LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk kam festuar një herë ditëlindjen”/ Juli i Përputhen: Babai më ka dhunuar

5 Tetor 2021, 17:12, Lifestyle CNA
“Nuk kam festuar një herë ditëlindjen”/ Juli i

Djali 20 vjeçar, Julian Çela, në Përputhen ka rrëfyer të kaluarën e tij në takimin me Mikelën.

Juli ka treguar se që në moshën 5 vjeçare ka vuajtur nga dhuna në familje.

Konkurrenti rrëfen se babai e rrihte dhe nuk ka patur një fëmijëri si gjithë të tjerët.

?Kam përjetuar bullizëm të madh si në familje ashtu edhe jashtë. Më shumë bullizëm, qëkur isha i vogël babai më ka dhunuar. Nuk kam pasur fëmijëri si të tjerët dhe nuk e kam shijuar. Ka ndodhur që 5 vjeç dhe ka ndodhur për rreth 10 vitesh. Edhe nëna ime ka qenë e dhunuar.

Nëna ime është mbështetja ime më e madhe. Nuk kam kontakte nuk flas. Rëndësi ka që unë jam mirë tani. Nuk më pëlqen të flas për të shkuarën time? ka treguar Juli.

Ndërkohë në një përballje me Argjendin rreth kësaj teme, ai është shprehur se: ?Nuk e kam festuar një herë ditëlindjen time.  Kam bërë 20 vjeç dhe nuk kam festuar një herë ditëlindjen.?/ CNA.al

Lajmet e fundit nga