LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Covid 19, situata në 24 orët e fundit/ Ministria e Shëndetësisë, apel qytetarëve

5 Tetor 2021, 07:23, Lifestyle CNA
Covid 19, situata në 24 orët e fundit/ Ministria e

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë te? lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t?u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Janë kryer 3067 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 207 qytetarë, në këto bashki:

119 në Tiranë, 13 në Lushnje, 11 në Durrës, 9 në Fier, 8 në Sarandë, nga 5 raste në Tepelenë, Përmet, Vlorë, 4 në Kamëz, nga 3 raste në Has, Tropojë, Gjirokastër, nga 2 raste në Librazhd, Mallakastër, Kavajë, Vorë, Krujë, Kurbin, nga 1 rast në Kukës, Lezhë, Mirditë, Konispol, Libohovë, Peqin, Gramsh.

Janë 8655 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 185 pacientë, nga të cilët 38 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesë qytetarë: 3 qytetarë nga Tirana të moshave 45-74 vjeç, 1 qytetare nga Elbasani 65 vjeçe, 1 qytetar 71 vjeç nga Durrësi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 498 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 160,628 që nga fillimi i epidemisë./CNA.al

Raste të reja ditore        207

Të shëruar në 24 orë      498

Të shtruar në spitale       185

Humbje jete në 24 orë     5

Testime ditore                 3067

Testime totale              1,216,793

Raste pozitive               172,001

Raste të shëruara           160,628

Raste Aktive                     8655

Humbje jete                     2,718

Tiranë             3847

Durrës             906

Fier                  733

Shkodër          654

Vlorë               543

Elbasan           474

Berat               370

Lezhë              335

Gjirokastër      233

Korçë              203

Kukës              185

Dibër               172

Lajmet e fundit nga