LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ardi Veliun e vetëdorëhoqën”/ Artan Hoxha nxjerr prapaskenat: Po luhet në fushën ku Rama është ‘mbret’

5 Tetor 2021, 21:01, Aktualitet CNA
“Ardi Veliun e vetëdorëhoqën”/ Artan Hoxha nxjerr

Gazetari Artan Hoxha  në një lidhje me ?Opinion?, ka komentuar shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Hoxha tha se Veliun e ?vetevranë? duke hedhur poshtë  deklaratat se u vetëdërhoq.

?E vëtëdërhoqen. E vetëvranë.  Edhe shkresën e bënë ashtu me gabime që të bëhet e besueshme. E bënë ashtu që të duket e nxituar dhe se është e bërë aty për aty.

Kjo dorëheqje mua më duket me një skemë që kryeministri e ka në kokë, por do e marrim vesh në ditët në vijim.

Për mua Polica e Shteti reflekton frymën e shtetit, qeverisë dhe kryeministrit.

Dhe mua më duket  se po luajnë në fushën ku kryeministri është mbret. Pikërisht tek marketingu, PR dhe propaganda ku Rama është mbret i fushës.”/CNA.al

Lajmet e fundit nga