Connect with Us

Sorollatja për tampon/ Qytetarja hyn në operacion me Covid-19

Denoncim

Sorollatja për tampon/ Qytetarja hyn në operacion me Covid-19

Publikuar

-

Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” erdhi nga qyteti i Fierit. Mirije Miraka shprehet se nuk është trajtuar në mënyrë profesionale nga mjekja e familjes Matilda Grada.

Ajo është paraqitur për vaksinën, por më parë ka kërkuar të bëjë disa analiza, pasi është alergjike. Pas disa ditësh, Mirija u ndje keq dhe i kërkoi mjekes Matilda Grada të bënte tamponin, por mori përgjigjen, se tampona nuk kishte.

Qytetarja Mirije Miraka: Përshëndetje, Stopi! Jam një zonjë nga Fieri, që quhem Mirije Miraka. Ju telefonoj, se ditëve të fundit kam patur një problem nga doktoresha e lagjes “Afrimi i Ri” në Fier, Matilda Grada. Në datën 2 shtator vendosa, që të vij të marr rekomandimin pranë mjekes së familjes, për të bërë vaksinën kundra Covid-19. Mirëpo, duke pas patur probleme shëndetësore, kam alergji, i kërkoj doktoreshës para se ta bëj, dua të bëj disa analiza. Doktoresha më mbushi rekomandimin. Mora letrën për tek analiza e alergjive, mora dhe letrën për tek doktori ortoped, sepse vuaj nga këmba, bëra ekzaminimet, domethënë nuk vajta për të bërë vaksinën. Nga data 16, 17 (Shtator) nuk u ndjeva mirë tek puna. Kisha një dhimbje të kraharorit, së dërrasës së kraharorit. Nga e premtja, prita të hënën, po fillimisht i thashë, që dua të sigurohem, që s’kam asgjë, që të vete të bëj edhe tamponin. “Ooo,- thotë,- ne kemi marrë emailin sot në mëngjes, që nuk ka tamponë!” “Edhe si i bëhet?”, i thashë unë. “Shko bëj vaksinën!”, më thotë. “Vaksinën do ta bëj, kur unë ta kem bërë tamponin. Të jem e siguruar. Ka apo s’ka tampon, ti je e detyruar të më pajisësh me rekomandim!”

Gazetarja: Ose doktoresha e lagjes i hedh të dhënat në sistem që pastaj ti të bësh tamponin tek higjiena.

Qytetarja Mirije Miraka: Asgjë nga këto nuk bëri! I telefonoj një farmacisteje,Teutës, dhe i them a ke ti nga ato testet e shpejta? Kam thotë, por kushtojnë pak. Sa kushtojnë? Tre mijë lekë. Të them të drejtën nuk i kisha, që ta bëja!

Miraka i kërkoi, që t’i jepte rekomandim për të bërë tamponin tek Instituti i Higjenës. Pas disa ditësh ajo mundi të bëjë tampon. Këto ditë e thërritën nga Spitali i Traumës në Tiranë për një ndërhyrje të planifikuar në këmbë dhe pas shumë analizave ajo iu nënshtrua operacionit.

Qytetarja Mirije Miraka: Në datën 20 vajta tek doktoresha dhe unë e kam pak timbrin e zërit të lartë. E kam të lindur… Më thotë, mos më ngri zërin mua. Unë nuk është, se po të bërtas! Ti je e detyruar të më japësh rekomandimin, se në cfarë rruge do ta bëj unë tamponin, është puna ime. Ma dha rekomandimin. Nga doktoresha e familjes vajta drejt e për të bërë tamponin dhe e bëra. Të martën isha për konsultë me mjekun ortoped në Tiranë tek Spitali Ushtarak edhe më kërkuan midis të tjerave analiza urine, gjaku komplet, vizitë nga zemra, radiografi të mushkërive dhe të këmbës.

Gazetarja: Gjithmonë për ndërhyrjen që do bëje në këmbë.

Qytetarja Mirije Miraka: Po! Analizat dalin në mënyrë të shkëlqyer.

Gazetarja: Tamponi kishte dalë nga Higjiena e Fierit?

Qytetarja Mirije Miraka: Jo, nuk kishim marrë përgjigje. Të enjten, doktori duke parë parametrat e analizave, të gjitha shkëlqyer, u la orari për të hyrë në sallë të operacionit.

Vetëm një ditë pas ndërhyrjes, telefonohet nga mjekja e familjes, e cila i komunikon, se ishte pozitive me Covid. Pasi la spitalin e Traumës, Mirija tha se nuk i dhanë shërbim në qendrën shëndetësore numër 3 në Fier.

LEXO EDHE:  Ulet sërish kurba e infektimeve/ Ja sa persona kanë humbur jetën sot

Gazetarja: E realizove këtë ndërhyrje?

Qytetarja Mirije Miraka: Po, në datën 23, unë kam bërë ndërhyrjen kirurgjikale. Në datën 24 më vjen një telefonatë nga mjekja e familjes. Rezulton me Covid. A e di ti, ku ndodhem unë momentalisht? Unë ndodhem e shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku dje në datën 23 unë kam bërë ndërhyrjen nga këmba. Bobo, thotë,- ç’na bëre! Lashë ambientet e spitalit. Nuk njoftova doktorin, se mendova, që do ta bënte njoftimin zyrtar mjekja e familjes nga Fieri. Mirëpo, mjekja jo vetëm që më mori në qafë mua, po mori në qafë dhe një staf mjekësh, që më shërbyen gjatë operacionit të këmbës. Plus dhe familjarët e mi, që më kanë ndenjur afër. Kjo mjeke nuk mori parasysh, se sa njerëz u infektuan nga unë. Pas 9 ditëve më vjen dokumenti, që jam me Covid. Pas operacionit dhe pas këmbënguljes sime ta posedoj si dokument.

Gazetarja: Për çfarë të duhet ty dokumenti që je me Covid?

Qytetarja Mirije Miraka: Thjesht të mbledh luledielli te pjekura, se unë mbas 9 ditëve kam infektuar dynjanë! Unë kisha nevojë për të bërë injeksionet, kisha në duar edhe vigonin, për t’i bërë venoze. I kërkoj të më bëjnë gjilpërën dhe nuk më shërbyen. Më thanë dil përjashta, je e prekur me Covid! U ngritën zërat, unë nuk dola jashtë. Ata njoftuan edhe erdhi infermier Gjergji, që më bëri gjilpërën. Prandaj edhe unë iu drejtova emisionit tuaj “Stop”, që mjekët e familjeve të kujdesen më shumë për pacientët e tyre dhe mos t’i neglizhojnë rastet, si në rastin tim.

Stop shkoi në qendrën shëndetësore për të komunikuar me mjeken e familjes, por ajo ishte me raport.

Mjekja Matilda Grada: Unë jam me raport për momentin!

Gazetarja: Zonja të ka kërkuar tampon që në momentin e parë dhe ju keni thënë që nuk ka tampona. Ju jepni rekomandimin, është pjesë tjetër ajo nëse ka apo nuk ka.

Mjekja Matilda Grada: Në momentin, që unë marr njoftimin nga drejtoria, që atë ditë nuk ka teste të shpejta, unë e vë në dijeni pacientin.

Gazetarja: E keni njoftuar Spitalin e Traumës për personin që ka qenë pozitiv dhe është futur në operacion.

Mjekja Matilda Grada: Tani unë jam me raport, në qoftë se doni sqarime merrini diku tjetër!

Gazetarja: Ti je mjekja e familjes, që tek ti fillon rekomandimi etj.

Mjekja Matilda Grada: Po nuk kam mundësi t’ju përgjigjem tani.

Po çfarë tha infermierja?

Infermierja: Ishte pjesa tjetër që zonja tjetër donte të bënte tamponin për të bërë vaksinën. Por ne nuk e kemi si rregull që kush do të bëjë vaksinën duhet të bëjë tamponin. Atë ditë që e ka kërkuar e ka bërë tamponin. Di që doktoresha ka lajmëruar, në momentin që ka dalë përgjigja, e ka lajmëruar. Atë nuk e ka fajin doktoresha që vjen përgjigja 4 ditë me vonesë.

Gazetarja: Ka ardhur një ankesë që nuk i keni bërë antibiotikët venozë.

Infermierja: Kjo m’u drejtua mua dhe më thotë do më bësh gjilpërën. I thashë nëse do që ta bësh intramuskul ta bëj, por intravenoze jo sepse jam me një sy. E di që është me vigon, por i thashë që nuk ta bëj dot sepse jam me një sy./tvklan

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Denoncim

256 nxënës në Elbasan prej 4 muajsh nuk marrin bursat/ Bashkia: Vonesa, faj i shkollës!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një nxënës i shkollës së Mesme Profesionale “Sali Ceka” në qytetin e Elbasanit ka kërkuar ndihmën e emisionit “Fiks Fare” për të shprehur një shqetësim për moskalimin e bursave nga ana e bashkisë së qytetit.

Ai thotë se trajtohet me bursë të plotë dhe se vitin e kaluar kalimi i bursave është mbyllur si proces në muajin Gusht, ndërsa këtë vit kanë kaluar rreth 4 muaj dhe marrin gjithmonë të njëjtën përgjigje “do të kalojnë”. Ai thotë se është përfitues i bursës së plotë dhe se çdo vit bursat kanë kaluar rregullisht, ndërsa këtë vit kanë kaluar vetëm 2 këste.

Kësti i parë me 25/05/2021 me shumë 296 mijë lekë të vjetra ndërsa kësti i dytë ka kaluar në datën 16/07/ 2021 me shumën 100 mijë lekë të vjetra. “Për këstin e tretë që duhej të kishte kaluar të paktën në muajin Gusht ka rreth 4 muaj që na shmangin duke na thënë që do kalojë këtë javë do të kalojë javën tjetër.

Kërkoj ndihmën e emisionit tuaj për të marrë një përgjigje të saktë se kur do të bëhet ky kalim, pasi erdhi koha për të përgatitur dokumentat për bursat e vitit 2021-2022 dhe ne nuk kemi marrë akoma bursat e vitit të kaluar” shprehet nxënësi.

LEXO EDHE:  “Fëmijët po infektohen në masë nga Covid-19”/ Mjekja ngre alarmin, tregon çfarë i ndodhi 9-vjeçares

LEXO EDHE:  Imzot George Frendo shërohet nga Covid/ Falenderoj besimtarët për çdo lutje



Në një takim që denoncuesi i “Fiks Fare” pati me vetë punonjësen e bashkisë, kjo e fundit u shpreh se vonesat janë si shkak i disa lëvizjeve në strukturat e bashkisë. Në një kërkesë për informacion që gazetarët e “Fiks Fare” i drejtua Bashkisë Elbasan u tha se: Në shkollën e mesme profesionale

“Sali Ceka” janë përfitues 256 nxënës dhe se nga Bashkia e Elbasanit janë kryer të gjitha detyrimet për vitin shkollor 2020-2021, sipas listë prezencës së dërguar nga shkolla.

Por me shkollën “Sali Ceka” Bashkia e Elbasanit ka pasur diskutime në lidhje me listën e ditëve të festave, të cilat po ashtu është e detyrueshme të paguhen. Shkolla refuzoi të dërgonte listën e ditëve të festave, me arsyetimin se është përgjegjëse vetëm për ditët e frekuentimit të nxënësve. Ky ngërç bëri që vetëm pagesa e ditëve të festave të ketë vonesa, por nga ana e bashkisë u tha se do bëhet likujdimi më 27.10.2021./ tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Qytetari nuk ka ujë në shtëpi/ Tekniku i Ujësjellësit Kamëz mbyllet në banjë sapo shikon Stopin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar ankesën e një qytetarë në Kamzë, i cili ka më shumë se 1 muaj që nuk ka ujë në shtëpi, edhe pse aty është bërë investim i ri në rrjetin e ujësjellësit.

Të njëjtën problematikë, emisioni Stop e ka trajtuar edhe 1 vit më parë, por çështja atëherë u zgjidh. Por historia përsëritet.

Qytetari Klodian Zajmi shprehet është taksapagues i rregullt, por paguan ujin aforfe. Ai ka vajtur dhe është ankuar në zyrën e Ujësjellësit të Kamzës disa herë dhe gjithmonë i thonë që problemi do zgjidhet “nesër”.

Por vetëm ia kanë shtyrë zgjidhjen. Klodian Zajmi: Ka 1 muaj e gjysmë që nuk ka ujë. Ka 5 vite që jetoj këtu. Me ujë të pijshëm ne na furnizonte Kamza. Uji vjen me dy orare; 8:30 dhe 15:30. Afrofenë e paguajmë 12 mijë Lekë (të vjetra) në muaj. Edhe librezën e kam, i kam paguar të gjithë muajt.

Para 15 ditësh ishte edhe vjehrri, u la me kusi. Shkova u interesova te zyrat, bisedova me përgjegjësinë që gjeta aty, bëra dhe deklaratë që këtë punë tha do ta shikojmë nesër. Nuk erdhën. Vajta prapë dhe më thanë hajde prapë.



Vajta prapë, nesër prita se do vijë uji, nuk erdhi. Duke qenë se në zyrat dhe me shkresat që bëja unë nuk po më zgjidhnin punë, dola xhiro që të marr teknikët. Ata nesër, si gjithmonë. Ka 1 muaj që më thonë kështu. S’kanë sjellë asnjë gjë. Më në fund pata një komunikim me njërin nga teknikët.

LEXO EDHE:  Testet për Covid/ Rreth 3,700 suedezëve u janë dhënë rezultate të gabuara

LEXO EDHE:  Shkon në spital me dhimbje koke/ Mjekët i japin vetëm 30 minuta jetë

Nga biseda me teknikun, edhe ky i fundit i thotë që “nesër” do ta shikojë rastin. Klodian kërkon ta takojë dhe tekniku i Ujësjellës Kamëz shprehet i gatshëm i thotë që të shkojë ta takojë te një lokal ku ai ndodhet.

Tekniku: Mos me e vrit trunin, në orën 3 më merr mu në telefon! Sa u ula me pi kafe. Unë këtu jam, në qoftë se ke mundësi ti….

Klodiani shkoi bashkë me gazetaren e Stop për të takuar teknikun, por ky i fundit sapo pa grupin e xhirimit të emisionit u fut në tualetin e lokalit dhe nuk doli andej deri sa u largua gazetarja.

Në kushte të tilla, Stop dhe qytetari shkuan në zyrat e Ujësjellësit të Kamëz, ku takuan një punonjës i cili i tha se nuk ka qenë në dijeni të kësaj situate dhe problemin do të shkojnë ta shikojnë “nesër”. Por pas insistimit të qytetarit dhe të gazetares së Stop, inxhinieri ra dakord që të shkonte po atë ditë për të parë problemin përse shtëpia e qytetarit nuk furnizohet me ujë. /tvklan

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi në Stop/ Avokati i premton të riut vizë pune në Gjermani për 1500 Euro

Publikuar

-

Nga

Një i ri, i cili i kishte paguar 1500 Euro një avokati pasi ky i fundit i kishte premtuar se do ta ndihmonte për të nxjerrë vizë gjermane, kërkon që t’i kthehen paratë mbrapsht. Marsel Sina, thotë për emisionin Stop në Tv Klan, se avokati Sokol Berberi i kishte kërkuar gjithsej 300 Euro, gjysmat e parave në fillim dhe gjysmën tjetër pasi të dilte viza.

