Basha 'ministër' i Ramës/ Manjani: Berisha i riktheu shpresën demokratëve

5 Tetor 2021, 20:07, Aktualitet CNA
Basha 'ministër' i Ramës/ Manjani: Berisha i riktheu

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani  i ftuar në Syri tv, tha se Basha është  kthyer në ?ministër? të Ramës, ndërsa opozita e vërtetë sipas tij janë foltoret e ish-kryeministrit Berisha.

“Shqipëria sot ka një qeveri të fortë moniste të përzier me drogëra, historira gati gati narkoqeveri, siç e thonë edhe raportet ndërkombëtare. Kemi një pseudo-opozitë, e cila ka rënë në ditët e saj më të këqija, nuk besohet për asgjë.

Nëse para 2-3 javës masivisht njerëzit mendonin se në 10 vitet e ardhshme këtu asgjë s’do të pëptijë më, lëzija e doktor Berishës, i ka dhënë një impuls të ri shoqërisë në tërësi, atij pak shpirti dhe nervi demokratik, qoftë edhe për të thënë ca gjëra që nuk thuhen në rrugë zyrtare. Sali Berisha në fazën e tretë të jetës së tij po i bën një nder shumë të madh demokracisë”, u shpreh Manjani. 

Lulzim Basha e ka humbur kredon për të qenë në opozitë. Z.Lulzim Basha është ministër i qeverisë dhe sa më shpejt të hyjë në qeveri aq më nder do t’i bëjë demokracisë, sepse njerëzit do të mbledhin, duan të dinë kush është opozita, e vetmja opozitë janë foltoret e doktor Berishës. Opozitë tjetër nuk dimë. Kjo është e vërteta”, tha Manjani. /CNA.al

Lajmet e fundit nga