Connect with Us

Nga Skënder Brataj/ Historia e mRNA fillon nga Ballkani 30 vite më parë!

Aktualitet

Nga Skënder Brataj/ Historia e mRNA fillon nga Ballkani 30 vite më parë!

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Ideja e mRNA e refuzuar 30 vite më parë, sot është bërë teknologjia kryesore në garën për vaksinën anti Covid-19.

Ekzistojnë shumë vaksina eksperimentale në studime klinike të fazës së fundit në nivel global, por ato të testuara nga Pfizer BioNTech dhe Moderna janë ato që mbështeten në mRNA(messenger ribonucleic acid).

Studiuesit e kuptuan rolin e saj si një recet për triliona qeliza të trupit, por përpjekjet e tyre për të arritur rezultatet kanë qenë të ngadalshme.

Mendimi i tyre ishte se duke bërë modifikime të sakta në mRNA sintetike dhe duke e injektuar atë tek njerëzit, çdo qelizë në trup mund të shndërrohej në një fabrikë medikamentesh sipas kërkesës.

Por realizimi i premtimit shkencor në një realitet mjekësor, ishte më i vështirë se sa mendohej. Ndërsa relativisht i shpejtë dhe i lehtë për t’u prodhuar, në krahasim me prodhimin tradicional të vaksinave, asnjë vaksinë ose medikament mRNA nuk ka pasur miratim deri më sot.

ËSHTË NJË HISTORI QË FILLOI TRE DEKADA MË PARË, NGA NJË SHKENCËTARE PAK E NJOHUR HUNGAREZE, E CILA REFUZOI TË HIQTE DORË NGA KËRKIMI SHKENCOR!

Përpara se mRNA të ishte një ide shumë miliardë dollarëshe, ishte një periudhë ngadalësimi shkencor. Për shkencëtaren me origjinë hungareze pas një zbulimi të mARN, ishte një rrugë pa kthim edhe pse pa mbështetje. Katalin Karikó kaloi vitet 1990 duke kërkuar ndihma për studimet shkencore! Puna e saj, në një përpjekje për të shfrytëzuar fuqinë e mARN, për të luftuar sëmundjet, ishte e mbështetur thjesht nga subvencione qeveritare, financime nga biznese dhe madje edhe mbështetje ekonomike nga kolegët e saj.

Në botën natyrore fiziologjike, trupi mbështetet në miliona proteina të vogla për ta mbajtur veten gjallë dhe të shëndetshëm, ai përdor mRNA për të treguar qelizave se cilat proteina të prodhojnë. Nëse mund të krijoni mRNA tuaj, në teori mund të devijosh procesin dhe të krijosh çdo proteinë që dëshiron, antitrupat për tu vaksinuar kundër infeksionit, enzimat për të ndryshuar një sëmundje të rrallë, ose për të riparuar indet e dëmtuara të zemrës.

Në 1990, studiuesit nga Universiteti i Wisconsin dhe Kariko arritën ta bëjnë atë të funksionojë tek minjtë.

Katalin Karikó donte të shkonte më tej!

Problemin ajo e dinte, ishte se mRNA sintetike ishte e ndjeshme ndaj mbrojtjes natyrore të organizmit, që do të thoshte, se do të shkatërrohej para se të arrinte qelizat e synuara. Më keq akoma, kaosi biologjik që shkaktohej mund të nxiste një përgjigje imune dhe ta bënte terapinë një rrezik për shëndetin e disa pacientëve. Ishte një pengesë e madhe, por Karikó ishte e bindur se mund ta kapërcente problemin. Pak ishin ata që ndanin të njëjtin besim me të në atë periudhë.

Çdo natë kam punuar, çdo ditë kam kërkuar, më jepni grante, grante, grante, kujton Karikó, duke iu referuar përpjekjeve të saj për të marrë fonde. Ajo merte gjithmonë përgjigjen, jo, jo, jo.

Në 1995, pas gjashtë vitesh në fakultetin e Universitetit të Pensilvanisë, Karikó u ul në detyrë.

Ajo ishte kandidatja e katedrës, por pa financime për të mbështetur punën e saj të mRNA, shefat e saj nuk panë asnjë arsye për të këmbëngulur në dhënien e katedrës. Ajo ishte kthyer përsëri në shkallët e ulëta të akademisë shkencore. Zakonisht, në atë pikë njerëzit thonë, lamtumirë dhe largohen sepse është kaq e tmerrshme, tha Karikó.

Nuk ka kohë për pesimizëm, por viti 1995 ishte jashtëzakonisht i vështirë. Karikó kishte zbuluar frikën e kancerit që kishte gjetur në trupin e saj dhe bllokimi i burrit në Hungari për të zgjidhur problemin e vizës për të hyrë në SHBA. Tani puna për të cilën kishte kaluar orë, ditë, muaj dhe vite të panumërta po i rrëshqiste nga duart. Mendova të shkoja diku tjetër, ose të bëja diçka tjetër, tha Karikó. Unë gjithashtu mendova se ndoshta nuk jam mjaft e mirë, jo aq e zgjuar sa duhet. U përpoqa të imagjinoja ndryshe, por thashë se gjithçka është këtu, më duhet të bëj eksperimente më të mira. Me kalimin e kohës, ato eksperimente të mira u bashkuan me një rezultat pozitiv. Pas një dekade sprovash dhe gabimesh, Karikó dhe bashkëpunëtori i saj prej një kohe të gjatë në Penn – Drew Weissman, një imunolog me një diplomë mjekësore dhe një Ph.D. të Universitetit të Bostonit, zbuloi një mundësi për thembrën e Akilit të mRNA.

Pengesa, siç theksuan refuzimet imunitare të shumta të Karikó më parë, ishte se injektimi i mRNA sintetike në përgjithësi çonte në atë përgjigje imunitare të bezdisshme, ku trupi ndjente hyrjen e një të huaji dhe shkonte ta luftonte atë. Zgjidhja që zbuluan Karikó dhe Weissman, ishte ekuivalenti biologjik i zëvendësimit të përmbajtësit.

Çdo fije e mRNA përbëhet nga katër elemente molekulare të quajtura nukleozide. Por në formën e tij, një nga ato elemente strukturimi, njihej si një deformim dhe hidhte gjithçka, duke sinjalizuar sistemin imunitar. Kështu Karikó dhe Weissman thjesht e zëvendësuan atë me një version të modifikuar, duke krijuar një mRNA hibride që mund të futej në qeliza pa sinjalizuar përgjigjen imunitare.

Ishte një zbulim kyç, do të thoshte Norbert Pardi, asistent profesor i mjekësisë në Penn dhe një bashkëpunëtor i tyre. Karikó dhe Weissman kuptuan se nëse përfshinin nukleozide të modifikuara

LEXO EDHE:  Vaksinimi i fëmijëve/ Alimehmeti: Të imunizohen ata me sëmundje bashkëshoqëruese

në mRNA, mund të vrisnin dy zogj me një gur.

Ky zbulim, i përshkruar në një seri artikujsh shkencorë fillon në vitin 2005, por në fillim kaloi pa u vënë re tha Weissman, por ofroi zgjidhje për studiuesit e mRNA që kishin ruajtur besimin gjatë viteve të një teknologjie të ulët të atyre viteve. Dhe ishte arma fillestare për sprintin e vaksinës që do të vinte.

Ndërsa studimet e Karikó dhe Weissman kaluan pa u vënë re nga disa studiues, ata tërhoqën vëmendjen e dy shkencëtarëve kryesorë, të cilët më vonë do të ndihmonin në themelimin e Modernës dhe partenerin e ardhshëm të Pfizer BioNTech.

Derrick Rossi, me origjinë nga Toronto, ishte një postdoktoraturë 39-vjeçar në biologjinë e qelizave staminale në Universitetin Stanford, në 2005 kur lexoi artikullin e parë. Jo vetëm që e ka njohur atë si shkencor dhe inovativ, por tani ai thotë se Karikó dhe Weissman meritojnë Çmimin Nobel në Kimi.

Nëse dikush më pyet se kë do të votoj një ditë, do ta vendosja të parën, tha ai. Ky zbulim kryesor do të ketë të bëjë me medikamentet që do të ndihmojnë botën.

Por Rossi nuk kishte në mendje vaksinën kur vendosi të bazohej në zbulimet e tyre në vitin 2007 si një asistent profesor i ri në Harvard Medical School, ku drejton laboratorin e tij.

Kërkohej nëse mRNA e modifikuar mund të ishte çelsi për të pasur diçka tjetër që studiuesit kërkonin me dëshpërim, një burim të ri të qelizave staminale embrionale.

Në një vepër të alkimisë biologjike, qelizat staminale embrionale mund të shndërrohen në çdo lloj qelize të trupit. Kjo do tu jepte atyre potencialin për të trajtuar një seri sëmundjesh duke filluar, nga sëmundja e Parkinsonit deri te dëmtimet e palcës kurrizore e të tjera. Por përdorimi i atyre qelizave për kërkime shkencore ka krijuar një seri problemesh etike, sepse ato meren nga embrionet.

Rossi mendoi se mund të shmangte polemikat. Ai do të përdorte molekula të modifikuara për të riprogramuar qelizat adulte në mënyrë që të vepronin si qeliza staminale embrionale.

Ai i kërkoi një bursisti postdoktoratur në laboratorin e tij të eksploronte këtë ide. Në vitin 2009, pas më shumë se një viti pune, bursisti postdoktoratur thirri dr.Rossin që të afrohej te mikroskopi! Rossi pa përmes objektivit diçka të jashtëzakonshme, një fushë mikroscopike plot me të njëjtat qeliza që ai kishte shpresuar të krijonte.

Rossi i entuziazmuar informoi kolegun e tij Timothy Springer, një tjetër profesor i Harvard Medical School dhe biznesmen në bioteknologji. Duke njohur potencialin tregtar, Springer kontaktoi Robert Langer, inventor dhe profesor i inxhinierisë biomjekësore në Massachusetts Institute of Technology.

Një pasdite në maj 2010, Rossi dhe Springer vizituan Langer në laboratorin e tij në Kembrixh. Ajo që ndodhi gjatë takimit dy orësh dhe në ditët që pasuan u bë legjendë dhe një grindje për egon e këtij zbulimi. Langer është një figurë e shquar në bioteknologji dhe një ekspert në teknologjitë e soministrimit të medikamenteve.

Të paktën 400 kompani farmaceutike dhe pajisje mjekësore kanë licencuar patentat e tij. Muret e zyrës së tij mbajnë më shumë se 250 vlerësime të tij, përfshirë Charles Stark Draper Prize, i konsideruar si ekuivalenti i Çmimit Nobel për Inxhinierët. Ndërsa dëgjonte Dr.Rossin të përshkruante përdorimin e mRNA së modifikuar Langer kuptoi, se profesori i ri kishte zbuluar diçka shumë më të madhe, një mënyrë të re për të prodhuar qeliza staminale.

Hyrja e mRNA në qeliza në mënyrë disi të fshehur për të prodhuar proteina kishte një numër marramendës aplikimesh mendoi Langer dhe madje, mund të shpëtonte miliona jetë. Unë mendoj se ju mund të bëni shumë më mirë se kaq, kujton Langer drejtuar Rossit, duke iu referuar qelizave staminale. Unë mendoj se ju mund të krijoni medikamente të reja, vaksina të reja, gjithçka! Langer mezi e përmbajti eksitimin kur u kthye në shtëpi te gruaja të cilës do ti thoshte:

Kjo do të jetë kompania më e suksesshme në histori kujton ai, edhe pse asnjë kompani nuk ekzistonte ende në atë moment! Tre ditë më vonë Rossi bëri një prezantim tjetër, në krye të Flagship Ventures. E themeluar dhe drejtuar nga Noubar Afeyan, një biznesmen i fuqishëm, me bazë në Kembrixh. Afeyan kishte të njëjtin reagim entuziast si Langer, duke thënë në një artikull të vitit 2015 në Nature, se inovacioni i Rossit ishte menjëherë intrigues.

Brenda disa muajsh, Rossi, Langer, Afeyan dhe një studiues tjetër mjekësor në Harvard themeluan firmën Moderna, një fjalë e re që kombinoi modifikimin e mRNA. Springer ishte investitori i parë që angazhoi shuma parash tha Rossi. Në një njoftim për shtyp nga Moderna në 2012, Afeyan tha se kompania është në garë me kompanitë e para bioteknologjike të 30 viteve më parë, duke shtuar një kategori krejt të re të barnave në arsenalin farmaceutik. Katalin Karikó sot është zv/presidente e BioNTech e cila mbikëqyr punën e saj të mRNA në zyrën e saj në Rydal, Penn!/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Shqipëri-Kosovë/ Lëvizje e lirë për qytetarët përgjatë brezit kufitar

Publikuar

-

Nga

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovë, ku u takua me homologun Xhelal Sveçla.

Në takimin mes tyre u diskutua për çështje të interesit të përbashkët të të dy vendeve tona, kryesisht për ato që lidhen me lëvizjen e njerëzve përmes pikave kufitare, lejet unike të qëndrimit dhe luftën kundër krimit të organizuar.

S’do të ketë me radhë pritje nëpër sportele për shqiptarët andej e këtej kufirit, që duan të pajisen me leje qëndrimi. Aplikim online dhe një leje qëndrimi unike. Po kështu do të ketë qarkullim të lirë për banorët përgjatë brezit kufitar të dy shteteve. Me rëndësi është gjithashtu edhe hapja e një pike të re kufitare në Shishtavec, për t’iu ardhur në ndihmë fluksit të shtuar të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave mes Shqipërisë e Kosovës”, tha Çuçi.

LEXO EDHE:  Covid-19 i merr jetën mjekut nga Kavaja

LEXO EDHE:  Miratimi i “Johnson & Johnson”/ A do ketë së shpejti më shumë vaksina?



Të dy ministrat rikonfirmuan vullnetin e përbashkët për të thelluar më tej bashkëpunimin policor mes dy vendeve, në mënyrë që të jemi në një front kur është fjala për luftën kundër krimit të organizuar.

Duke u ndalur tek inovacioni dhe teknologjia në fushën e sigurisë, ministri Çuçi e njohu homologun kosovar me ambicien e Shqipërisë për të bërë një kapërcim të madh në këtë drejtim duke filluar që prej vitit të ardhshëm ku gati gjysma e buxhetit për investime do të shkojë për teknologjinë dhe pajisjet moderne që i duhen strukturave të policisë.

Avantazhet që sjellin këto sisteme të reja teknologjike do të shfrytëzohen edhe në pikat e kalimit kufitar të vendeve tona, për të përpunuar më shpejt lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave”, u shpreh Çuçi.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tragjike/ Pritet me xham duke luajtur, humb jetën 3-vjeçari në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Vlorë.

Mësohet se një fëmijë 3 vjeç ka humbur jetën pasi ka prerë një venë në qafë me një gotë të thyer xhami.



Fëmija ishte me nënën në shtëpi në momentin që ka ndodhur ngjarja tragjike.

Pavarësisht se është nisur menjëherë drejt spitalit, nuk ka arritur të shpëtojë për shkak të gjakderdhjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha dështon sërish/ Berisha e mund në përballjen live

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i PD Lulzim Basha sërish ka tentuar të tërheqë vëmendje dhe të dalë livë në të njëjtën kohë me ish kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit, i cili ka nisur Foltoren në çdo qytet të vendit takohet me demokratët në orën 17:00, e ndërsa Basha një herë tenton të dalë live në Kuvend me Ramën e një herë me intervista televizive, por gjithmonë ka dështuar.

Basha sa herë futet live, ndjekësit janë gjithmonë e më të pakët. Nëse në fillim kishte një interes të vakët për auto-intervistat e tij apo replikat qesharake në Kuvend, numri i ndjekësve po ulet vazhdimisht.

LEXO EDHE:  A duhet ta bëjnë fëmijët vaksinën kundër Covid-19?

LEXO EDHE:  Rama tregon ç'do të ndodhë me ata që kanë bërë marrë dozën e parë të vaksinës



Në fillim Foltorja kishte mbi 6 herë më shumë ndjekës online se Lulzim Basha. Kurse sot, Basha është katandisur në atë pikë, sa online e ndjekin rreth 30 herë më pak njerëz se Foltoren e Librazhdit.

Nga një vëzhgim që është bërë gjatë kohë që kanë qenë live, Bashën e ndjekin vetëm 154 veta, ndërsa Berishën plot 31 mijë persona./CNA.al

LEXO TE PLOTE