Connect with Us

Mësimi me orare të plota/ Brataj paralajmëron shtim të infektimeve

Sociale

Mësimi me orare të plota/ Brataj paralajmëron shtim të infektimeve

Publikuar

-

Pas 2 viteve pandemi dhe nën pushtetin e protokolleve të mbrojtjes nga COVID, mësimdhënia në arsimin e detyrueshëm i është rikthyer sot normalitetit me orare të plota.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj nuk përjashton mundësinë  e rritjes së të prekurve nga Covid pas dy  tre javësh në shkollat ku ka një numër të lartë nxënësish.

 “Është fiziologjike që të ketë një rritje të numrit, pikërisht për faktin se këto mosha janë mosha të pavaksinuara. Janë ata që kanë qenë më të izoluar nga ambientet e shkollës…Eksperienca  ka treguar se në të gjitha ato vende ku shkolla ka filluar më përpara ka pasur një rritje.”

LEXO EDHE:  Skënder Brataj kundër studimit të Akademisë së Shkencave/ Sulçebe: Denigrim subjektiv, flet me hamendje

Megjithëkëtë  sipas drejtorit të Urgjencës Kombëtare situata epidemiologjike nuk pritet të na çojë në masa më të forta, por vetëm në izolim të vatrave të infeksionit.

“Ku shfaqet një vatër infektimi, sigurisht që izolohet dhe rifillon pastaj shkolla me kalimin e situates”, ka thënë ai në një prononcim për ABC news./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Zyrtarisht në dimër/ Zbuloni surprizat që rezervon moti gjatë kësaj jave

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Sipas MeteoAlb, vendi ynë gjatë kësaj jave do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin rreshje shiu në pjesën më të madhe të vendit tonë por në vijim pritet që të kemi prezente edhe rreshjet e dëborës.

Në një pjesë të mirë të zonës malore temperaturat e ajrit gjatë kësaj jave do të pësojnë ulje të ndjeshme duke bërë që në zonat malore të zbresin edhe në – 8 gradë Celsius, ndërsa maksimumi nuk pritet të shkojë më shumë se 17 gradë Celsius.

LEXO EDHE:  Kthesë në udhëzimet anticovid/ BE kërkon vaksina përforcuese për të gjithë të rriturit

LEXO EDHE:  Basha bën ekspertin/ 10% e rasteve me Covid, një javë pas infektimit kanë nevojë për trajtim spitalor



Po ashtu parametri i erës pritet që të jetë probematik këtë javë duke bërë që në det të hapur të shkojë në shpejtësi deri në 100 km/orë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Stuhi, erë dhe shi/ Moti i keq “mbërthen” të gjithë vendin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Vijojnë vranësirat e shumta të sjellin në vend reshje, ku në zonat e ulëta do jenë reshje shiu, por herë pas here do të jenë dhe në formë rrebeshi. Ndërsa në zonat malore Veriore , Lindore dhe Juglindore do të kemi shfaqje të reshjeve të dëbores.

Sipas MeteoAlb,  temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17°C.

LEXO EDHE:  Kirurgu në Berat infektohet me COVID-19/ Niset me urgjencë drejt Infektivit

LEXO EDHE:  Skënder Brataj kundër studimit të Akademisë së Shkencave/ Sulçebe: Denigrim subjektiv, flet me hamendje



Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Perëndimor Jugorperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shiu dhe era “mbërthejnë” vendin/ Troket me furi stina e dimrit

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Vranësirat e dendura deri në orët e mesditës, të cilat do të sjellin rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Po_ashtu dhe në vijim vranësirat e shumta do jenë prezente, por reshjet do të jenë më të pakta gjatë pasdites.

Ndërsa mbrëmja i ri-fuqizon reshjet në zonat malore dhe të ulëta.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 19°C.

LEXO EDHE:  Situata nga Covid/ Artan Fuga: Më ka marrë malli të shkoj te Komiteti!

LEXO EDHE:  Publikohen shifrat/ Ulet kurba e infektimeve, regjistrohen 6 viktima

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë, ku në intervale të shkurtra do të jetë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 – 5 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE