Connect with Us

Nën arrest për korrupsion/ Ish-zyrtarja e Ministrisë së Brendshme në “luftë” me drejtësinë

Kronika

Nën arrest për korrupsion/ Ish-zyrtarja e Ministrisë së Brendshme në “luftë” me drejtësinë

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Edlira Naqellarit për t’i rikthyer telefonin.

Ish-drejtoresha e Agjencisë për Blerjet e Përqëndruara në Ministrinë e Brendshme Naqellari ndodhet në arrest me burg për shkelje të barazisë në tendera.

Ajo së bashku me 9 zyrtarë të tjerë të Ministrisë Brendshme akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre në lidhje me tenderin prej 28 miliard lekë për Uniformat e policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Tentohet të rrëmbehet një person në Vlorë/ Krimi godet sërish

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Policia e Vlorës ka njoftuar se dy shtetas, 34 dhe 31 vjeç kanë tentuar të marrin forcërisht në makinë një tjetër shtetas.



“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim shtetasit S. S., 34 vjeç dhe S. J., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Armen, Vlorë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për motive të dobëta kanë tentuar të marrin në makinë forcërisht shtetasin A. S. Vijon puna për kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Xhaxhai i burrit i përdhunoi vajzën/ Nëna e 16-vjeçares rrëfen tmerrin: Filloi që 12 vjeç

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nëna e vajzës 16-vjeçare që është dhunuar seksualisht sistematikisht nga xhaxhai të atit në Gjirokastër ka treguar për mediat ngjarjen. Siç tregon edhe nëna e vajzës në gjendje të rënduar psikologjike, vajza prej katër ditësh nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se aktualisht ndodhet në spital.

Sipas abcneës, e mitura ka folur me psikologen se xhaxhai i të atit K.H e ka dhunuar seksualisht qëkur ajo ishte 12 vjeç. Familjarët e saj, sipas asaj që thonë, nuk kanë qenë në dijeni gjatë këtyre viteve dhe nuk kanë pasur dyshime tek vizitat e shpeshta të 53-vjeçarit.

“Vajza, erdhi dje tek psikologu dhe i tha që ka që 12 vjeçe e deri sot që ai kryen marrëdhënie me vajzën. Unë nuk dija gjë fare. Ma tregoi vetë vajza. Për herë të parë e kishte te shtëpia e tij. Është xhaxhai i burrit. Është i martuar, por i ka vdekur gruaja. Ka një djalë. Nuk e di si e kishte bindur për herë të parë vajzën se ajo qe e vogël. Vajza tha vetëm dje. Mua s’më shkonte mendja se e kisha xhaxhain e burrit, thashë se do të na përkrahte. Vinte ai për kafe, dhe ne nuk ramë në pre të këtij muhabeti. Ka kryer vazhdimisht marrëdhënie me vajzën. Tani shyqyr Zotit është mirë. Vajza do më kishte vdekur, e katërta ditë sot, do ta kisha mbuluar do ta kisha qarë vetë. Denoncimin e bëri kunati im. Unë jam të më zërë kjo mbi të dhe të vdes fare. Nuk e dua jetën fare.”



LEXO EDHE:  Tiranë/ Tentuan të korruptojnë policin, arrestohen

LEXO EDHE:  Brazil/Qindra mijë njerëz në rrugë kundër presidentes

Denoncimin e rastit në polici e ka bërë xhaxhai i vajzës ndërsa 53-vjeçari është vënë në pranga. Ai nuk ka pranuar që ta ketë kryer aktin. Gjendja shëndetësore e vajzës e cila është me aftësi të kufizuara, sipas asaj që tregon nëna, sot është më e mirë por tashmë i druhet opinionit.

53 vjeçari marrëdhënie seksuale me një të mitur/ Vajza përfundon në spital

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia e Tiranës arreston 19 persona/ Për çfarë akuzohen

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme kronike

Policia e Tiranës, ka arrestuar 19 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, ndërkohë dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. N, 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B, 28 vjeç, pasi ka dëmtuar me dashje mjetet në pronësi të shtetasve A. Ç dhe A. H.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. G, 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. K, 59 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, sepse në rrugën “Edit Durham”, për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin F. F, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë ndalimi i shtetasit N. Z, 34 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me mungesë me 5muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”.



Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. D, 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

LEXO EDHE:  Arrestohen dy zyrtarë të bashkisë Kamëz

LEXO EDHE:  Arrestohen dy zyrtarë të bashkisë Kamëz

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: K. D, 59 vjeç, A. B, 46 vjeç, A. D, 18 vjeç, F. T, 49 vjeç, A. B, 52 vjeç, V. H, 29 vjeç, R. H, 61 vjeç, G. A, 21 vjeç, B. Q, 41 vjeç dhe I. L, 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

R. Ç, 18 vjeç, Xh. T, 24 vjeçe dhe J. B, 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi.

Më datë 03.11.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit Y. G, 45 vjeç, pasi në rrugën “Qemal Stafa”, ka zbritur nga mjeti i tij dhe për arsyje të bllokimit të rrugës është konfliktuar me shtetasit A. V dhe V. Xh, të cilët ndodheshin në fugonin e tyre tip “Benz”, që shërben për tranpsortin e nxënësve të shkollës, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e tij.

Më datë 02.11.2021, shtetasi A. M,(i cili punon shërbim taxi) kallëzon se gjatë kryerjes së detyrës së tij, është goditur me sende të forta nga një person i paidentifikuar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë te rrethanave të ngjarjes.

Më datë 02.11.2021, në Paskuqan, Kamëz, aksidentalisht ka rënë zjarr në servisin e automjeteve në pronësi të shtetasit E. B, dhe për pasojë janë djegur 2 mjete./CNA.al

LEXO TE PLOTE