Connect with Us

Tjetër katastrofë mjedisore/ Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Aktualitet

Tjetër katastrofë mjedisore/ Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pas Fierit, duket se një tjetër katastrofë mjedisore po ndodh edhe në Vlorë.

Mësohet se mëngjesin e sotëm është përfshirë nga flakët fusha e mbetjeve urbane.

Zjarri ka nisur që prej orës 7:30 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që dyshohet se është e qëllimshme.

Kujtojmë këtu se në fund të muajit korrik, për pesë ditë me radhë qyteti i Fierit u mbulua nga shtëllunga tymi, për shkak të zjarrrit në fushën e mbetjeve.

LEXO EDHE:  Video/ Arrestohen tre “ustallarët” e vjedhjeve 

Djegia e mbetjeve në landfillin e qytetit për ditë më radhë, shkaktoi një ndotje të jashtëzakonshme në zonë.

Ndërsa në muajin gusht, një tjetër vatër zjarri ra në vendgrumbullimin e plehrave në inceneratorin e Elbasanit./CNA.al

Pas Fierit, zjarr edhe në vendgrumbullimin e inceneratorit të Elbasanit/ Rastësi?!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Foto-Aksident/ Furgoni me nxënës i bie nga pas një makine

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm tek Stacioni i Treni.

Rreth orës 7 e 20 të së martës një furgon që transportonte nxënësit e një shkolle ka goditur nga pas një automjet, i cili kishte ndaluar, për shkak të kalimjt të këmbësorëve tek vizat e bardha.

Pas përplasjes ka patur të bërtitura nga drejtuesit e dy automjeteve, ndërsa nxënësit janë strukur në furgon.

LEXO EDHE:  Policia ‘blindon’ Vlorën/ 6 të arrestuar për kultivim droge, 2 në kërkim

LEXO EDHE:  Shkaktoi disa vatra zjarri/ Arrestohet autori



Fatmirësisht nuk pati të lënduar por kjo nuk është hera e parë që një furgon me nxënës shkolle përfshihet në trafik.

Disa ditë më parë drejtuesi i një furgoni që transportonte nxënësit e një shkolle u përfshi në një sherr me thika, duke shkaktuar panik tek nxënësit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Beteja për Kuvendin/ Patozi: Berisha-Basha duan të ndahen pa u ndeshur

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi është shprehur se ndarja e PD tashmë është e qartë.

I ftuar në emisionin “Open” me Eni Vasilin, Patozi thotë se dy palët duan të ndahen pa u ndeshur.

Ndër të tjera, ai thekson se, do të ketë dy kuvende dhe se të dyja palët janë në të drejtat e tyre për të zhvilluar forume të partive të veta, sepse sipas Patozit janë dy parti të ndryshme.



Të dy palët po përdorin statutin si një pazmore për tja hedhur fanatikëve të tyre për të mos marrë mbi vete autorësinë e ndarjes së PD. Ndërkohë, ndarja e PD është e qartë dhe sot ne mund të flasim zyrtarisht për një ndarje. PD ka sot dy entitete të ndryshme, të cilat sot, nesër do të ndahen edhe zyrtarisht. Ajo që prisja unë sot ishte të prononcohej Berisha pas lëvizjes së Bashës. E prisja dhe ndodhi. Ishte krijuar keqkuptim sikur Berisha e kishte ftuar Bashën në duela dhe ky i fundit ishte strukture.

Sot kuptuam që të dyja palët duan të ndahen pa u ndeshur sepse të dyja palët kanë marrë nga një anë të statutit. PD duhet ta pranojnë këtë realitet. PD do ketë dy kuvende, të dyja palët janë në të drejtat e tyre për të zhvilluar forume të partive të veta, sepse janë dy parti të ndryshme. Fakti që në mbledhjen e kryesisë kacafytja shkon deri në përleshje fizike dhe fakti që ministrant e të njëjtës qeveri të 10 viteve të shkuara debatojnë se kush ishte më i korruptuar para 10 vjetësh ndërkohë që kanë kaluar 8 vite të qeverisje së Ramës, do të thotë që ata nuk shkojnë! Ju thoja që ndarja mund të jetë shpëtim dhe sot po ndodh. Edhe Sali Berisha nuk do betejë me Bashën se po të donte do shkonte në Kongres!”, u shpreh Patozi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasja për Kuvendin e PD/ Curri: I fituar ai që ka kuorumin

Publikuar

-

Nga

Analisti Arjan Curri ka deklaruar se po të llogaritësh delegatët që do të marrin pjesë në Kuvendin e 11 Dhjetorit, nëse aty do të jetë kuorumi, kjo e rrëzon automatikisht Kongresin e Lulzim Bashës, të planifikuar në datën 18 dhjetor.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Curri shtoi se nuk mund ta kenë të dy palët kuorumin.



“Në këtë fazë nuk na intereson shumë procedura me firma. Ajo që më intereson mua është kush ka kuorumin. Ose i ka i pari dhe rrëzon të dytin ose e kundërta. Vetëm një mundësi keni, për ta rrëzuar të dytin, duke publikuar kuorumin e Kongresit të parë. 

Unë pozicionohem me atë kongres që ka bazën, delegatët. Duam të dimë, cili ka kuorumin. Nuk mund ta kenë të dy kuorumin. Për mua fiton ai që ka kuorumin. Nëse zoti Paloka thotë kam 4200 firma, i bie kuorumin e ka pari dhe i dyti bie. Përse nuk i publikoni ju, që ta delegjitimoni kongresin e dytë?, tha Curri./CNA.al

LEXO TE PLOTE