Connect with Us

Bota e parave sekrete/ Çfarë janë parajsat fiskale, dhe a janë ato të ligjshme?

Blog

Bota e parave sekrete/ Çfarë janë parajsat fiskale, dhe a janë ato të ligjshme?

Publikuar

-

/
cna lajme aktualitet

“The Washington Post”

“Pandora Papers”, është një investigim gazetaresk gjigant i bazuar tek më shumë se 11.9 milionë dokumente, që zbulojnë flukset e parave, pasurisë dhe aseteve të tjera të fshehura në sistemin financiar në parajsave fiskale ose siç njihen rëndom kompanive off-shore.
Ne dhe shumë media të tjera nxorëm në pah përfshirjen e liderëve politikë, shqyrtuam rritjen e kësaj industrie brenda Shteteve të Bashkuara, dhe treguam se si fshehtësia mbron asetet nga qeveritë, kreditorët dhe ata që abuzohen ose shfrytëzohen nga të pasurit dhe të fuqishmit. Investigimi në fjalë është drejtuar nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë. Ja cilat janë disa nga pyetje dhe përgjigjet kryesore në lidhje me parajsat fiskale:

Çfarë është një sistem financiar off-shore?

Një sistemi financiar i tillë i ofron çdokujt privatësi, gjë që nga ana tjetër mund të ofrojë një mundësi për të fshehur pasuritë nga autoritetet, kreditorët dhe pretenduesit e tjerë, si dhe nga sytë e publik. Ndërsa shumica e njerëzve janë të detyruar të respektojnë ligjet në vendet ku jetojnë, sistemi off-shore i lejon njerëzit e pasur që të ndjekin rregulloret financiare të një vendi tjetër edhe nëse ata nuk jetojnë atje.
Ata mund të strehojnë atje pasurinë e tyre – jahte, avionë, vepra arti, pallate, para,madje edhe aksione të kompanive – duke paguar ofruesin e shërbimeve financiare për të krijuar kompani dhe aktivitete të tjera në off-shore.
Këto njësi marrin forma të ndryshme, përfshirë trustet, kompanitë mbajtëse (holding) dhe kompanitë guacka, por shumica operojnë në të njëjtën mënyrë të përgjithshme. Shumë shpesh ato janë krijuar në mënyrë të tillë që fshehin emrat e atyre që përfitojnë nga pasuria, burimin e të ardhurave,dhe nganjëherë edhe faktin që ajo ekziston.

Pse quhen financa off-shore?

Sepse vendet që e popullarizuan këtë metodë të fshehjes të pasurisë ishin shpesh në ishuj ose vende bregdetare. Por sot termi “off-shore” nënkupton çdo lloj vendi që nuk është vendi i vendbanimit të klientit. Për shembull 14 ofruesit e shërbimeve financiare në skandalin e “Pandora Papers” veprojnë në vende të tilla si Belize, Ishujt e Virgjër Britanikë, Singapor, Qipro dhe Zvicër, si dhe Dakota e Jugut, Delauer dhe shtete të tjera amerikane.

Pse njerëzit i mbajnë paratë e tyre dhe pasuritë e tjera në parajsat fiskale?

Kompanitë off-shore ofrojnë një mënyrë përmes së cilës njerëzit e pasur mund t’i mbajnë paratë e tyre me një privatësi më të madhe, sesa mund të garantojnë institucionet financiare në vendet e tyre. Kjo privatësi mund t’u ofrojë atyre që duan të fshehin pasuritë e tyre një mënyrë për të mbrojtur pronat e tyre nga taksat, paditë civile, kreditorët dhe hetuesit.
Se përse një person ka krijuar një kompani ose llogari në një parajsë fiskale, shpjegohet rrallë në dosjet e “Pandora Papers”. Edhe në dokumentet e brendshme, disa kompani off-shore nuk i identifikojnë plotësisht mbajtësit e aseteve. Në vend të kësaj ato përdorin inicialet ose “pronari përfitues”, një term që nënkupton personin që ka pasurinë.

