Connect with Us

Pjesë e bandës që trafikonte drogë/ Arrestohet shqiptari në Itali

Kronika

Pjesë e bandës që trafikonte drogë/ Arrestohet shqiptari në Itali

Publikuar

-

cna lajme kronike

Një 36-vjeçar shqiptar, i quajtur Luis Egro, është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet si anëtari i gjashtë i një bande të trafikut të kokainës, të goditur një ditë më parë nga policia.

Sipas asj që raportojnë mediat italiane, Egro ndodhej në makinë me familjen e tij në momentin kur u vu në prangat e policisë. Ai u përgjua nga hetuesit para se të shiste 8 gramë kokainë për një festë të organizuar në brendësinë e një shtëpia në Aosta.

Si pjesë e këtij grupi janë arrestuar deri më tani Angjelin Lleshi 30-vjeç, Amarildo  Perloshi 34-vjeç, Elton Beleshi 39-vjeç dhe kunati i tij Leonard Vishaj 33-vjeç si dhe Diego Gustavo Corchia i vetmi italian në bandë.

LEXO EDHE:  Turqi: Arrestohen qindra imigrantë dhe disa trafikantë

Sipas hetimeve të policisë italiane Vishaj kishte rolin e korrierit në grup, ndërsa Beleshi shitësi me shumicë. Lleshi, Corchia dhe Perloshi merreshin me përpunimin e drogës dhe nga shitjet përfitonin rreth 15 mijë Euro në muaj.

Shqiptarët prej kohësh ishin nën hetim për trafikim të lëndëve narkotike. Ndërkohë Gjykata italiane të 4 shqiptarët i ka lënë në burg, ndërsa Diego Gustavo Corchia, 41 vjeç, përfundoi në arrest shtëpie./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Zjarr i madh në Vlorë/ Rrezikohen disa banesa

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike, rajon

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotmë në Vlorë, në lagjen Pavarësia.

Sipas raportimeve, fillimisht janë përfshirë nga flakët disa kallamishte, ndërsa zjarri i favorizuara nga era ka përfshirë  një ndërtesë të pabanuar.

Si pasojë e flakëve rrezikohen edhe banesat e tjera aty pranë.



Ndërkaq, në vendngjarje kanë shkuar dhe forcat zjarrfikëse.

LEXO EDHE:  Vodhi 800 kg duhan/ Arrestohet shqiptari në Itali

LEXO EDHE:  Vodhi 800 kg duhan/ Arrestohet shqiptari në Itali

Deri më tani, nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e zjarrit.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas këmbësorin në Pogradec/ 54 vjeçari në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec.

Mësohet se një automjet ka përplasur një 54 vjeçar, këmbësor. I aksidentuari ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërkaq, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Pogradec/Informacion paraprak



Më datë 04.11.2021, rreth orës 17:15, në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec, shtetasi B. M., duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”, ka përplasur shtetasin A. D., rreth 54 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE:  Dollapë të mbushur me thasë droge/ Arrestohet pronari i hotelit në Sarandë

LEXO EDHE:  Dollapë të mbushur me thasë droge/ Arrestohet pronari i hotelit në Sarandë

Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentohet të rrëmbehet një person në Vlorë/ Krimi godet sërish

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Policia e Vlorës ka njoftuar se dy shtetas, 34 dhe 31 vjeç kanë tentuar të marrin forcërisht në makinë një tjetër shtetas.



“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim shtetasit S. S., 34 vjeç dhe S. J., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Armen, Vlorë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për motive të dobëta kanë tentuar të marrin në makinë forcërisht shtetasin A. S. Vijon puna për kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE