LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qeveria lë në “harresë” proçesin e integrimit/ Zbardhen detajet

4 Tetor 2021, 12:33, Politikë CNA
Qeveria lë në “harresë” proçesin e integrimit/

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzon Qeverinë shqiptare se nuk ka vullnet, për të punuar, në lidhje me procesin e integrimit në BE.

Në një postim në rrjetet sociale Tabaku shkruan se Qeveria po e tërheq zvarrë prej disa kohësh këtë proces dhe sot në tavolinën e Komisionit të Integrimit, mungon Raporti i Qeverisë për 15 kushtet e BE.

Sipas Tabakut, përderisa nuk ka një raport do të thotë që qeveria nuk ka vullnet për të vazhduar këtë proces.

?Në seancën e parë të Komisionit të Integrimit Europian do të dëshiroja të theksoja dëshirën dhe vullnetin e mirë që ky komision të përmbushë detyrimin që i ka shqiptarëve: pra të jetë një vëzhgues i imët i asaj çfarë qeveria ka kryer deri më tani me integrimin dhe atë që do të kryejë.

Do të shikojmë çdo ligj, sidomos ato që kufizojnë liritë e qytetarëve apo janë një hap pas në procesin e anëtarësimit.

Opozita është shumë e interesuar që procesi i integrimit të ecë përpara dhe kushtet e vendosura nga partnerët tanë strategjikë të përmbushen. Kjo sepse ne duam një Shqipëri më të mirë dhe gjithashtu një vend që e meriton integrimin duke i përmbushur kushtet.

Fatkeqësisht me gjithë vullnetin e mirë të opozitës, kuptoj që qeveria nuk ka ende dëshirën dhe vullnetin për tu fokusuar dhe për ta vazhduar këtë proces.

Po e tërheq zvarrë prej disa kohësh dhe sot në tavolinën e këtij komisioni mungon Raporti i Qeverisë për 15 kushtet e BE. Megjithëse këtë javë ne kemi një datë tejet të rëndësishme që është ajo e 6 tetorit pra konferencës së zgjerimit në Slloveni.

Një konferencë që do të vlerësojë punën e qeverisë përpos se të përgëzojë dëshirën e shqiptarëve dhe opozitës për të nisur procesin e integrimit përmes mbledhjes së parë ndërqeveritare.

Përderisa nuk ka një raport do të thotë që qeveria nuk ka vullnet për të vazhduar këtë proces.

Ndaj besoj se përpjekjet tona duhet të fokusohen që qeveria dhe të gjitha institucionet e tjera të fokusohen dhe të shpenzojnë energjitë e duhura për këtë proces strategjik dhe tejet të rëndësishëm.

Ky është një proces që i përket shqiptarëve dhe nuk mund të merret peng nga asnjë qeveri!?-shkruan Jorida Tabaku./CNA.al

Lajmet e fundit nga