LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Një person i tretë doli nga dhoma”/ Anila Hoxha zbardh detajet e forta nga vrasja e çiftit në Tiranë

5 Tetor 2021, 13:55, Kronika CNA
"Një person i tretë doli nga dhoma”/ Anila Hoxha zbardh

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e çiftit në Tiranë, ku mbeti e vrarë 31-vjeçarja Jawsackie Jaboah nga i dashuri i saj Klinton Pira, i cili më pas u hodh nga pallati 8 katësh, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja investigative Anila Hoxha, dyshohet se ka qenë edhe një person i tretë, që ka hyrë në dhomë, kur çifti po konfliktohej.

Sipas informacioneve, Klintoni e priti të dashurën e tij në Rinas dhe bashkë shkuan në një hyrje me qira ditore në Tiranë.

Mili kishte rezervuar dhomën me qira ditore ?online?. Personi i agjencisë i ka pritur pas pallatit. Sipas tij, çifti ka qenë i shoqëruar nga persona të tjera, një grua në moshë të madhe, që thotë se ka qenë e ëma e Klintonit dhe një djalë tjetër, rreth të tridhjetave.

Kur janë takuar me dëshmitarët, janë ndarë nga familjarët dhe kanë shkuar drejt hotelit. Janë akomoduar në një hyrje në kat të shtatë të pallatit. Ai ka rrëfyer në gjykatë se të dy personat ?ishin të sjellshëm, të komunikueshëm dhe të qetë. Për sa kohë kam qenë me ta, ai thotë se nuk ka parë asnjë shenjë nervozizmi dhe më pas është larguar.

Ndërkohë një parukiere ka dëshmuar se ka parë një vajzë ?të huaj, të bukur, me flokët me rrica, që shoqërohej nga dy meshkuj të bardhë dhe po trajtoheshin nga rruga ?Muhamet Gjollesha?, në krahun tjetër të vendit u ndodhi ngjarja?.

Gjithashtu nëna e së ndjerës tregoi për ?Shqipëria live? se vajza e saj dhe Klintoni shkonin shumë mirë me njëri-tjetri dhe u trondit nga lajmi. Ajo foli vetëm për një debat në ?Facebook? dhe se Mili ishte nisur gjithë qejf drejt Shqipërisë për të takuar partnerin dhe familjen e tij.

Arsyen se përse e kthyen historinë e dashurisë në një krim makabër mbetet akoma e paqartë./CNA.al

Lajmet e fundit nga