Connect with Us

Aksidenti në Milot/ Humb jetën njëri nga të plagosurit

Kronika

Aksidenti në Milot/ Humb jetën njëri nga të plagosurit

Publikuar

-

cna lajme kronike

52-vjeçari, me iniciale A. S, i cili mbeti i plagosur në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në Milot, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

Ndërkohë, mësohet se tre të plagosurit e tjerë janë duke marrë trajtim mjekësor në këtë spital.

 “Në vijim të informacionit paraprak, ju informojmë se si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, Tiranë drejtuesi i mjetit tip “Ford” shtetasi A.S., 52 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin”, njofton policia.

LEXO EDHE:  Aksidentohet në vendin e punës/ Humb jetën emigranti shqiptar

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 16:55 në aksin rrugor Milot-Rrëshen në Skuraj, ku u përplasën një automjet tip “Renault” dhe një “Ford./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Sekuestrohen armë zjarri, municione luftarake dhe kanabis/ Një vit nën hetim, arrestohen dy persona në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kalaja”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për  Hetimin e  Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe Seksioni i Forcës  Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Sekuestrohet një armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike.

Vihen në pranga dy shtetas.

Në kuadër të planit  të masave të hartuar nga DVP Elbasan,  për rritjen e sigurisë publike, parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale,  kapjen e personave në kërkim  dhe atyre që lëvizin me armë dhe lëndë narkotike, si rezultat i një hetimi 1-vjeçar, specialistët për Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme,  në bashkëpunim me Seksionin e Forcës Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kalaja”.



Si rezultat i këtij operacionit u bë  ekzekutimi i masës së sigurimit personal “Arrest me burg”, për shtetasit  Ardian Kaçaniku., 47 vjeç, dhe Edison Kaçaniku., 30 vjeç, banues në Elbasan.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Devoll/ 2 të vdekur

LEXO EDHE:  Aksident pranë Kryeministrisë/ Makina përplas një fëmijë

Gjatë kontrollit të ushtuar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit A.K., u gjet dhe sekuestrua në cilësin e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarakë,  1 shkop hekuri me hapje me mbishkrimin “Police Using” , dhe 24 tableta të dyshuar  metadon.

Më parë , në kuadër të këtij procedimi penal, nga shërbimet e Policisë  janë sekuestruar  në cilësinë e provës materiale edhe  një sasi  lëndë narkotike e llojit heroinë e ndarë në doza dhe një 1 (një) armë zjarri pistoletë tip TT, me municion luftarak.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan,  për veprat penale,  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim,  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zhduken nga banesa dy persona në Lushnjë dhe Fier/ Policia i shpall në kërkim

Publikuar

-

Nga

Policia e Fierit dhe Lushnjës ka shpallur në kërkim dy perosna, pasi janë larguar nga banesa e tyre në rrethana ende të panjohura.

Bëhet fjalë për një 57-vjeçar në Lushnje, i cili vuan nga sëmundja e depresionit, dhe për një 29-vjeçar në Fier, denoncimi për të cilët është bërë nga vëllai dhe nëna.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetasit I. N., 57 vjeç, banues në fshatin Çiflik i Ri, Lushnjë, pasi në datë 06.11.2021 ka bërë kallëzim vëllai i tij se 57-vjeçari (i cili vuan nga sëmundja e depresionit) është larguar nga banesa.



LEXO EDHE:  Aksident në Librazhd/ Gjendet në greminë një grua e huaj

LEXO EDHE:  Aksident në tunelin Elbasan-Tiranë/ Plagosen dy persona

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetasit J. H., 29 vjeç, banues në Fier, pasi në datë 06.11.2021 ka bërë kallëzim nëna e tij se djali është larguar nga banesa.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton Policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Efektivi shtyu gazetaren drejt greminës/ Çuçi kërkon ndjesë: Zero tolerancë për këto shfaqje të shëmtuara

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e një dite më parë, ku një efektiv policie shtyu drejt greminës në Dajt, gazetaren Anila Hoxha.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri bën të ditur se përveçse largim nga detyra, ndaj policit në fjalë ka nisur edhe ndjekje penale.

Po ashtu Çuçi shkruan se drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe ai i SHÇBA kanë pasur një komunikim me gazetaren, ndërsa i kërkon ndjesë kësaj të fundit për incidentin e një dite më parë.

Çuçi u bën thirrje qytetarëve që në rast se ndeshin me raste të tilla, t’i denoncojnë duke paralajmëruar zero tolerancë për këto shfaqje të shëmtuara. Ai u bën thirrje efektivëve të mos e lejojnë veten të bien në këtë nivel që i përjashton automatikisht nga policia.



“Lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë me gazetaren Anila Hoxha, dua t’ju informoj se efektivi i policisë është larguar nga detyra. Drejtori i Policisë së Shtetit dhe drejtori i SHÇBA kanë komunikuar menjëherë me gazetaren, si dhe në bazë të kallëzimit të saj efektivi do të ndiqet penalisht.

I kërkoj ndjesë dhe e falënderoj znj. Hoxha, si dhe iu bëj thirrje gjithë qytetarëve që ndeshen me efektivë të tillë policie të mos heshtin, por t’i denoncojnë. I garantoj se toleranca për këto shfaqje të shëmtuara si ajo e një dite më parë do të jetë zero. Gjej gjithashtu rastin t’u bëj thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit të mos ia lejojnë vetes të bien në këtë nivel, që i përjashton ata automatikisht nga radhët e uniformave blu”, shkruan ministri.

LEXO EDHE:  Foto/ Aksident para “Toptanit”

LEXO EDHE:  Aksident në tunelin Elbasan-Tiranë/ Plagosen dy persona

Kujtojmë këtu se ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në Qafë Mollë, kur gazetarët po ndiqnin nga afër operacionin për nxjerrjen e trupit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha i cili u gjet i vrarë pasi kishte humbur gjurmët prej të paktën dy javësh.

LEXO TE PLOTE