“Big Brother Vip” nis sonte/ Lori Hoxha zbulon detaje intriguese

5 Tetor 2021, 10:10, Kosova & Bota CNA
“Big Brother Vip” nis sonte/ Lori Hoxha zbulon detaje intriguese

Lori Hoxha e cila është edhe producentja e emisionit të shumëpritur ?Big Brother VIP? ka qenë e ftuar sot në emisionin ?Wake up?ku ndër të tjera ka zbuluar disa detaje rreth spektaklit të shumë pritur që startos sot në mbrëmje.

Ajo ka thënë se pjesë e emisionit do të jenë 14 personazhe vip, artistë, balerinë, këngëtarë, ish-futbollistë apo aktorë. Ajo ka zbuluar gjithashtu se ?Big Brother Vip? do të jetë në ekran deri në fund të janarit.

Ajo është shprehur edhe që motra e saj Sara Hoxha ka qenë pjesë e produksionit dhe kane ëenë bashke ne çdo hap të përgatitjeve të spektaklit.

?Këtë vit do të jetë 80% ndryshe nga vitet e tjera, pasi më parë kam qenë edhe e re. Më parë kam punuar shumë ngushtë me Ledionin, veç se kisha lidhje profesionale dhe familjare, ai më mbulonte. Tani dola nga zona e rehatisë. Kam mësuar shumë në Top. Kam qenë prezente për të dhënë copëzën time. Jam shumë  e lumtur për Big Brother të hynte në jetën time. Të vetmit njeri që i kam hyrë në hak është Sara. Ajo thotë s?ka gjë se do të vijë momenti im. Kur nuk isha unë ishte ajo. Ajo është opinionistja ime e ëndrrave?, tha Lori.

Pyetjes ?Cili do të ishte emisioni  ëndrrave të tua? lori është shprehur-

?Mua më pëlqejnë të gjitha emisionet që kanë të bëjnë me shumë njerëz. Ky zhaner më pëlqen. Unë rrezikoj shumë, por jo me Big Brother, jemi munduar t?i mbahemi formatit. Unë si shikuese do ta shoh sonte se kush më pëlqen dhe kush  vlen si konkurrent. Kam dashur të jem shumë e ftohtë sepse mund të influencohen se ndryshe nuk bëjmë dot një shoë të mirë. Të lutem më trego se çfarë ke veshur e pyes Arbanën. Unë edhe Arbana e e kuptojmë shumë njëra tjetrën, unë nuk kam ndikuar asnjëherë në mënyrën se si ajo duket, por unë jam indikacionet e mia?, tha ajo.

Ndërsa në lidhje me banorët që do të jenë pjese e emisionit ajo u shpreh:

?Do të ketë artistë, ish futbollistë, këngëtarë, balerinë, aktorë e do kemi edhe njerëz të tjerë që do të futen në ditët në vijim. Sa i përket dashurisë, do jetë pak më e vështirë që të ketë. E rëndësishme është të bëjnë një lojë të zgjuar të fitojë më i miri. Nëse ata janë të zgjuar e dimë që dashuria lufton fuqishëm?, tha Lori./CNA.al

Lajmet e fundit nga