Connect with Us

“Ardi Veliu si thes boksi”/ Artan Hoxha: Priste rrufetë që lëshonte Rama

Aktualitet

“Ardi Veliu si thes boksi”/ Artan Hoxha: Priste rrufetë që lëshonte Rama

Publikuar

-

cna lajme kronike

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka folur për dorëheqjen e Ardi Veliut nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

I ftuar në Abc News, Hoxha deklaroi se Veliu nuk ‘është dorëhequr, por e kanë detyruar të vetëdorëhiqet’.

Ai ka nënvizuar se Ardi Veliu ka qenë ‘rrufepritësi i rrufeve që lëshonte kryeministri Edi Rama’.

Më tej ka shtuar se Veliu e ka shoqëruar Ramën në zgjedhjet vendore të vitit 2019, në vitin 2021 dhe në protesta të vrullshme.

“Ardi Veliun e vetëdorëhoqën. Rama nuk e çan kokën fare. Veliu e ka shoqëruar Ramën në dy zgjedhje, një vendore 2019, zgjedhjet e 2021 dhe prostetat. Ardi Veliu është rrufepritësi i rrufeve që lëshonte Rama. Veliu nuk u dorëhoq, e vetëdorëhoqen. Se pse Rama vendosi në këtë moment, se kam kuptuar, pse ra një avion, nuk është situatë e jashtëzakonshme.

Këtë bërë edhe me Tahirin, e hoqi edhe me 3 shoqërues. Meqë iku Ardi Veliu, nesër nuk do trafikohet kanabis, kokainë. Ku ishim hiçgjëkundi, çfarë bën hic asgjë, thotë populli. Ardi Veliu është thes boksi, përgjegjës për vendin është Rama, kjo është qeveri që punon me Whatss Aap”, ka thënë Hoxha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Hakmarrja e Bashës ndaj FRPD/ Deputetët ‘copëtojnë’ Lulin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shpallur zgjedhjet për kreun e FRPD. Kjo lëvizje e tij ka shkaktuar shumë reagime nga deputetë të PD, të cilët e kanë quajtur këtë vendim të Bashës të pabazuar në statut.

Deputeti Tritan Shehu, këtë lëvizje të Bashës e ka quajtur një ndërhyrje të pabazuar dhe larg autonomisë demokratike të organizateve partnere.

Sipas tij ky është një tjetër mesazh urgjent për tu mbledhur Kuvendi Kombëtar për të vendosur rregullat kolegjiale të bashkëjetesës.

Ndryshe rrezikojmë për më të keqen. Ndërhyrja e pa bazuar në statut dhe larg autonomisë demokratike të organizatave tona partnere, në rastin konkret ndaj FRPD, është një mesazh tjetër i qartë e urgjent për t’u mbledhur në Kuvend dhe evidentuar, sanksionuar, formuluar nga e para në qoftë se duhet, rregullat kolegjiale të bashkëjetesës sonë”, shkruan Shehu në rrjete sociale.

Ndërsa një tjetër reagim ka ardhur nga deputetja Albana Vokshi, e cila përmes një statusi në rrjetet sociale, shkruan se Partia Demokratike ka nevojë për demokraci, jo arbitraritet.

LEXO EDHE:  “Rama i frikësuar, kërkon fitore në tavolinë/ Rakipi: Humbja për të do të ketë pasoja fatale!

LEXO EDHE:  Afera 400 milionë euro e inceneratorëve/ Dy pyetjet që “kryqëzojnë” Edi Ramën

Partia Demokratike ka nevojë për demokraci, jo arbitraritet!Statuti i Partisë është i qartë: vendim-marrja e brendshme nuk lihet në një dorë. Përkundrazi, ajo është e shpërndarë mes një sërë organesh dhe drejtuesve të ndryshëm.



Organizatat Partnere të Partisë Demokratike, LDGSH dhe FRPD, janë forume që organizohen dhe drejtohen në bazë të Statutit të tyre. Askush, as Kryetari i PD, nuk ju merr dot vendimmarrjen.

Asnjë organ,  asnjë funksionar nuk mund të uzurpojë pushtetin që statuti ja njeh një forumi, organi apo funksionari tjetër.

Vecanërisht në situata  debati apo përplasjesh të brendshme, inati,  hakmarrja, intrigat nuk duhet të  prevalojnë ndaj statutit.

Përkundër, Statuti është vendimtar dhe mbi të gjitha ceshtjet e mbi te gjithë.

Pas 31 vjetësh, cdo demokrat është në mision, për t’u bashkuar për të ringritur partinë nëpërmjet fuqizimit të anëtarësisë, forcimit të demokracisë të brendshme, respektimit të  fjalës dhe mendimit të lire”, ka shkruar Vokshi në statusin e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shpalli zgjedhjet për FRPD/ Edith Harxhi i ‘përvishet’ Bashës: Hakmarrje e sëmurë

Publikuar

-

Nga

‘Masakra’ me listat e PD/ Harxhi: Iu është mohuar e drejta 30 mijë demokratëve, PD ‘tokë e nxanun”

Edith Harxhi nga grupimi “Për PD”, ka reaguar pas vendimit të Lulzim Bashës për të shpallur zgjedhjet në FRPD, vendim që u cilësua nul nga Belind Këlliçi.

Harxhi në reagimin e saj, shkruan se kjo është shkelje e rëndë dhe mbi të gjitha hakmarrje e sëmurë.

Ai qëllimshëm vazhdon çdo ditë rrënimin e Partisë. Ka të njëjtin instruktor dhe padron si Rama, Vucic dhe Zaev, shton Harxhi.

“Lulzim Basha vazhdon çdo ditë e më tepër të dhunojë statutin e Partisë Demokratike. Shpallja mbrëmë e zgjedhjeve për Forumin Rinor të PD-së është shkelje e rëndë dhe mbi të gjitha hakmarrje e sëmurë. Ai ka shkelur statutin edhe më parë gjatë hartimit të listave klienteliste për deputet, kur nuk përfshiu sipas statutit 7% nga Forumi Rinor në listat fituese. Do ti largojë edhe këta të rinj e të reja që shpresën për të jetuar në këtë vend e shohin tek e djathta shqiptare. Ai qëllimshëm vazhdon çdo ditë rrënimin e Partisë. Ka të njëjtin instruktor dhe padron si Rama, Vucic dhe Zaev.

Partia Demokratike është aset kombëtar dhe si e tillë, parim kryesor për të duhet te jetë çështja kombëtare.



LEXO EDHE:  Reforma e pensioneve/ Rama: Qytetarët vendosin pensionin që dëshirojnë

LEXO EDHE:  Rama i kërkoi sërish bashkëpunim/ PD i përgjigjet menjëherë

Si mund të ndodhë që ka një javë që Ballkani zien për aventurën e fundit të Edi Ramës në Beograd dhe të ashtuquajturën Open Balkans dhe ajo cfar ka mbetur nga PD-ja në selinë qëndrore nuk del me një qëndrim. Këta janë kaq të korruptuar sa që edhe çështja kombëtare nuk ka më vlerë, shesin e blejnë gjithëçka.

Si mundet të votohet për borxhin e ri, Eurobondin 770 milionë dhe si mund ti bëjnë votat bashkë këta njerez paskrupuj moral, kur e dinë që ky borxh shkon në dëm të qytetarëve shqiptarë. Edhe kjo është pjesë e çështjes kombëtare sepse cënon drejtpërdrejtë liritë dhe varfëron qytetarët e Shqipërisë.

Duhet ti ndalim sa më parë këta shkatërrues të vazhdueshëm të jetës sonë. Të ngrihemi të protestojmë si popull i kulturuar dhe ti vejmë fre kësaj tragji-komedie. Një Parti e pastër Konservatore me qëllimin e kthimit të shpresës së shqiptarëve dhe hapjes drejt rinisë është zgjidhja./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Video-Smogu mbulon kryeqytetin

Publikuar

-

Nga

Kjo është pamja e Tiranës që të ofrohet në një mëngjes fundjave, ku dallohet qartë smogu që ka mbuluar kryeqytetin.

Shkaktari kryesor për ndotjen e ajrit në Tiranë është trafiku i rënduar. Por edhe ndërtimet dhe punimet në rrugë kanë sjellë një rritje të grimcave të pluhurit në ajër.

Qëndrimi i automjeteve në trafik bën që ato të çlirojnë gazra të dëmshme për mjedisin dhe për qytetarët.

LEXO EDHE:  Shpëtim Idrizi: Rama është në ngërç në bisedimet me Greqinë

LEXO EDHE:  Mustafa Nano "i nxjerr bojën" Ramës/ Zbulon pse u dëbua mësuesi turk



Tirana prej vitesh vuan nga nivelet e larta të smogut duke shkaktuar probleme për jetën e banorëve./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE