Connect with Us

Bora, Fjoralba apo Nevina: Kush është bukuroshja që i pëlqen yllit të Tiranës?

Sport

Bora, Fjoralba apo Nevina: Kush është bukuroshja që i pëlqen yllit të Tiranës?

Publikuar

-

Michael Ngoo është një nga lojtarët më të spikatur në Superiore dhe mbrëmjen e djeshme anglezi ka qenë i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”.

Anglezi shtatlartë nuk ka folur vetëm për futboll. Ed Manushi e ka ngacmuar sulmuesin e bardhebluve për të zgjedhur mes 3 bukurosheve që moderojnë në këtë TV.

 

Në ekran u shfaqen fotografitë e tre femrave mjaft të bukura, si Nevina Shtylla, Fjoralba Ponari dhe Bora Zemani.

Ngoo, duke qeshur tha se i pëlqen ajo me të verdha dhe i referohej bukuroshës së “Përputhen”, Bora Zemanit, e cila më parë ka drejtuar edhe programe sportive.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

VIDEO/ Dopieta e Lorenco Vilës, Teuta përmbys Skënderbeun

Publikuar

-

Nga

Teuta pret Skënderbeun në Kamëz, teksa durrsakët kërkojnë të rikthehen te suksesi pas humbjes së fundit ndaj Laçit. Trajneri Edi Martini ka vendosur edhe për formacionin zyrtar, teksa në kampin durrsak vuajnë mungesat e shumta si pasojë e pezullimeve apo dëmtimeve (Selmani, Jackson, Aquah, Aleksi, Zogaj, Kapllani).

Kështu, në fushë nga minuta e parë ka vend për Beqjan, Idrizajn ndërsa ka vend edhe për Lorenco Vilën. Nga ana tjetër, Skënderbeu kërkon vazhdimësinë pas triumfit ndaj Kukësit, teksa trajneri Migen Memelli i ka besuar në fazën ofensive të zakonshmit Mensah

Teuta: Qirko, Ivanovic, Kotobelli, Idrizaj, Todorovski, E.Vila, Beqja, L.Vila, Kallaku, Koubemba, Giorgev. Trajner: Edi Martini

Skënderbeu: Rexhepi, Zguro, Vitija, Jean Victor, Berisha, Sadriu, Dwumfour, Vangjeli, Meksi, Mensah, Moraes. Trajner: Migen Memelli

Arbitër: Enea Jorgji Asistentë 1: Astriti Mahmuti Asistentë 2: Marjus Qose Arbitër i katërt: Blerim Ziri VAR: Kreshnik

Teuta-Skënderbeu 2-1 (L.Vila 36′, 47’/ Mensah 19′)



47′ Teuta ka përmbysur gjithçka, Lorenco Vila realizon një tjetër super gol ku portieri Rexhepi nuk ka mundur dot të bëjë asgjë.

46′ Nis pjesa e dytë!

36′ Kampionët gjejnë golin e barazimit. Asisti i Kallakut, Lorenco Vila shmang në zonë Dwoumfour dhe lëshon një “predhë” me të majtën që ndalet në rrjetë.

19′ Skënderbeu në avantazh. Kros i bukur i Victor nga e majta dhe finalizim fantastik me kokë i Alfred Mensah, i cili mposht Qirkon dhe nios festën me shokët e skuadrës.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Kamberi “show”, sulmuesi i Kombëtares realizon gol fantastik në Angli

Publikuar

-

Nga

Florian Kamberi është duke bërë shumë mirë në Ligën e Parë angleze teksa aktivizohet me Sheffield Wednesday. Ditën e djeshme, sulmuesi shqiptar ka realizuar golin e tretë në fitoren 2-3 të skuadrës së tij në transfertë ndaj Accrington.

Realizimi ishte i një formë të veçantë duke qenë se 26-vjeçari me anë të një prekje të vetme e nxorri jashtë loje portierin kundërshtarin me sferën që u preh në rrjetë dhe ekzaltoi tifozët.



Ky ishte realizimi numër katër për Kamberin në 10 ndeshje ku është aktivizuar me Sheffield duke u shndërruar kështu në një nga lojtarët kryesorë të ekipit. Aktualisht, ekipi i Kamberit renditet në vendin e shtatë të klasifikimit dhe synon të ngjitet një nivel më lartë sezonin e ardhshëm duke u bërë pjesë e Championship. Kujtojmë se Kamberi është në pronësinë e St.Gallen në Zvicër dhe te Sheffield luan si pasojë e huazimit, por që është përshtatur në mënyrën më të mire të mundshme.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Statistikat “masakrojnë” Solskjaer, asnjë trofe dhe 41 humbje në 3 vite

Publikuar

-

Nga

Statistikat masakorojnë Ole Gunnar Solskjaer në aventurën e tij 3-vjeçare në krye të skuadrës së Manchester United. Tekniku norvegjez ka koleksionuar 41 humbje gjatë kohës që ka qenë i ulur në pankinën e “djajve të kuq” dhe nuk ka fituar asnjë trofe.

Gjatë drejtimit të Solskjaer, Manchesteri ka humbur 4 herë në derbin kundër Manchester City, është mposhtur 3 herë nga Liverpool, Arsenal dhe Leicester dhe dy herë nga Crystal Palace, West Ham, Watford dhe Wolverhampton.



Sikur të mos mjaftonin gjithë këto humbje, “djajtë e kuq” janë dorëzuar edhe përballë skuadrave të ashtuquajtura modeste si: Cardiff, Bournemouth, Sheffield United, Basakshehir, Astana dhe Young Boys.

LEXO TE PLOTE