Connect with Us

Drineda nxjerr videon/ Tregon si ish bashkëshorti e kërcënonte dhe e dhunonte

Sociale

Drineda nxjerr videon/ Tregon si ish bashkëshorti e kërcënonte dhe e dhunonte

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Drineda Avdi, vajza që luftoi me Leuceminë, sot ka rrëfyer historinë e saj rrëqethëse.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Drineda ka treguar se është ndarë nga ish bashkëshorti pasi e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht.

E reja, në një moment që ish bashkëshorti e ka dhunuar, e ka filmuar këtë fragment.

Videoja është treguar në emision, duke i tronditur të gjithë./ CNA.al

 

LEXO EDHE:  Çfarë e shkakton aromën e keqe të gojës/ Arsyet dhe këshillat që duhet të dini patjetër

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ftesë në 5 (@tch_ftesene5)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Rriten sërish temperaturat/ Kthesë e befasishme e motit

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Zonat Jugore vijojnë të jenë në dominimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të pakta të vranësirave.

Ndërsa në zonat Veriore dhe Qëndrore vranësirat do të jenë më të dukshme, duke sjell reshje të pakta dhe afat-shkurtra.

Mbrëmja sjell motin e kthjellët dhe vranësirat të lehta në të gjithë territorin.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes DHE në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 26°C.

LEXO EDHE:  Si reagimi ndaj pandemisë, ka përkeqësuar shumë sëmundje të tjera

LEXO EDHE:  I vë thikën në fyt bashkëshortes/ Arrestohet 39-vjeçari

Era do të fryjë e mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim të lartë 4 – 5 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Nataliteti në rënie, popullsia drejt plakjes/ Emigrimi i të rinjve, boshatis Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Popullsia në Shqipëri, po shkon drej moshimit.

Tëe dhënat e INSTAT tregojnë se numri i lindjeve sa vjen dhe është më i ulët dhe emigrimi i të rinjve sa vjen dhe shtohet.

Piramida e popullsisë e hartuar nga INSTAT jep një pamje të qartë të popullsisë, duke treguar se sa njerëz ka në vend, të moshave të ndryshme dhe nëse ka ndonjë ndryshim në numrin e meshkujve dhe femrave.

Nga mënyra se si popullsia është e përbërë tani, piramida duket më shumë si një kullë. Kjo për shkak se numri i të moshuarve është rritur në popullsi.

Në të njëjtën kohë, të rinjtë kanë emigruar dhe numri i lindjeve ka ardhur në ulje.

Disa nga vijat (horizontale) janë veçanërisht të gjata. Kjo për faktin se aktualisht ka më shumë njerëz në grup moshat 20-24, 25–29 dhe 55–59 vjeç. Kjo pasqyron faktin që shumë fëmijë kanë lindur në vitet 1960 dhe në vitet 1990.

Piramida tregon meshkujt dhe femrat veçmas

Grafiku tregon se sa meshkuj dhe femra të grup-moshave të ndryshme ka pasur më 1 janar 2011 dhe 1 janar 2021.

Në ilustrimin e mësipërm janë krahasuar 2011 dhe 2021. Grupi i moshave më të vjetra është në krye – të rinjtë janë në fund.

Grup-moshat shpjegojnë strukturën e popullsisë sipas moshës në një kohë të caktuar, ku:

Ekziston një tendencë e plakjes së popullatës;

Një reduktim i bazës së piramidës është rezultat i rënies së numrit të lindjeve;



Një zmadhim i majës së piramidës është rezultat i rritjes së jetëgjatësisë;

Të rinjtë kanë prirje të emigrojnë dhe kjo zvogëlon përqindjen e të rinjve duke rritur atë të të moshuarve.

Përbërja gjinore tregon se sa meshkuj dhe femra janë në mosha të ndryshme, në një kohë të caktuar, ku për Shqipërinë, shifrat rezultojnë thuajse të barabarta, për si vijon:

Më 1 Janar 2011 më shumë meshkuj se femra jetonin në Shqipëri: 50,1 % ishin meshkuj dhe 49,9 % femra. Më 1 Janar 2021 shifrat ndryshuan: 49,8 % ishin meshkuj dhe 50,2 % femra.

LEXO EDHE:  Si reagimi ndaj pandemisë, ka përkeqësuar shumë sëmundje të tjera

LEXO EDHE:  "Amnesty International": Kriminelët dhe grupet e organizuara dhunuan gazetarin Elvi Fundo

Si duket piramida e popullsisë për një vit të veçantë varet nga:

Sa kanë lindur në vite të ndryshme?

Në 2020 kanë lindur rreth 28,1 mijë foshnja krahasuar me rreth 34,3 mijë në 2011.

Sa gjatë jetojnë njerëzit?

Jetëgjatësia në lindje është rritur nga 2011 në 2020 për të dy gjinitë. Në vitin 2020 jetëgjatësia në lindje u vlerësua në 75,2 vjet për meshkuj dhe 79,6 vjet për femra. Kjo do të thotë se gratë jetojnë rreth 4 vjet më shumë se burrat.

Sa imigrojnë dhe emigrojnë?

Gjatë periudhës 2011-2020 emigruan mesatarisht çdo vit rreth 42 mijë njerëz jashtë vendit, ndërsa rreth 24 mijë njerëz imigruan brenda vendit.

Të porsalindurit

Gratë në Shqipëri po lindin më pak fëmijë sot sesa kohë më parë, duke ngadalësuar kështu shtesën natyrore të popullsisë. Gjatë vitit 2020 kanë lindur 28.075 foshnja, krahasuar me 34.285 në vitin 2011. Kjo tregon një rënie prej 6.210 lindjesh. Lindin pak më shumë djem sesa vajza. Raporti gjinor në lindje është 107, që tregon se për çdo 100 vajza të lindura, lindin 107 djem.

Më shumë gra në moshë të madhe

Duke filluar nga mosha 40 vjeç, zakonisht ka më shumë gra se burra në secilën grup-moshë të popullsisë; kjo për shkak se gratë kanë prirjen të jetojnë më gjatë.

Jetëgjatësia në lindje e ilustron më së miri këtë: siç e përmendëm edhe më parë, ka pasur një rritje nga 2011 në 2020 për të dy gjinitë. Në 2020 jetëgjatësia në lindje u vlerësua në 75,2 vjet për meshkujt dhe 79,6 për femrat. Kjo do të thotë se gratë pritet të jetojnë rreth 4 vjet më shumë se burrat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kthjellime dhe vranësira/ Ja, në cilat zona të vendit do të ketë shi

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Territori Shqiptar do të mbizotërohet nga alternimet e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në zonat Jugore.

Ndërsa pjesërisht në Qendër dhe në Veri të territorit vranësirat herë pas here do të pësojnë zhvillime të përkohëshme, duke sjell në këto zona momente me pika shiu.

LEXO EDHE:  Ja se nga cilat sëmundje rrezikoheni nëse qendroni zgjuar deri vonë

LEXO EDHE:  Mjaftojnë 5 ditë pa gjumë, për të shkaktuar dëme në tru



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbetet kostante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke sjell në det dallgëzim deri në 5 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE