Connect with Us

Nga Ruzvelti tek Çërçilli:Thëniet e famshme që përcaktuan zhvillimet e shekullit XX-të

Blog

Nga Ruzvelti tek Çërçilli:Thëniet e famshme që përcaktuan zhvillimet e shekullit XX-të

Publikuar

-

cna lajme blog

Nga Sean Lang “History Extra”

Fjalët kanë fuqinë që ta ndryshojnë rrjedhën e historisë. Ato mund të forcojnë vendosmërinë e një kombi apo populli të tërë, të ngjallin idealet e një lëvizjeje apo të provokojnë zemërim edhe shumë kohë pasi janë thënë. Ja cilat janë citatet më me ndikim të shekullit të XX-të.

“E vetmja gjë nga e cila duhet të kemi frikë, është vetë frika!” (Frenklin D.Ruzvelt, 1933)

Shtetet e Bashkuara u dërrmuan nga Depresioni i Madh, një kolaps ekonomik i pa precedentë që e shkatërroi imazhin global të Amerikës si vend i mundësive, dhe zhyti në varfëri ekstreme miliona amerikanë. Guvernatori i Nju Jorkut, Frenklin Delano Ruzvelt, garoi dhe u zgjodh president me premtimin e një programi masiv të rimëkëmbjes, të quajtur “New Deal”.

Por ai e dinte se nuk mund të bënte asgjë, në rast se populli amerikan nuk rifitonte besimin tek vetja. Ndaj, në fjalimin e tij përurues më 4 mars 1933, Ruzvelt u tha amerikanëve se ata se nuk duhej të kishin frikë nga asgjë tjetër përveç vetë frikës. “New Deal” (Marrëveshja e Re) zgjati gjatë viteve 1930, derisa Lufta e Dytë Botërore e çoi vendin drejt punësimit të plotë. Ruzvelt u zgjodh në mënyrë të papredecentë 4 herë president i SHBA-së.

“Ne kurrë nuk do të dorëzohemi!” (Uinston Çërçill, 1940)

Deri në qershorin e vitit 1940, dukej se Adolf Hitleri e kishte fituar luftën e tij. Ai kishte pushtuar Poloninë; realizoi një sulm shkatërrues ndaj Danimarkës dhe Norvegjisë. Ndërkohë sulmoi dhe pushtoi në Evropën Perëndimore Holandën, Belgjikën dhe Francën.

Për çdo vëzhgues të paanshëm, ishte e qartë se Britania nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të kërkonte një marrëveshje për paqe me Gjermaninë naziste. Por kryeministri i ri i vendit Çërçill, vendosi t`i injorojë ata që e nxitën t’i shtrinte Hitlerit dorën e pajtimit.

Gjatë një fjalimi elektrizues në Dhomën e Komuneve më 4 qershor 1940, i transmetuar më vonë në BBC, ai deklaroi se Britania do të luftonte dhe nuk do të dorëzohej asnjëherë.“Ne do ta mbrojmë me çfarëdo lloj kostoje ishullin tonë!”. Qëndrimi i tij shpëtoi jo vetëm Britaninë, por të gjithë botën nga pushtimi nazist.

“Bomba bërthamore, është një tigër prej letre!” (Mao Ce Dun, 1946)

Hedhja e bombave bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki në vitin 1945,ndryshoi përgjithmonë botën. Udhëheqësit kishin qenë gjithnjë në gjendje që t’i fusnin në luftë popujt e tyre. Por tani ata mund të fshinin nga harta qytete madje edhe vendetë tëra me një urdhër të vetëm.

Ndërsa SHBA ishte në fillim vendi i vetëm me armë bërthamore, Bashkimi Sovjetik u bë pak vite më vonë falë spiunëve komunistë në Perëndim, që ia dhanë Moskës sekretet e kësaj arme. Në një intervistë dhënë gazetares amerikane Ana Strong në vitin 1946, kreu i Partisë Komuniste Kineze, Mao Ce Dun, e përshkroi bombën atomike si një “tigër prej letre”, pra si diçka që duket më e rrezikshme se sa është në të vërtetë.

Me këtë deklaratë Mao nënkuptonte se të gjitha qeveritë vareshin nga mbështetja epopullit, dhe këta të fundit nuk do të jepnin asnjëherë pëlqimin për përdorimin e armëve bërthamore. Por më vonë fraza u interpelua në një mënyrë tjetër:që asnjë qeveri nuk do të guxonte të përdorte armë të tilla nga frika se mos provokonte një përgjigje nga ana tjetër.

