LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali i “Pandora Papers”/ Klodiana Lala nxjerr emrin e parë, i afërt me një politikan shqiptar

4 Tetor 2021, 20:20, Aktualitet CNA
Skandali i “Pandora Papers”/ Klodiana Lala nxjerr emrin e parë,

Gazetarja Klodiana Lala ka folur për skandalin e ?Pandora Papers?, ku u shpreh se pastrimi i parave mbetet një nga çështjet më problematike në vendin tonë.

Lala tha se për ?Papers Pandora?, ka informacione të pakta, ndërsa bëri me dije se aktualisht është i përfshirë një person i afërt me një politikan shqiptar, emri i të cilit është Vasil Kallupi.

?Pastrimi i parave është një nga shqetësimet kryesore. Për ?Papers Pandora? ka informacione shumë të pakta. Bëhet fjalë për një person të afërt  me një politikan shqiptar. Di të them se personazhi Vasil Kallupi, është i njohur si një nga njerëzit shumë pranë të ish-kryeministrit Fatos Nano, por nuk e lidh personalisht me zotin Nano. SPAK ka deklaruar që do ta ketë në konsideratë këtë çështje?, tha më tej Lala në ?Real Story?./CNA.al

Lajmet e fundit nga