Connect with Us

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e çiftit në Tiranë/ Flet kushëriri i Klinton Pirës

Kronika

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e çiftit në Tiranë/ Flet kushëriri i Klinton Pirës

Publikuar

-

cna lajme kronike

Detaje të reja janë zbardhur nga motivi që çoi në vrasjen e 31-vjeçares Jawsackie Jaboah nga i dashuri i saj 26 vjeçar, Klinton Pira, i cili pasi qëlloi atë me thikë, u hodh nga kati i 8 i pallatit dhe ndërroi jetë në vend.

Sipas informacione, policia ka marrë në pyetje disa prej të afërmve të Klinton Pirës, ku një nga to ka qenë kushëririri i tyre.

Mësohet se ai ka qenë personi që mesditën e së shtunës shkoi në Rinas e mori prej andej shtetasen ganeze dhe e solli në Tiranë, në pallatin ku ajo kishte rezervuar online banesën për të paktën 2 ditë.

Ai i tha hetuesve se gjatë rrugës nuk ka vënë re asgjë të dyshimtë tek vajza dhe Klinton Pira. Madje, sipas tij, gjatë rrugës ata janë përqafuar dhe biseduar qetë me njëri-tjetrin.

Policia nuk ka mundur të sigurojë ende dëshminë e nënës dhe të familjarëve më të afërt të Klinton Pirës, për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike të tyre.

LEXO EDHE:  Meta: Bashkinë e Tiranës e fitojmë me diferencë të thellë votash

Në pyetje është marrë edhe pronari i banesës ku ndodhi ngjarja. Ai deklaroi se kur çifti kishte kryer pagesën nuk kishte vënë re diçka të dyshimtë tek dy të rinjtë.

“Ishin mjaft të qetë, madje më kërkuan t’u tregoja edhe marketin e lagjes”, ka pohuar ai, duke shtuar se nëse dy të rinjtë do të qëndronin më shumë se dy ditë në atë banesë do e njoftonin për ta paguar.

Mësohet se nga kqyrja paraprake që policia u ka bërë celularëve të tyre, nuk ka vërejtur mosmarrëveshje në bisedat që ara kanë pasur në rrjetete sociale.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, zbuloi se 31 vjeçarja ganeze, u qëllua 3 herë me thikë. Një plagë në kraharor dhe dy të tjera në mëlçi, gjë që i shkaktoi edhe vdekjen rrugës për në spital./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Bie në kontakt me rrymën/ Humb jetën 65 vjeçari në banesë

Publikuar

-

Nga

I shpërthen granata duke punuar tokën/ Plagoset 39 vjeçari në Maliq

Sot rreth orës 14:20, shtetasi A. D., 65 vjeç, banues në Shijak, në banesën  e tij dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë ka ndërruar jetë.



Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dramë në Tiranë/ Biznesmeni humb jetën në të njejtën ditë me babain e tij

Publikuar

-

Nga

tirane, vetevarje, kronike, cna, lajme, informohu citynewsalbania

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Tiranë.

Një biznesmen kromi nga Martaneshi me inicialet J.Gj ka ndërruar jetë nga infarkti, ndërsa sapo ka mësuar ngjarjen edhe babai i tij ka ndërruar jetë duke pësuar infarct, raporton Vizion Plus.



I moshuari rreth 78 vjeç Z.Gj nuk e ka përballuar dot humbjen e djalit të tij 56 vjeçar dhe në kushtet e tronditjes ka pësuar edhe ai infarkt duke humbur jetën.

LEXO EDHE:  Përfshihet nga flakët një apartament në Tiranë/ Dyshimet e para

LEXO EDHE:  Protesta/ Si po gënjen PD për pjesëmarrjen

56 vjeçari J.Gj ishte nga zona e Martaneshit, dhe prej vitesh familja e tij jetonte në kryeqytet, ndërsa vijonte aktivitetin minerar në zonën e Bulqizës.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasen dy makina në aksin Elbasan-Peqin/ Dy të plagosura me urgjencë drejt spitalit

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një tjetër aksident është regjistruar rreth mesditës së sotme në aksin Elbasan- Peqin, në afërsi të Bishqemit.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy gra, të cilat fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.



Mësohet se të plagosurat, identiteti i të cilave nuk bëhet i ditur, jane derguar ne spital, ku dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekesore./CNA.al

LEXO TE PLOTE