Kjo ishte ideja prapa doktrinës së “shkatërrimit të sigurt reciprok” gjatë Luftës së Ftohtë, kur fuqia dhe numri i armëve bërthamore u rrit ndjeshëm. Edhe atëherë, bota iu afrua në më shumë se një rast katastrofës bërthamore.

“Unë jam më i miri!”(Kasius Klej ose Muhamed Ali, 1963)

Muhamed Ali, ka qenë gjithmonë shumë më tepër sesa një boksier. Ai ishte një shembull për të rinjtë zezakë në të gjithë botën dhe një personazh i famshëm ndërkombëtar, duke përzier triumfet e tij sportive me sharmin dhe zgjuarsinë e madhe. Në vitin 1963, pak para se të njoftonte konvertimin e tij në besimin Islam dhe emrin e tij të ri, ai publikoi recitimin e një poezie me titull “Unë jam më i miri nga të gjithë”.

LEXO EDHE:  Si ta përballoni depresionin pas pushimeve, dhe t’i riktheheni jetës së përditshme

Gjithsesi ai e vuri reputacionin dhe karrierën e tij në rrezik, dhe madje rrezikoi burgun, kur refuzoi të shërbente në ushtrinë amerikane në vitin 1967, në kulmin e Luftës së Vietnamit. Rasti i tij shkoi në Gjykatën e Lartë dhe Ali u bë simbol i kundërshtimit në rritje të Amerikës ndaj luftës, dhe një figurë e lëvizjes për të drejtat civile.

“Unë kam një ëndërr”(Dr.Martin Luter King Jr, 1963)

Fjalimi i famshëm i Luter King u mbajt para Memorialit Linkoln në Uashington. Luter King, që ishte bërë i njohur duke udhëhequr protestat kundër ndarjes racore, po fliste në një tubim të madh të të drejtave civile. Në fjalën e tij ai kërkoi punë dhe trajtim të drejtë për zezakët e  Amerikës.

Por fjalimi i tij pati një jehonë shumë më të madhe sesa tek 250.000 njerëz që e dëgjuan në shesh atë ditë. Fjalimi i 28 gushtit 1963, u bë një moment përcaktues jo vetëm i lëvizjes për të drejtat civile, por i gjithë historisë së Amerikës.

“Gjithçka që të duhet është dashuria” (The Beatles, 1967)

Grupi muzikor britanik ishte në kulmin e famës dhe ndikimit të tij. Muzika pop ishte shndërruar në stilin e jetesës së shumë të rinjve. Në vitin 1967, grupi publikoi një këngë të re “All You Need is Love”, si pjesë e lidhjes së parë të drejtpërdrejtë televizive globale të quajtur “Bota jonë”, e cila u ndoq nga një audiencë prej afro 400 milionë njerëzish.

Kënga ishte shkruar qëllimisht me një tekst të thjeshtë që përsëritet, për të tërhequr shikuesit ndërkombëtarë, dhe përcjellë mesazhin se jeta ka nevojë për shumë më tepër dashuri.

“Ky është një hap i vogël për një njeri, por një hap gjigant për njerëzimin” (Neil Armstrong, 1969)

Kjo është ajo që donte të thoshte Armstrong kur doli nga moduli hënor në sipërfaqen e Hënës më 20 korrik 1969. Eksplorimi i hapësirës, kishte ngacmuar imagjinatën e njerëzve në mbarë botën që nga moment kur sateliti sovjetik Sputnik u lëshua në hapësirë në vitin 1957. Teknologjia hapësinore solli botën e satelitëve, në fillim me telekomunikacionin dhe më vonë gjithçka tjetër, nga televizioni tek meteorologjia, dhe menaxhimi i trafikut.

“Ekzistojnë vetëm individët, nuk ka gjë të tillë si shoqëria”(Margaret Theçër, 1987)

Qeveria konservatore e Margaret Theçër, gruas së parë kryeministre të Britanisë, nisi një revolucion. Qëllimi i saj i menjëhershëm ishte zgjidhja e problemeve ekonomike, në të cilat ishte zhytur vendi në vitet 1970. Ajo e bëri duke promovuar një filozofi të re të bazuar në sipërmarrjen e lirë dhe heqjen e kontrollit shtetëror.

Në një intervistë për revistën “Women Own”, Theçër theksoi besimin e saj se tek e fundit, nuk i takon qeverisë të zgjidhin problemet e njerëzve; se janë individët dhe familjet ato që duhet të kujdesen për veten dhe fqinjët e tyre. Në këtë kuptim, ajo tha “shoqëria është diçka që nuk ekziston”. Kjo deklaratë provokoi një mori debatesh. Përkrahësit e duartrokitën vënien e theksit tek individët, ndërsa kundërshtarët denoncuan atë që ata e panë, si një qëndrim armiqësor ndaj shtetit të mirëqenies sociale.

“Të drejtat e njeriut janë të drejtat e grave, dhe të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut” (Hilari Klinton, 1995)

Lëvizja feministe kishte përdorur një version më të shkurtër të kësaj fraze që nga vitet 1980, por ajo u bë shumë më popullore kur Hilari Klinton, Zonja e Parë si gruaja e presidentit të SHBA-së Bill Klinton, foli në një Konferencë Botërore të Kombeve të Bashkuara për Gratë në Pekin, në vitin 1995.

Për sa kohë që të drejtat e grave vazhdonin të konsideroheshin si një kategori më vete, dukej sikur gratë nuk do të pranoheshin kurrë si të barabarta. Prandaj edhe deklarata e 26 viteve më parë ishte shumë e rëndësishme.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Blog

Shkencëtarët kundër planeve bërthamore të Bill Gates

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kompanitë në pronësi të Bill Gates dhe Warren Buffett planifikojnë të nisin projektin e parë të të ashtuquajturit reaktor atomik “Natrium”. Për ekspertët projekti është përpjekje të gabuar për uljen e CO2.

“TerraPower”, kompania e energjisë bërthamore e Bill Gates, si dhe “PacifiCorp” – në pronësi të kompanisë Holding të Warren Buffett, “Berkshire Hathaway” – u bënë bashkë në shtator të 2020-ës në projektin “Natrium”. Bëhet fjalë për një reaktor të vogël modular për të cilin ata thonë se do të jetë i zbatueshëm deri në vitin 2030.

Shumë vende po mendojnë si zgjidhje reaktorë bërthamorë më të vegjël, të ashtuquajtur modularë, si një mënyrë për të mbështetur prodhimin e energjisë me emetim të ulët, duke shmangur varësinë e deritanishme nga karburantet klasike si gazi apo qymyri dhe duke kaluar tek burimet e rinovueshme të energjisë. “Reaktori do të ndërtohet nga Bechtel, në Wyoming, shteti kryesor i prodhimit të qymyrit në Shtetet e Bashkuara”, tha Gates. “Ne mendojmë se ‘Natrium’ do të ndryshojë historikun e industrisë së energjisë”, theksoi ai.

Akti i Transformimit të Energjisë së Pastër të SHBA-së kërkon eliminimin e qymyrit deri në vitin 2025 dhe dekarbonizimin e plotë të rrjetit deri në vitin 2045. Departamenti i Energjisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka dhënë “TerraPower” 80 milionë dollarë (70 milionë euro) për të çuar përpara idetë e saj. “TerraPower” thotë se uzina do të kushtojë 1 miliard dollarë, duke përfshirë inxhinierinë, prokurimin dhe kostot e ndërtimit, si dhe do të nevojiten shtatë vjet për t’u ndërtuar. Në SHBA, kostoja e ndërtimit të një termocentrali konvencional bërthamor është rreth 25 miliardë dollarë dhe mund të marrë shumë më tepër kohë për t’u ndërtuar.

Bill Gates

“Reaktorët më të vegjël dhe të avancuar, si ata që po zhvillohen nën financimin e Bill Gates dhe të tjerëve, ofrojnë aplikacione, qasje dhe mundësi të reja për një nga burimet më të mëdha në botë të energjisë që nuk emeton karbon, asaj bërthamore” – tha për DW Brett Rampal, drejtor i inovacionit bërthamor në organizatën jofitimprurëse “Clean Air Task Force” (Task Forca e Ajrit të Pastër).

“Nuk janë reaktorë dhe aq të vegjël, sepse janë 345 MW (Megavat)” – tha për DW Antony Froggatt, studiues në Chatham House. “Ndonëse shumë më të vegjël se reaktorët ekzistues (1,000 MW), ata konsiderohen të mëdhenj dhe mund të mos jenë aq modularë sa synohet dhe kjo hedh poshtë argumentin se këto reaktorë mund të ndërtohen në fabrika dhe më pas të dërgohen jashtë” –  paralajmëroi ai.

Rëndësia e fleksibilitetit

Reaktorët “Natrium” pritet të plotësojnë mangësitë e prodhimit të energjisë nga era dhe dielli, siç do të bënte një gjenerator rezervë. Projekti përfshin një reaktor të shpejtë të ftohur me natrium 345 megavat (MW), i cili ruan energjinë nga kripa e shkrirë, me qëllim rritjen e prodhimit të energjisë në 500 MW në kohën kur ka kërkesë maksimale për energji. Teknologjia e natriumit ka aftësinë për të ruajtur nxehtësinë në rezervuarët e kripës së shkrirë për përdorim në të ardhmen, si një bateri.

LEXO EDHE:  Studimi/ Reklamat politike ekstremiste, dëmtojnë atë që i përdor ato

LEXO EDHE:  Si të ndërtojmë sot një demokraci, si ajo e Athinës së Lashtë



“Natriumi përfshin rezervuarët e ruajtjes së nxehtësisë së nitratit – i njëjti që përdoret në sistemet e përqendruara të energjisë diellore. Kjo mundëson prodhimin ekonomik të ndryshueshëm të energjisë elektrike – një zëvendësim për turbinat e gazit dhe impiantet e qymyrit”, i tha DW-së, Charles Forsberg, nga Departamenti i Shkencës dhe Inxhinierisë Bërthamore në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts.

Warren Buffet

“Reaktori funksionon me fuqi të plotë, me energji elektrike të ndryshueshme në rrjet. Depozitimi i nxehtësisë është rreth 10 herë më pak i shtrenjtë se depozitimi i baterisë por nevojitet që teknologjia e prodhimit të nxehtësisë të bëhet një me ruajtjen e nxehtësisë. Energjia bërthamore është teknologjia e prodhimit të nxehtësisë me karbon të ulët” – tha Forsberg.

Dobësitë

“Bill Gates ka nënvlerësuar vazhdimisht rolin e sigurt dhe tashmë të provuar të energjisë së rinovueshme në dekarbonizimin e ekonomisë sonë, duke i dhënë rëndësi një teknologjie më të rrezikshme dhe me pasoja si gjeoinxhinieria dhe ajo bërthamore,” tha për DW Michael E. Mann, profesor i shkencës atmosferike në Universitetin Penn State. Mann, nënshkrues i një deklarate të fundit që bën thirrje për dekarbonizim përmes energjisë 100% të rinovueshme, thotë se e sheh shqetësuese që Gates po përpiqet të përfitojë nga ky “drejtim i gabuar”. “Është qasje e rrezikshme, sepse na çon në rrugën e gabuar. Në këtë pikë, veprimet nuk janë më teknologjike. Ato janë politike”  – argumentoi Man.

Të tjerët pajtohen. “Energjia bërthamore është një diversion nga aksioni që duhet ndërmarrë për emergjencën klimatike”, tha për DW Jan Haverkamp i ‘Greenpeace’. “Fuqia e re bërthamore, qofshin reaktorë të mëdhenj ekzistues apo modele të reja të vogla, mund të ofrojnë vetëm një pjesë margjinale të reduktimit të emetimeve të gazeve serrë” shprehet Haverkamp, duke shtuar se një dyfishim i kapacitetit aktual do të sillte më pak se 4% reduktim. “Reaktorët si ‘Natrium’ janë ato që ne i quajmë reaktorë me rritje të shpejtë. Këto reaktorë janë makthe”, sipas Haverkamp. Ato veprojnë së bashku me teknologjinë e përpunimit, e cila është gjithashtu e rëndësishme për izolimin e materialit të bombave bërthamore. Qoftë vetëm për këtë arsye, unë mendoj se idetë e Gates në këtë fushë janë tepër të rrezikshme” – vijoi ai.

“Sot, energjia e erës dhe diellit janë shumë më të lira, shumë më të shpejta për t’u përdorur dhe shumë më të sigurta se centralet bërthamore tradicionale,” tha për DW Robert Howarth, profesor në Universitetin Cornell.

“A mund të jenë më të mira se termocentralet tradicionale bërthamore këto impiante që përfytyrojnë Gates dhe Buffet? Ndoshta, por ky është ende vetëm një eksperiment. Dhe unë dyshoj në pretendimet që ngrihen. Në çdo rast ato janë një shpërqendrim dhe është mirë që ne të heqim dorë nga energjia bërthamore dhe të kalojmë 100% drejt burimeve të rinovueshme, sa më shpejt që të mundemi”, përfundoi Howarth./DW

LEXO TE PLOTE

Blog

Bosnje-Hercegovina rrezikon të ripërtërijë dhunën etnike në Ballkan

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Iva Vukushic “The Conversation”

Çerekshekulli që prej përfundimit të luftës në Bosnje, ky vend sot ndodhet sërish në një pozitë të rrezikshme. Njerëzit që jetojnë atje janë shumë të shqetësuar. Tek e fundit kanë shumë të drejtë, pasi në konfliktin që përfshiu vendin midis viteve 1992-1995, më shumë se 100.000 njerëz u vranë ose u zhdukën.

Midis tyre ishin rreth 8.000 burra dhe djem të vrarë në gjenocid pas rënies së Srebrenicës në korrikun e vitit 1995. Që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit dhe përfundimi i luftës, është bërë shumë për të zgjidhur problemet e krijuara nga trashëgimia e dhunës së përhapur.

Shumë prej njerëzve të zhdukurve nuk janë gjetur. Disa nga ata që janë përgjegjës për vrasjen, përdhunimin dhe rrahjen e mijëra njerëzve, janë ndjekur penalisht dhe burgosur. Megjithatë, duket se ajo që është arritur nuk është e mjaftueshme. Dhe tani po shtohet frika se dhuna mund të shpërthejë sërish.

Që nga fundi i vitit 1995, Bosnja ka ngecur e mbërthyer në një strukturë kushtetuese jofunksionale. Marrëveshja e paqes krijoi dy entitete:Republika Srpska dhe Federata e Bosnjë-Hercegovinës. Së bashku me qarkun e vogël por që ka një vendndodhje strategjike, Brčko, përbëjnë shtetin federativ.

Federata drejtohet bashkarisht nga përfaqësuesit e boshnjakëve (më parë të referuar si myslimanë boshnjakë) dhe kroatët e Bosnjes. Ndërkaq, krijimi i një Republika Srpska të pavarur ishte projekti politik i parashikuar dhe mbështetur nga ish-udhëheqësit Radovan Karaxhiç dhe gjenerali Ratko Mlladiç së bashku me sponsorat e tyre në Serbi.

Këto të fundit përfshinin ish-presidentin serb Sllobodan Milosheviç, qësiguroi fondet dhe armët e nevojshme për të zhvilluar luftën. Karaxhic dhe Mlladiç u dënuan në Hagë me burgim të përjetshëm për krimete kryera në ndjekje të ambicieve të tyre territoriale dhe demografike.

Pikërisht gjatë fushatës së armatosur për krijimin e Republika Srpska, që sipas tyre do të ishte e lirë nga jo-serbët, u kryen shumica e krimeve më të tmerrshme. Sistemi i krijuar sipas Marrëveshjes së Dejtonit i dha fund luftës, por në të njëjtën kohë e ndau vendin. Ai krijoi stimuj që politikanët të ndiznin flakën e tensioneve etnike, dhe bëri të mundur që ata të kënaqeshin me korrupsionin e përhapur pa e humbur postin që mbajnë.

Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar – kryesisht SHBA dhe Bashkimi Evropian -e ka humbur gradualisht interesin për financimin e përpjekjeve shtet-ndërtuese në rajon. Shumë premtime u bënë menjëherë pas konfliktit. Por që nga ajo kohë, krizat në Siri, Ukrainë dhe së fundmi në Afganistan, kanë kërkuar si reagime po ashtu edhe burime.

Kjo ka sjellë zbehjen e premtimit për integrimin e Bosnje Hercegovinës në BE. Gjatë15 viteve të fundit, nuk ka pasur asnjë vizion, entuziazëm dhe shumë pak shpresë për një të ardhme më të mirë. Së fundmi, reagimi i dobët ndaj COVID-19, nxori një pah se Bosnja është bërë shumë jo-funksionale, dhe se kjo gjë ka pasoja vdekjeprurëse.

Në këtë kontekst të ndërlikuar, udhëheqësit serbë të Bosnjës dhe kryesisht politikani më dominues Milorad Dodik, kanë ngritur ndjeshëm tensionet, duke kërcënuar se do të krijojnë një Ushtri Serbe të Bosnjes, dhe se do të tërhiqen nga institucionet e përbashkëta shtetërore, si dhe kanë deklaruar se do të shpallin pavarësinë.

LEXO EDHE:  Nga psikopatët tek “sadistët e përditshëm”/ Pse njerëzit i dëmtojnë të tjerët për kënaqësi?

LEXO EDHE:  Gazsjellësi “Nord Stream 2” një armë strategjike e Putinit/ SHBA të pengojë ndërtimin



Planet e Dodik kërcënojnë që ta shkatërrojnë vetë sistemin që e mban Bosnjën të bashkuar dhe në paqe. Herën e fundit që nacionalistët u përpoqën të kishin një Republika Srpska të pavarur, pati gjakderdhje dhe persekutim masiv dhe sistematik të komuniteteve jo-serbe.

Ushtria Serbe e Bosnjës ishte forca që për 4 vite rresht granatoi dhe goditi me snajper civilët në Sarajevës. Oficerët e saj të sigurisë dhe inteligjencës, ishin kryesisht autorët e gjenocidit të Srebrenicës.

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, si dhe në gjykata në vend, duhej që të siguronin drejtësi dhe parandalim. Boshnjakët që përballen me krizën aktuale nuk ndihen të sigurt. Ritmi i gjyqeve për të dënuar kriminelët e luftës është ngadalësuar shumë vitet e fundit, duke lënë ende të lirë vrasës dhe përdhunues.

Në fillimin e vitit 2022, do të mbushen 30 vjet që kur doli versioni origjinal i Republikës Srpska, si pasojë e një fushate brutale të spastrimit etnik dhe gjenocidit. Afrimi i atij përvjetori, krahas kontekstit më të gjerë gjeopolitik – me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe BE-në të shpërqendruara, dhe me një Rusi më agresive-po krijon një dimër të trazuar.

Rusia vjen e inkurajuar me përvojat me Ukrainën Lindore dhe Krimenë, ku ajo ka zgjeruar ndikimin dhe kontrollin nëpërmjet bashkëpunimit me aktorët vendas. Analistët e pranojnë se Moska mund të bëjë të njëjtën gjë duke mbështetur planet e serbëve të Bosnjës.

Këtij konteksti i shtohen edhe tensionet e fundit në rajon në zonat kufitare me Kosovën. Edhe në Maline Zi ka shqetësime për një komunitet të radikalizuar, që dëshiron të ketë lidhje më të ngushta me Serbinë. Njerëzit në Bosnje Hercegovinë e kujtojnë mirë fillimin e viteve 1990.

Shumë prej tyre u ndjenë të braktisur dhe jo pa arsye nga komuniteti ndërkombëtar, që mjaftohej me ndjekjen e lajmeve të mbrëmjes kur boshnjakët mblidheshin, futeshin nëpër kampe dhe ndërkohë që shtëpitë e tyre ishin grabitur ose djegur, ose qëlloheshin nga snajperët që ishin pozicionuar në kodrat përreth Sarajevës.

Kjo krizë, si një kulm i viteve të stanjacionit dhe degradimit, duhet të shërbejë si një thirrje për veprim, në mënyrë që gjendet një shteg i arsyeshëm për të ecur përpara pa dhunë, me siguri edhe për të garantuar prosperitet për të gjithë qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës, pavarësisht prejardhjes së tyre etnike.

Që kjo të arrihet, duhet që vullneti dhe përkushtimi politik i liderve lokalë të jetë vendimtarë. Por edhe para kësaj, ajo për të cilën ka dëshpërimisht nevojë Bosnje-Hercegovina është vëmendja e politikanëve ndërkombëtarë, për të treguar se dikush ndodhet në një pozicion ku mund t’iu japë ndihmë.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://theconversation.com/bosnia-and-herzegovina-world-leaders-risk-renewed-violence-if-the-country-breaks-apart-171068

LEXO TE PLOTE

Blog

Polonia paralajmëron “përshkallëzim të armatosur” me Bjellorusinë

Publikuar

-

Nga

Polonia paralajmëron për një përshkallëzim të mundshëm të armatosur në kufirin e saj me Bjellorusinë, ndërsa mijëra emigrantë përpiqen të kalojnë kufirin për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Qeveria polake akuzon Bjellorusinë se po i drejton emigrantët drejt kufirit, si pjesë e një ‘lufte hibride’. Vlerësohet se mijëra emigrantë kanë ngritur kampe përgjatë kufirit afër fshatit polak Kuźnica. Disa u përpoqën të çanin gardhin me tela dhe rojat kufitare polake përdorën gazin lotsjellës për t’i shpërndarë ata.

Autoritetet polake thanë se janë arrestuar dhjetëra emigrantë. “Në 24 orët e fundit kemi pasur 309 përpjekje të paligjshme për të kaluar kufirin. Roja Kufitare ka lëshuar 85 urdhra për largim nga territori i Polonisë. Shtatëmbëdhjetë të huaj u arrestuan dhe do t’i nënshtrohen një procedure administrative“, u tha gazetarëve të martën zëdhënësja e Rojave Kufitare polake, Katarzyna Zdanoëicz.

Polonia mbyll kufijtë për migrantët, akuza ndaj Bjellorusisë

Nuk është e qartë nëse emigrantët e ndaluar kanë kërkuar strehim në Poloni, që është e drejtë e tyre sipas ligjit ndërkombëtar.

Emigrantët janë nga Afganistani, Lindja e Mesme dhe Afrika, kryesisht të rinj, por edhe disa gra dhe fëmijë. Në pamjet e transmetuara në televizionin shtetëror bjellorus, që nuk mund të vërtetoheshin në mënyrë të pavarur nga Zëri i Amerikës, një emigrant tha se nuk dëshironte të qëndronte në Poloni. “Jo në Poloni. Ne po shkojmë në Gjermani. Gjermania është jeta. Jo Polonia”, tha ai. Gjermania është një synim i përbashkët për shumë emigrantë që hyjnë në Evropë.

Shfrytëzimi i emigrantëve si ‘armë”

Polonia dhe Bashkimi Evropian akuzojnë Minskun për shfrytëzimin e emigrantëve si “armë” duke i ftuar ata të hyjnë në Bjellorusi dhe më pas duke i drejtuar në kufi, ndonjëherë edhe me forcë. Duke vizituar zonën kufitare të martën, kryeministri polak Mateusz Morawiecki, vlerësoi punën e 12,000 trupave që qeveria ka vendosur për të mbrojtur kufirin.

Ne e dimë se ky është një operacion plotësisht i planifikuar, i cili synon të dëmtojë sovranitetin e vendit tonë. Kjo është absolutisht e qartë për ne”, kryeministri polak.

Regjimi i (presidentit të Bjellorusisë Aleksander) Lukashenko po përdor civilët si armë të një lufte hibride. Ajo që mund të shohim sot janë metoda të reja dhe ju jeni një fortesë thelbësore për t’u mbrojtur nga këto metoda të reja”, shtoi ai.

Polonia mbylli të martën vendkalimin kryesor kufitar me Bjellorusinë, që është rruga kryesore për trafikun rrugor midis Evropës veriore dhe Rusisë.

Mbështetja ruse

Bjellorusia mohon akuzat se po i dërgon emigrantët drejt kufirit. Presidenti Aleksander Lukashenko akuzoi Poloninë se “ka marrë armët në dorë. Është e qartë që është një lloj stërvitjeje apo frikësimi. Sigurisht që do ta përballojmë pa asnjë ankth”, tha ai për televizionin shtetëror.

Rusia shprehu mbështetjen për aleaten e saj, Bjellorusinë dhe fajësoi politikat e Bashkimit Evropian mbi migracionin për situatën në kufi. Në një konferencë shtypi të martën pas bisedimeve me zyrtarët e Vatikanit, ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, i bëri thirrje Evropës që t’i japë ndihmë financiare Bjellorusisë.

Vendet e BE-së duhet të kenë standarde të qëndrueshme kur bëhet fjalë për pranimin ose refuzimin e refugjatëve. Përse, kur refugjatët vinin përmes Turqisë, BE-ja ndau fonde për t’u mundësuar qëndrimin në Turqi? Përse është e pamundur të ndihmosh bjellorusët në këtë mënyrë?”, tha ai

Hakmarrje



Bashkimi Evropian thotë se Bjellorusia po hakmerret për sanksionet që blloku vendosi pas shtypjes brutale të protestave pro-demokracisë, pas zgjedhjeve të diskutueshme të vitit 2020, për të cilat vëzhguesit perëndimorë thonë se ishin të manipuluara.

LEXO EDHE:  Si ta përballoni depresionin pas pushimeve, dhe t’i riktheheni jetës së përditshme

LEXO EDHE:  Nga psikopatët tek “sadistët e përditshëm”/ Pse njerëzit i dëmtojnë të tjerët për kënaqësi?

Presidentja (e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen) kërkoi shumë qartë që Bjellorusia t’i jap fund instrumentalizimit të emigrantëve për qëllime politike, gjë që po vë në rrezik jetën e njerëzve“, tha të martën Dana Spinant, një zëdhënëse e Komisionit Evropian.

BE akuzon Bjellorusinë: Po përdor “taktika prej gangsterësh”

Qëllimi ynë është të dërgojmë mesazhin e qartë për autoritetet e vendeve nga vijnë emigrantët se ky është një kurth i rrezikshëm, se njerëzit po joshen nga regjimi në Minsk dhe ata sillen në Bjellorusi dhe dërgohen drejt kufijve të BE-së. Ata po përballen me një situatë vërtet të rrezikshme atje”, tha ajo.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, u bëri jehonë këtyre shqetësimeve. “Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm shfrytëzimin politik dhe detyrimin e njerëzve të cenueshëm nga regjimi i Lukashenkos, dhe lehtësimin e pashpirt dhe çnjerëzor nga regjimi të valëve të parregullta të migracionit përtej kufijve të tij“, u tha zoti Price gazetarëve.

Mediat e bllokuara

Polonia ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin kufitar, duke bllokuar qasjen e grupeve të ndihmës dhe gazetarëve. Disa emigrantë kanë vdekur tashmë në kufi, ndërsa mijëra janë të bllokuar në temperatura të ulëta me pak ushqime ose ujë.

Bjellorusia po e çon Evropën në një krizë morale, thotë analisti polak, Piotr Buras nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Si evropianë, si qenie njerëzore, ne nuk mund të injorojmë tragjedinë e atyre njerëzve që u bllokuan mes rojeve kufitare bjelloruse, nga njëra anë, të cilët nuk i lejojnë as të kthehen në Minsk ose në vendet e tyre, edhe nëse duan meqë rojat kufitare bjelloruse i shtyjnë ata njerëz drejt kufirit polak, i kërcënojnë dhe përdorin forcë kundër tyre – dhe nga ana tjetër, në anën polake, ka roja kufitare që nuk i lejojnë të hyjnë”.

Lukashenko është i interesuar të ketë trupa të pajetë në kufirin polako-bjellorus sepse, nga këndvështrimi i tij, kjo do të komprometonte vlerat evropiane”, tha analisti Buras për Zërin e Amerikës.

Organizatat humanitare thonë se veprimet e trupave polake për kthimin mbrapsht të strehimkërkuesve të ligjshëm, shkelin ligjin evropian dhe ndërkombëtar. Polonia thotë se veprimet e saj janë të ligjshme.

Në një deklaratë të përbashkët, Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) bënë thirrje për një shtendosje të menjëhershme. “Në dritën e situatës alarmante në kufi, të dyja palët duhet të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar dhe të garantojnë sigurinë, dinjitetin dhe mbrojtjen e të drejtave të njerëzve të bllokuar në kufi”, thuhet në deklaratë.

Sanksionet e reja të BE-së

Pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara me Varshavën, Bashkimi Evropian tha të martën se Polonia ka mbështetjen e plotë të tij dhe blloku po përgatit sanksione të reja kundër qeverisë bjelloruse.

Evropa duhet të përdorë gjithashtu diplomacinë për të ndërprerë migrimin në burimin e tij, thotë analisti Piotr Buras. “Lukashenko po sjell emigrantë me avion nga një sërë vendesh. Këto vende, shumë prej tyre, varen edhe nga marrëdhëniet e mira me Bashkimin Evropian dhe është absolutisht e papranueshme që ata të tolerojnë këtë lloj sjelljeje”, tha analisti Buras për Zërin e Amerikës.

Lituania, e cila së bashku me Letoninë ka përjetuar gjithashtu një valë emigrantësh muajt e fundit, ka filluar të vendosë më shumë trupa përgjatë kufirit të saj me Bjellorusinë./voa

LEXO TE PLOTE