Si funksionojnë trustet

Një trust është një marrëveshje që zakonisht përfshin tre palë:Një klient vendos diçka me vlerë në kujdesin e një administruesi të besuar, në dobi të një përfituesi. Ju mund të keni dëgjuar për testamente të tilla të tipit:Një gjysh i pasur mund të krijojë një llogari të një xhaxhai për nipin e tij, duke i dhënë nipit një ndihmë financiare çdo muaj, në vend të një trashëgimie të një shume të caktuar.
Por jo të gjitha këto marrëveshje janë aq të drejtpërdrejta.

LEXO EDHE:  Lodhja nga karantina: Pse disa prej nesh nuk janë më të kujdesshëm ndaj virusit

Shumica janë fleksibël. Çdo palë në mirëbesim mund të jetë një individ, një grup njerëzish, një kompani ose një kombinim midis tyre. Asetet e këtij fondi mund të jenë para, aksione të një kompanie, pasuri të paluajtshme, vepra arti – çdo lloj prone. Çdo trust mund të ketë rregulla të ndryshme se si funksionon.Por ky fleksibilitet mund të krijojë hapësira për abuzim.

Në disa shtete të SHBA-së, avokatët dhe kompanitë tilla, të mbështetura nga ligjvënës që kanë mbështetur ligje miqësore me këtë sektor, kanë krijuar struktura që mund të mbrojnë këto pasuri nga autoritetet tatimore, kreditorët dhe hetuesit.
Trustet mund të ofrojnë një privatësi të padeportueshme. Por investigimi i “Pandora Papers” – i bazuar në miliona dokumente nga firmat financiare në det të hapur -arriti të deportojë, duke zbuluar shumë detaje sesi disa kriminelë, politikanë dhe njerëz të pasur i kanë mbrojtur pasuritë e tyre duke përdorur trustet dhe instrumentet e tjera off-shore.

A është e ligjshme të përdoret sistemi off-shore?

Zakonisht kompanitë off-shore krijohen sipas ligjeve të vendit ku ndodhen. Por disa klientë i kanë përdorur shërbime e tyre në mënyra që nuk janë të ligjshme. Vendet ku ndodhen këto parajsa fiskale kanë ligje që ofrojnë përfitime duke përfshirë fshehtësinë, taksa të ulëta, ose asnjë lloj takse.
Ndërsa personit që përfiton nga një llogari në kompanitë off-shore,mund t’i kërkohet të paguajë taksat në vendlindje, shpesh është e vështirë që autoritetet atje të zbulojnë nëse ekziston një llogari apo ta mësojnë nëse ai ka aktivitet të paligjshëm për shkak të mungesës së bashkëpunimit të autoriteteve të vendeve ku ndodhen këto parajsa fiskale.
“Pandora Papers” përmbajnë referenca të shumta për “raportet e aktivitetit të dyshimtë” dhe kërkesa për informacion në lidhje me llogaritë off-shore nga agjencitë hetimore në të gjithë botën, disa prej të cilave mbetën pa përgjigje për vite me radhë. Ekspertët thonë se nevojitet më shumë mbikëqyrje në këtë sektor.

Pse ka rëndësi nëse njerëzit i fshehin pasuritë e tyre në këto parajsa fiskale?

Sistemi financiar of-shore mund të nxjerrë para nga thesaret e qeverisë, të përkeqësojë pabarazitë e pasurisë, dhe t’i mbrojë ata që akuzohen për shkeljen e ligjit, ndërsa i privon viktimat e tyre nga burimet e mundshme. Shumë studime arrijnë në përfundimin se ultra-të pasurit në botë, zotërojnë pjesën më të madhe, triliona dollarëve të strehuara në këto parajsa fiskale.
Më shumë se 130 njerëz të listës së miliarderëve të revistës “Forbes” dalin në dosjet e “Pandora Papers”. Disa nga këta miliarderë janë përballur me pyetje lidhur me burimet e pasurisë së tyre. Disa janë akuzuar për vjedhje të parave ose burimeve natyrore; të tjerët janë përballur me sanksione ndërkombëtare për lidhjet e tyre me autokratët dhe korrupsionin politik.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Blog

Gara e fortë globale midis Amerikës dhe Kinës për bazat ushtarake

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Markat Hal “Bloomberg”

Ngushtica e Tajvanit është çështja më e kontestuar në rivalitetin ushtarak SHBA-Kinë.

Por ky rivalitet po zhvillohet edhe në vende larg brigjeve të Kinës. Aktualisht është duke u zhvilluar një garë globale për vendosjen e bazave ushtarake, ndërsa Pekini po përpiqet të zgjerojë praninë e tij jashtë shtetit, dhe Uashingtoni po përpiqet që ta bllokojë atë.

Kjo lojë gjeopolitike e “maces me miun” ka të ngjarë të zgjasë për dekada. Dhe kjo tregon paradoksalisht arsyen pse një Amerikë që është shumë e përqendruar në Paqësorin Perëndimor, mund të luftojë për të penguar Pekinin. Përplasja më e fundit mes të dyjave ka ndodhur në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas “The Wall Street Journal”, agjencitë amerikane të inteligjencës, zbuluan se Kina po ndërtonte fshehurazi një instalim ushtarak në portin e Khalifas. Zbulimi shkaktoi paralajmërime të forta se projekti mund të rrezikonte marrëdhëniet midis Emirateve të Bashkuara Arabe me Uashingtonin në fushën e sigurisë,dhe e ndaloi për momentin zbatimin e projektit.

Por Emiratet e Bashkuara Arabe nuk janë i vetmi vend ku po zgjerohet ndikimi ushtarak i Kinës. Në vitin 2019, Kina siguroi fshehurazi përdorimin e bazës detare Ream në Kamboxhia. Ndërkohë në vitin 2017, Pekini krijoi bazën e tij të parë detare jashtë vendit në Xhibuti të Afrikës.

Edhe para këtij momenti, Ushtria Çlirimtare Popullore kishte ndërtuar baza ajrore dhe instalime të tjera në Detin e Kinës Jugore, shpesh në ishuj artificialë, të ndërtuar në kundërshtim me të gjitha normat e ligjit ndërkombëtar.

Po ashtu ekzistojnë një sërë objektesh “me përdorim të dyfishtë” – porte, objekte komunikimi dhe instalime të tjera në dukje civile por më përdorim ushtarak – që ka ndërtuar apo marrë në pronësi Pekini në shumë vende nga Argjentina në Sri Lanka, deri në Ishujt Kiribati.

Kina ka arsye të forta që të kërkojë të ndërtojë një ushtri me një profil më global. Xi Jinping e di shumë mirë se vendi i tij varet jo pak nga importet e energjisë dhe ushqimit, të cilat duhet të kalojnë nëpër ujërat që dominohen nga marina amerikane, si në Gjirin Persik.

Prania ekonomike e Kinës jashtë shtetit, ka krijuar një sërë asetesh, të cilat Pekini duhet që të jetë në gjendje t’i mbrojë. Për gati 2 dekada, strategët kinezë kanë synuar zhvillimin e një marine, e cila mund të rivalizojë për ndikim, dhe të kryejë operacione luftarake vendimtare jo vetëm në Paqësorin Perëndimor, por shumë më gjerë.

Këtu nuk ka asgjë historikisht atipike:kur Amerika u bë një fuqi e madhe, ajo fitoi bazat detare të nevojshme për të zgjeruar ndikimin e vet ushtarak. Kina ka mësuar mirë nga shembulli i SHBA-së. Dhe baza kineze e zbuluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, është kësisoj një shembull i vogël i shumë gjërave që do të vijnë më pas.

LEXO EDHE:  A parapëlqejnë vërtet gratë të martohen me burra të pasur, sesa me ata simpatikë?

LEXO EDHE:  Përplasja me regjimin terrorist/ 6 hapa për të ndihmuar SHBA-në dhe popullin iranian



Vjedhja, korrupsioni dhe joshja përmes tregtisë dhe investimeve, janë mjetet më të mira të Kinës në këtë garë:Pekini i mashtroi zyrtarët amerikanë me lëvizjen e tij në Xhibuti disa vite më parë. Nga ana e saj SHBA-ja ka tani për tani ndikimin, që vjen me të qenit një fuqi globale.

Amerika duket se i ka dominuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi Abu Dhabi kishte shumë për të humbur në rast se nuk kënaqte kërkesat e Uashingtonit. Bashkëpunimi në fushën e inteligjencës, shitja e teknologjisë ushtarake të avancuar, dhe përdorimi i bazës ajrore të Al Dafras nga Amerika, kanë krijuar një rrjet lidhjesh, të cilët mbretëria nuk ka luksin që t’i prishë.

Vetëm SHBA-ja mund të sigurojë lirinë e lundrimit në Gjirin Persik, dhe t’i mbrojë Emiratet e Bashkuara Arabe nga rivalët e saj, përkatësisht nga Irani. Këtu dhe gjetkë, përvoja dhjetëravjeçare e Amerikës në lojën e superfuqive, i jep asaj shumë opsione për t’i luajtur përballë Pekinit.

Por kjo nxjerr në pah një dilemë që sapo është shfaqur. Burimet janë të kufizuara, dhe prania e Amerikës në rajone të tjera përveç Paqësorit, është parë gjithnjë e më shumë si një shpërqendrim nga detyra e frenimit të Kinës.

Megjithatë, konkurrenca e fuqive të mëdha nuk kufizohet vetëm në Paqësor, gjë që do të thotë se ndikimi global e Amerikës, është në fakt një armë kyçe e rivalitetit me Pekinin. Prania ushtarake e Amerikës në Gjirin Persik, konsumon burime që nuk janë të disponueshme në Ngushticën e Tajvanit.

Por ajo gjithashtu çimenton marrëdhëniet që Uashingtonit do t’i nevojiten për të bllokuar lojërat e Pekinit, dhe i jep mundësi Amerikës të bllokojë furnizimet energjetik të Kinës kineze në rastin e një lufte. Po kështu, angazhimi i SHBA-së ndaj Evropës, është ai që i

jep mundësi diplomatëve amerikanë të argumentojnë se NATO duhet ta kthejë më shumë vëmendjen e saj drejt Kinës.

Ndërsa po përshkallëzohet konkurrenca me Kinën, SHBA-ja do të joshet të bëjë më pak në rajone të tjera, në mënyrë që të mund të bëjë më shumë në rajonin e Paqësorit Perëndimor. Megjithatë, siç e tregon beteja bazë, një Amerikë më pak e përkushtuar ndaj Lindjes së Mesme ose Evropës, mund të jetë gjithashtu më pak e aftë për t’iu kundërvënë zgjerimit global të fuqisë kineze.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://www.bloomberg.com/opinion/articles/2021-11-30/america-and-china-are-in-a-global-fight-over-military-bases?srnd=opinion

LEXO TE PLOTE

Blog

Ç’duhet të bëjë Angela Merkel, tani që është tërhequr nga politika?

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

“The Economist”

Angela Merkel deklaroi dikur se do donte të largohej nga politika përpara se të bëhej një “gërmadhë politike”. Më 8 dhjetor kancelarja 67vjeçare gjermane do të përmbushë premtimin e saj, duke u larguar pas 16 vjetësh për t’i hapur rrugë një koalicioni të drejtuar nga Olaf Sholc.

Por përtej faktit se tashmë do të flejë më shumë gjumë në mëngjes, zonja Merkel na ka ofruar pak të dhëna se çfarë mund të bëjë më pas. Çfarë frymëzimi mund të marrë ajo nga udhëheqës të tjerë që kanë dalë në pension?

Kancelarja duket se e ka mbyllur me politikën. Pra ajo nuk duket se do të joshet nga pasja e një detyre të re në Bruksel, një “azil” për ish-kryeministrat e Beneluksit, apo t’i bashkohet radhës së politikanëve të famshëm që marrin postin e të dërguarit special të OKB-së.

Nga ana tjetër ajo nuk kërkon që të ketë asnjë lloj ndikimi në hije mbi politikën e brendshme gjermane, siç kanë bërë apo bëjnë disa ish-kryeministra italianë. Zonja Merkel ka lënë të kuptohet se ka dëshirë të zhvillojë një tur të gjatë vizitash turistike në Afrikë, edhe pse ndoshta jo në stilin e ish-presidentit amerikan Tedi Ruzvelt, që në vitin 1910 vuri në kokë një helmetë dhe qëlloi apo kapi mijëra kafshë, përfshirë luanët, elefantët dhe hienat.

Ruzvelt ishte gjithashtu presidenti i parë amerikan, në shërbim ose jo, që udhëtoi me avion. Ndoshta multi-miliarderi Elon Musk, që aktualisht po has vështirësi në ndërtimin e një fabrike të madhe të kompanisë së tij Tesla pranë Berlinit, mund të joshet t’i ofrojë zonjës Merkel një shëtitje të shpejtë në një kapsulë SpaceX?

Visente Foks, ish-president i Meksikës dhe Xhon Behner, ish-kryetar i Kongresit Amerikan, e kanë ri-shpikur veten si biznesmenë në fushën e kultivimit të marijuanës. Plani i Sholc për të legalizuar kanabisin në Gjermani, mund t’i ofrojë paraardhëses së tij një mundësi të ngjashme.

Merkel mund të mos ketë ndjekur me shumë energji këtë kauzë gjatë 4 mandateve të saj, por ajo është shumë fleksibël në aspektin ideologjik. Dhe nuk ka dyshime se kancelarja mund të gjejë një vend pjellor në Uckermark për të kultivuar lloje të ndryshme të kësaj bime.

Por dalja në pension mund ta dëmtojë reputacionin e një politikani. Paraardhësi i zonjës Merkel, Gerhard Shrëder, kaloi nga kancelaria në të qenit anëtar bordi në kompanitë ruse të energjisë, dhe që atëherë ka bashkëpunuar ngushtësisht dhe i ka shërbyer interesave të Vladimir Putinit.

Dy nga katër presidentët francezë me të cilët ka bashkëpunuar zonja Merkel, si dhe disa kryeministra janë dënuar për korrupsion. Një numër i madh ish-presidentësh të Koresë së Jugut kanë përfunduar në burg; madje njëri prej tyre vrau veten për të shmangur ndjekjen penale.

LEXO EDHE:  A po bashkohet më në fund Evropa?

LEXO EDHE:  Ja cilët janë kriminelët më të pasur të të gjitha kohërave

Botuesit do të futen në garë se kush do të botojë kujtimet e zonjës Merkel. Por ajo duhet t’i kundërshtojë ofertat e tyre. Politikanët janë rrallëherë kronistë të mirë të karrierës së tyre. Dejvid Kameron, u tërhoq nga politika pas kaosit që shkaktoi Brexit për të shkruar një libër shumë të dobët.



Juniçiro Koizumi, ish-kryeministër i Japonisë, ofron një shembull më të mirë. Duke u bazuar në skenarin e një shkrimtari profesionist, ai krijoi personazhin e Ultraman King në serinë “Mega Monster Battle:Ultra Galaxy”, një film i animuar.

Një kancelar modest, mund të kërkojë një pension modest. Pasi humbi në zgjedhjet e vitit 2018, Mariano Rahoj, një aleat i zonjës Merkel gjatë 7 viteve të tij si kryeministër i Spanjës, u rikthye në vendin e punës si regjistrues i tokës në komunën e tij,post që e kishte lënë 3 dekada më parë (kolegët e tij në Santa Pola kishin rritur t’ia mbanin vendin hapur). Megjithatë puna si shofer autobusi, si rasti i Fred Teven, një ish-Ministër i Drejtësisë në Holandë, apo ajo e mbledhjes së mbeturinave, si Ana-Sofi Her

manson, dikur kryetare e bashkisë së Goteborgut në Suedi, mund të jetë një hap shumë i largët.

Ndonëse zonja Merkel i ka shijuar vitet e saj studentore në Lajpcig, ajo nuk ka gjasa që të shihet duke ecur nëpër rrugët e saj duke shpërndarë pica, siç po ndodh me Sajed Sadat, që deri në vitin 2018 ishte Ministër i Telekomunikacionit në Afganistan.

Bota akademike mund të jetë ende shumë tërheqëse për zonjës Merkel (i cila që prej viti 1986mban një doktoraturë në kiminë kuantike), edhe sepse bashkëshortit të saj, gjithashtunjë kimist, i ka mbetur dhe 1 vit në kontratën e tij kërkimore me Universitetin Humbold në Berlin.

Kancelarja ka deklaruar se 19 universitetet në mbarë botën që i kanë dhënë diploma nderi, do të dëgjojnë më shumë prej saj. Nëse dëshiron të zhytet sërish në kërkime shkencore, ajo mund të ndjekë modelin e Vigdis Finbogadotir, ish-presidente e Islandës, që ashtu si zonja Merkel, shërbeu për 16 vjet në detyrë, dhe e kaloi pensionin e saj 25-vjeçar duke u kënaqur me pasionet e saj mbi teatrin dhe gjuhësinë.

Por nëse do zonja Merkel mund të pasurohet. Por nuk është aspak e qartë nëse ajo do e bëjë këtë gjë. E sigurt është se ajo do t’i shmanget aktiviteteve fitimprurëse të konsulencës apo posteve drejtuese që tundojnë shumë ish-udhëheqës të tjerë.

Pensioni i saj mujor prej 15.000 eurosh, do të mbulojë lehtësisht faturën e ushqimeve.  Merkel ka një histori të përzier si kancelare, por largimi i saj nga pushteti ka qenë deri më tani shembulli i modestisë dhe i vetëpërmbajtjes. Duke hedhur një vështrim anembanë globit, ajo do të gjejë plot shembuj për të shmangur. Ndoshta liderët e tjerë duhet të marrin mësime prej saj.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://www.economist.com/leaders/2021/12/04/what-should-angela-merkel-do-in-retirement

LEXO TE PLOTE

Blog

Si shiten në internet certifikatat e vaksinimit kundër Covid-19

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Certifikatat e vaksinimit ndaj Covid-19 po shiten ilegalisht në Darkweb. Në këtë përfundim ka arritur një grup ekspertësh të sigurisë kibernetike, të cilët kanë investiguar mënyrën se si shitësit ofrojnë certifikata të falsifikuara vaksinash në internet.

Madje, studiuesit kanë verifikuar certifikatat e falsifikuara nëpërmjet përdorimit të aplikacioneve kombëtare të vaksinave anti-Covid. Kjo ngre mundësinë që falsifikuesit të kenë akses në programet që përdorin sistemet e kujdesit shëndetësor për të garantuar vërtetësinë e certifikatave të vaksinave në Evropë dhe gjetkë në botë.

Certifikatat dixhitale të vaksinave duhet të jenë të vështira për t’u falsifikuar. Të paktën në teori. Për shembull, vendet brenda Bashkimit Evropian lëshojnë certifikata të garantuara nga një proces i certifikimit dixhital.

Ai funksionon duke kriptuar informacionin nëpërmjet një “çelësi” privat, tek i cili ka akses vetëm autoriteti shëndetësor i një vendi. Më pas ky informacion kodohet në një kod QR që mund të skanohet nga aplikacionet kombëtare për Covid-19.

Në këtë proces, informacioni deshifrohet duke përdorur një çelës publik që është i disponueshëm për çdo organizatë që dëshiron të kontrollojë certifikatat. Kështu kontrollohet edhe autenticiteti i certifikatës. Me kushtin që “çelësi” privat të jetë realisht sekret, këto certifikata duhet të jenë gati të pamundura për t’u falsifikuar.

Kërkimet në rrjetin e errët

Dimitrios Georgulias dhe kolegët e tij nga Grupi i Sigurisë Kibernetike në Universitetin e Aalborg në Danimarkë, thonë se certifikatat e falsifikuara mund të gjenden fare lehtë në Darkweb, pjesa e internetit e fshehur nga motorët tradicionalë të kërkimit, dhe e aksesueshme vetëm me shfletues (browser) të veçantë.

Madje ekipi ka verifikuar se certifikatat ishin të vlefshme. Georgulias dhe kolegët përdorën motorët e kërkimit Darkweb, forumet dhe pikat e prezantimit në këtë rrjet për të zbuluar 17 tregje dhe 10 shitës në internet, të cilët pretendonin se shisnin certifikata të vlefshme të vaksinimit – si versione fizike ashtu edhe dixhitale – për vende që variojnënga SHBA-ja dhe Britania, por edhe në shumë vende të Bashkimi Evropian.

“Në këtë rrjet është e mundur të blihen certifikata false të vaksinimit, të lëshuara në shumicën e vendeve të botës”- thonë studiuesit. Ata investiguan disa nga këto pika, duke gjetur një shitës që u tregoi një mënyrë të sofistikuar se si krijohen certifikatat e vaksinave,dhe që ofronte për shitje certifikata në dukje të vlefshme, por që në fakt ishin të falsifikuara.

Shumë faqe në këtë rrjet përmbanin imazhe të certifikatave të falsifikuara, përfshirë kodet QR, të cilat i lejuan studiuesit që t’i verifikonin ato. Disa nga certifikatat shiteshin me ID false. Ashtu si me pjesën më të madhe të produkteve që tregtohen në Darkweb, certifikatat duhet të paguhen me kriptovaluta të tilla si Bitcoin, gjë që i lejon shitësit të ruajnë një nivel anonimiteti.

LEXO EDHE:  Tragjedia shekspiriane e familjes Bajden

LEXO EDHE:  A po bashkohet më në fund Evropa?



“Çmimi ndryshon shumë midis listimeve të ndryshme, me certifikatën më të lirë që fillon nga 39 dollarë, dhe me çmimin më të lartë që arrin në thuajse 2.800 dollarë, dhe që përfshinte një certifikatë fizike dhe dixhitale, të regjistruar në Britaninë e Madhe”- thonë Georgulias dhe kolegët e tij.

Ekspertët pranojnë se disa shitës treguan shenja të qarta se ishin mashtrues, pasi nuk kishin asnjë produkt për të shitur. Megjithatë, të tjerët ofrojnë sisteme të sofistikuara pagesash, siç janë ato që quhen “escrow accounts”. Në këtë rast, blerësi ia paguan tarifën një ndërmjetësi, i cili ia lëshon atë shitësit vetëm pasi blerësi të ketë marrë mallin.

Certifikatat e vjedhura

Një qasje tjetër është ofrimi i certifikatave të vjedhura. Në këto raste, kodet QR përmbajnë identitetin e njerëzve realë, të cilët ekipi u përpoq që t’i gjente. Në një rast, ekipi kontaktoi individin e përfshirë. “Pasi shpjegoi kontekstin e zbulimit tonë, pronari na informoi se e kishte ekspozuar publikisht certifikatën e tij për arsye profesionale”- raportojnë ata.

Po ashtu ekipi raportoi për një shitës shumë të sofistikuar. “Nga i gjithë tregu i certifikatave të vaksinimit, na ra në sy një rast të veçantë”- thonë Georgulias dhe kolegët e tij. Faqja një fjalë reklamonte shitjen e certifikatave evropiane të falsifikuara për një vaksinë të zgjedhur nga vetë blerësi që kishte një identitet të rremë.

Shumica e këtyre certifikatave, duket se janë lëshuar në Itali. Hetimet e mëtejshme zbuluan se certifikatat dukeshin të vlefshme kur kontrolloheshin tek aplikacionet kombëtare për Covid-19. Dhe kjo gjë është shumë shqetësuese, pasi nënkupton faktin se shitësit kanë qasje në “çelësin” privat që garanton vërtetësinë e certifikatave.

“Ne arritëm të zbulonim një sërë certifikatash, të cilat ishim në gjendje që t’i verifikonin, duke ngritur problemin e individëve dashakeq, të cilët duket se kanë qasje në sistemet qeveritare, të cilat ata mund t’i manipulojnë sipas dëshirës”- theksojnë studiuesit, që shtojnë se ky zbulim shqetësues kërkon hetime të mëtejshme.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://www.discovermagazine.com/the-sciences/covid-19-vaccine-certificates-for-sale-on-the-darkweb

LEXO TE PLOTE