Sipas marrëveshjes së tyre, nëse nuk realizohej, avokati do të kthente paratë. Por viza për punë në Gjermani nuk doli dhe tani Marsel Sina kërkon 1500 Euro.

Që nga muaji Prill dhe deri në Tetor 2021, avokati Sokol Berberi nuk mbaroi punë dhe nuk ktheu paratë, duke gjetur justifikime.

Marsel SinaAvokati Sokol Berberi më premtoi një vizë pune gjermane. Viza e punës kushtonte 3 mijë Euro. Në fillim Sokoli donte 1500 Euro, ndërsa 1500 Euro të tjera i donte kur unë të merrja vizën e punës. Sokoli më premtoi që unë vizën e punës do ta nxjerr për 1 muaj e gjysmë. Nëse nuk do ta nxjerr vizën për 1 muaj e gjysmë, do të kthej 1500 Euro mbrapsht. Kjo punë ka kaluar një kohë të gjatë. 1500 Euro Sokolit ia kam dërguar që në muajin Shkurt. Kur e merrja në telefon Sokolin më mashtronte, pas 2 javësh, jam bllokuar nga koronavirusi, pas 3 javësh, pas 10 ditësh e kështu vazhdonte me mashtrimet e veta. Për momentin ndodhem në Gjermani. Kam shumë besim te emisioni Stop.

Gazetari i emisionit Stop, avokati Sokol Berberi tha se do e asistonte të riun nëse ambasada vononte përgjigjen. Sipas tij, edhe për të blerë bukë, duhet asistenca e një avokati. Pas këmbënguljes sonë, Berberi premtoi të kthente paratë në 15 Tetor, duke kërkuar që problemi të mos transmetohej.

Gazetari- Të dalim direkt tek tema, se unë kam një takim tjetër!

Av.Sokol Berberi-S’ka gjë. Cili është personi, ose për cfarë jam mendu, por nuk…

Gazetari-Ëëë..,Marsel Sina.

Av.Sokol Berberi-Ëëë…,ok! E njof Marselin, është në Gjermani tani.

Gazetari- E ka sjellë si shqetësim, si denoncim, ku në përshkrimin, që bën në redaksinë tonë, thotë: I kam thënë 1500 euro nëpërmjet një shokut tim, për të nxjerrë një vizë për në Gjermani.

Av.Sokol Berberi- Jo për të nxjerrë vizën, por për procedurat, duke filluar nga takimi, dokumentacioni edhe të gjitha.

Gazetari – Mesa di unë, lihet ky takimi, që nxjerr ambasada?

Av.Sokol Berberi- Termini. (takimi)

Gazetari- Termini, që është shumë i vështirë për t’u kapur?

Av.Sokol Berberi- Po pra, bravo…!

Gazetari-Këtë e bën vetë, s’ka nevojë për avokat.

Av.Sokol Berberi-Jo, jo e bën vetë, po  unë i  bëj dhe  kërkesë- ankesë, kanë kaluar afatin në bazë të ligjit, sepse i vonojnë p.sh:e ka për 40 ditë, i vonojnë 9 muaj, 6 muaj, 5 muaj ambasada…terminin.

Gazetari-Po unë e di, po e kape, po s’e kape…

Av.Sokol Berberi- Po bravo, por i kanë anulu…

Gazetari- Jo, jo! I përzgjedh sistemi. Ti mund të kesh 3 vjet, që pret dhe s’i kap datat e aplikimit. Mund të hysh sot dhe e kap. Po e di unë, se jam marrë…, më kupton?

LEXO EDHE:  E braktisur nëpër rrugët e Piqerrasit/ Dërgohet në spital e moshuara

LEXO EDHE:  Ulet sërish kurba e infektimeve/ Ja sa persona kanë humbur jetën sot

Av.Sokol Berberi-Është vendndodhja, banesa…

Gazetari-Po pse me avokat?!

Av.Sokol Berberi-Me avokat bëhet cdo gjë, me avokat bëhet, mund të shkosh të blesh edhe bukën me avokat, hahhaha…



Gazetari-Prandaj po të them, n.q.s ti e justifikon punën, ato, cfarë i ke bërë atij…

Av.Sokol Berberi-Nuk ka lidhje, unë do t’ia jap gërmë më gërmë.

Gazetari-Mos ia kthej, që mos thuash nesër-pasnesër i kam bërë punë…

Av.Sokol Berberi-Genci më mirëkupto! Më shiko njëcikë! Nuk kemi debat për të tilla gjëra.

Gazetari-Ok!

Av.Sokol Berberi-Thjesht i kam thënë në 11 shtator. Me 11 shtator unë kam qënë sëmurë, ai ndoshta më ka marrë …Jo s’më ka marrë. Me mua ai ka një muaj, që s’më merr më mua…

Gazetari-Ti je privat. N.q.s e justifikon punën, s’ka përse…të ndihesh debitor.

Av.Sokol Berberi-Patjetër! Jo, jo unë jam debitor moral. Thjesht ai është tërhequr dhe më thotë: tani m’i jep!

Gazetari- Në qoftë se të bën puna aq, thuaja ti: më bën puna kaq, të kam bërë këto, këto…!

Av.Sokol Berberi- Jo tani ai thotë: nuk e dua më, tërhiqem dhe reagimi e ka për datën, se ka kalu data 11 shtator.

Av.Sokol Berberi-Po jo me e nxjerr, po si do e nxjerrësh në media?! Po jo mo Genci, nuk duhet me e nxjerr në media! Ik bisedo ti me zotërinë, në këtë datë ke lekët.., eee kaq!

Gazetar- E kaq, po!

Av.Sokol Berberi- Po kjo s’ka pse bëhet mediatike! Të lutem tani, se unë jam duke fol..!

Gazetari- Më shiko tani! Ti kuptoje dhe llogjikën time! Mua nuk më ka paguar ai nga Gjermania dhe po vij t’i zgjidh hallin atij. Jam shumë i ftohte në këtë gjë, prandaj po të them!

Av.Sokol Berberi- Genc më dëgjo! Dhe unë jam shumë i ftohtë. Dakord!. Ai zotëria më ka thënë: më jep pagesën dhe unë i kam thënë: do ta jap në filan datë, në të cilën datë nuk ia kam dhënë. Tashti në filan datë, të them unë, e ka të sigurtë 5 milionë përqind.

Gazetari-Po kaq..!

Av.Sokol Berberi- Po tani s’ka pse të bëhet mediatike kjo, atëherë c’u pa kjo?!

Ai të shkojë në gjykatë pastaj…!

Gazetari-Po le të shkojë…!

Av.Sokol Berberi-Jo, jo! Them në kuptimin..,s’ndodh ajo…Unë jam duke shlyer detyrimin. Tani, që të jem i sinqertë, unë më 21 gusht.., ëëë të lutem…!

Gazetari-Rëndësi ka zgjidhja!

Av.Sokol Berberi-Më dëgjo Sokolin, se unë kam dalë sot. Zgjidhja, n.q.s do më tolerosh ti në kuptimin njerëzor, e kupton vetë…unë, në qoftë se i kam thënë në 11 Shtator, unë kam dalë sot dhe në qoftë se më mirëkupton, unë kam dalë sot dhe në 15 Tetor unë e shlyej.

Nga Gjermania ku ndodhet me punë, Marsel Sina na konfirmoi se avokati Sokol Berberi ia ktheu shumën prej 1500 Eurosh. /tvklan

LEXO TE PLOTE