LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Misteri i avionit në Vermosh/ Gazetari hedh dyshimet e forta

5 Tetor 2021, 10:03, Politikë CNA
Misteri i avionit në Vermosh/ Gazetari hedh dyshimet e forta

Gazetari Simon Shkreli ka zbardhur sot detaje nga rrëzimi i avionit paraditen e djeshme në Vermosh në kufi me Malin e Zi.

Ai tha se të parët që e kanë konstatuar ngjarjen kanë qenë barinjtë e zonës së Malësisë së Madhe.

Në një lidhje direkte në ?ABC?, gazetari Simon Shkreli tha se sipas të dëshmitarëve okular një makinë fuoristradë është afruar në zonë dhe për disa minuta një ngarkesë është transportuar nga avioni për tek makina e bardhë e ngjashme me ato që përdor policia.

Më tej gazetari Simon Shkreli tha se në makinën që erdhi për të ndihmuar pilotin dhe pasagjerin e avionit ishte edhe një vajzë, por nuk dihet roli i saj.

Ka dyshime që piloti dhe pasagjeri të kenë qenë me kombësi boshnjake. Dëshmitarët që i kanë parë kanë raportuar se ata të dy nuk kishin një shqipe të pastër dhe nuk ishin malësorë. Ndërkohë personat që erdhën me makinë kishin një gjuhë standarde të të folurit.

I pyetur nëse ka pasur kontrolle për kultivim të kanabisit në këtë zonë, ai tha se ?Në afërsi të zonës është gjetur një parcelë, ka pasur edhe të shoqëruar.

Pjesa e Kelmendit nuk kanë qënë shumë të përshtatshme për të mbjell kanabis. Por, ndoshta ardhja e varieteteve të reja ka bërë që të kultivohen.

Barinjtë kanë bjeshkët e tyre, por duke u pakësuar barinjtë dhe shfrytëzimi i tyre, ka bërë që kultivuesit e kanabisit ta shfrytëzojnë këtë. Është gjetur një parcelë, por sipas informacioneve që kemi është asgjësuar.

Tamara pjesa e luginës së Cemit shfrytëzohet si transport. Ka të rinj që përdoren si mushka për të transportuar.

Përdoren për të transportuar kanabis nga zona e Shqipërisë drejt Malit të Zi. Është zonë e vështirë për tu kontrolluar nga policia.?-.tha gazetari Simon Shkreli.

Nga ana tjetër gazetari Artan Hoxha tha se ?Mirë avioni po e zëmë se ishte rastësisht. Po fuoristrada çfarë bënte aty?

Avioni ka ardhur aty për tu ngarkuar.  

Është punuar 25 minuta për ta ngarkuar dhe shkarkuar avionin. Makina ishte dhe po e priste aty.

Fuoristrada mund të ketë lëvizur në territorin e Shqipërisë, por edhe mund të ketë kaluar nëpërmjet kufirit të gjelbër?.

Po ashtu ai iu përgjigj edhe ministrit Çuçi në lidhje me deklaratën e këtij të fundit se ?autoritetet italiane nuk kanë kapur gomone me drogë?.

?Ministri tha se nuk kapën gomone, por iu ra avioni.

Gomonet do i shohim tani deri në dhjetor. Tani është koha e korrjes?-tha ndër të tjera Artan Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga