LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Largimi i Veliut/ Klodiana Lala zbardh emrat e kandidatëve për këtë post

5 Tetor 2021, 20:51, Aktualitet CNA
Largimi i Veliut/ Klodiana Lala zbardh emrat e kandidatëve për

Pas largimit të Ardi Veliut nga drejtimi i Policisë së Shtetit, një emër që qarkulloi në media për zëvendësimin e tij ishte ai i Shefit të Antiterrorit Gledis Nano.

E ftuar në ?Opinion?, gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Nano është një profil që gëzon mbështetje edhe nga partnerët ndërkombëtarë, të cilin e sheh si kandidat të mundshëm.

?Sa ai përket emrave të rinj kanë qarkulluar disa prej tyre. Emri i Gledis Nanos Shefi i Antiterrorit, është një njeri me integritet. Fakti që u mbështet nga amerikanët e vuri në pozita të shëndosha me partnerët ndërkombëtarë. Në këtë sens e shoh si kandidat të mundshëm?, u shpreh Lala.

Ndërkohë më tej, gazetarja përmendi edhe emrin e Edmod Rizajit, si një kandidat tjetër për këtë post.

?Ka dhe emra të tjerë, është emri i Edmond Rizait që është gjithashtu një reputacion i jashtëzakonshëm në polici. Refuzoj të jap emra të tjerë sepse këta të dy janë kandidatura të mjaftueshme për të zgjedhur mes tyre dhe për ta bërë policinë të aftë?, u shpreh Lala./ CNA.al

Lajmet e fundit nga