vajzën/ Nëna e 16-vjeçares rrëfen tmerrin: Filloi që 12 vjeç

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nëna e vajzës 16-vjeçare që është dhunuar seksualisht sistematikisht nga xhaxhai të atit në Gjirokastër ka treguar për mediat ngjarjen. Siç tregon edhe nëna e vajzës në gjendje të rënduar psikologjike, vajza prej katër ditësh nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se aktualisht ndodhet në spital.

Sipas abcneës, e mitura ka folur me psikologen se xhaxhai i të atit K.H e ka dhunuar seksualisht qëkur ajo ishte 12 vjeç. Familjarët e saj, sipas asaj që thonë, nuk kanë qenë në dijeni gjatë këtyre viteve dhe nuk kanë pasur dyshime tek vizitat e shpeshta të 53-vjeçarit.

“Vajza, erdhi dje tek psikologu dhe i tha që ka që 12 vjeçe e deri sot që ai kryen marrëdhënie me vajzën. Unë nuk dija gjë fare. Ma tregoi vetë vajza. Për herë të parë e kishte te shtëpia e tij. Është xhaxhai i burrit. Është i martuar, por i ka vdekur gruaja. Ka një djalë. Nuk e di si e kishte bindur për herë të parë vajzën se ajo qe e vogël. Vajza tha vetëm dje. Mua s’më shkonte mendja se e kisha xhaxhain e burrit, thashë se do të na përkrahte. Vinte ai për kafe, dhe ne nuk ramë në pre të këtij muhabeti. Ka kryer vazhdimisht marrëdhënie me vajzën. Tani shyqyr Zotit është mirë. Vajza do më kishte vdekur, e katërta ditë sot, do ta kisha mbuluar do ta kisha qarë vetë. Denoncimin e bëri kunati im. Unë jam të më zërë kjo mbi të dhe të vdes fare. Nuk e dua jetën fare.”



LEXO EDHE:  Publikohet fotoja e Ramës me Ardian Çapjan/ Artan Hoxha zbulon lidhjen

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i Metës për policët/ Ironizon Artan Hoxha: Kujdes patriot, je shumë i ri në moshë

Denoncimin e rastit në polici e ka bërë xhaxhai i vajzës ndërsa 53-vjeçari është vënë në pranga. Ai nuk ka pranuar që ta ketë kryer aktin. Gjendja shëndetësore e vajzës e cila është me aftësi të kufizuara, sipas asaj që tregon nëna, sot është më e mirë por tashmë i druhet opinionit.

53 vjeçari marrëdhënie seksuale me një të mitur/ Vajza përfundon në spital

LEXO TE PLOTE