LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmërimi për krizën/ Florjan Binaj: Nesër do të dal të protestoj, është mbushur kupa

4 Tetor 2021, 14:16, Lifestyle CNA
Paralajmërimi për krizën/ Florjan Binaj: Nesër do të

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka reaguar përsa i përket paraljamërimit të kryeministrit Edi Rama për krizën energjetike.

Binaj shkruan se ka kohë që kupa është mbushur dhe se nesër do të dalë të protestojë para kryeministrisë për të gjitha padrejtësistë që po bëhen në Shqipëri.

?Unë do dal të protestoj të mërkurën në orën 17:00 përballë kryeministrisë për të gjitha padrejtësitë që bëhen në Shqipëri prej më shumë se 30 vitesh, nga të gjitha qeveritë me rritjen e çmimit të bukës, naftës, gazit, dritave, jetesës pa i mbrojtur asnjë institucion. Kupa ka kohë që është mbushur dhe po derdhet madje, Por shoqëritë që nuk çohen të protestojnë për padrejtësitë që u bëhen, nuk janë më një shoqëri por skllevër të sistemit. Eja dhe ti!?, shkruan Binaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga