Connect with Us

“Larje hesapesh për trafik droge”/ Klodiana Lala zbardh detajet e reja të vrasjes së dyfishtë

Kronika

“Larje hesapesh për trafik droge”/ Klodiana Lala zbardh detajet e reja të vrasjes së dyfishtë

Publikuar

-

cna lajm aktualitet

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e dyfishtë të mbrëmjes së sotme në Elbasan ku mbeti i vrarë Lulzim Bitri dhe i plagosur rëndë Ardian Çollaku, i cili ndodhet në vdekje klinike.

E ftuar në “Real Story” , Lala tha se ngjarja e sotme është një përplasje që zgjat që prej vitit 2010 ku konflikti i ka rrënjët në Britani, vend në të cilin ka humbur një sasi e konsiderueshme kokaine prej 60 kg.

Lala tha se bëhet fjalë për 2 grupe kriminale njëri prej të cilëve vepron në Dubai pjesë e të cilit është edhe Eldi Dizdari tashmë i arrestuar nga autoritetet atje.

Grupi tjetër është ai i Endrit Alibeaj i arrestuar para 3 vitesh së bashku me xhaxhain e tij në Elbasan.

“Është një përplasje që zgjat prej vitesh, të paktën prej viti 2010 ku në Britani ka humbur një sasi prej  60 kg kokainë.  Bëhet fjalë për 2 grupe kriminale që ka emra shumë persona të botës së krimit atje përfshirë edhe Eldi Dizdarin që është i arrestuar në Dubai. Nga ana tjetër kemi grupin e Endrit Alibeaj që është i arrestuar në vitin 2018 në Bradashesh së bashku me xhaxhain e tij.  Sasia është vjedhur në një nga portet në Britani. 

Lulzim Bitri ka qenë, krahu i djathtë i Tao Çelës i cili mban mbi supe 4 vrasje dhe pjesë e ngjarjes në Rinas. Nga ana tjetër Ardian Çollaku ka edhe mbiemrin  të ndryshuar. Emri i tij lidhet edhe me vrasjen e Everest Çakës. Ai konsiderohej si truri i bandës së Erjon Alibeajt. Pas arrestimit  nuk u provua se është përfshirë drejtpërdrejt në ngjarje. Pra motivet e ngjarjes është: Një vrasje e dyfishtë për larje hesapesh për trafik drogë. Në aktivitet e tyre të mëparshme nuk kanë pasur përfitime. Përfitimet me të mëdha i kaë pasur me përplasjet mes bandave në trafikun e drogës”– tha gazetarja Lala.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Shpërthim tritoli në një banesë/ Rikthehet makthi i eksplozivit në Krujë

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Më datë 05.11.2021, rreth orës 00:56, tek porta e rrethimit të jashtëm të banesës së shtetasit E. H, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë,  ka plasur një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse.

Për pasojë  është dëmtuar vetëm porta e rrethimit të jashtëm të banesës.



Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr i madh në Vlorë/ Rrezikohen disa banesa

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike, rajon

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotmë në Vlorë, në lagjen Pavarësia.

Sipas raportimeve, fillimisht janë përfshirë nga flakët disa kallamishte, ndërsa zjarri i favorizuara nga era ka përfshirë  një ndërtesë të pabanuar.

Si pasojë e flakëve rrezikohen edhe banesat e tjera aty pranë.



Ndërkaq, në vendngjarje kanë shkuar dhe forcat zjarrfikëse.

LEXO EDHE:  “Ishte në gjumë dhe e qëllova me thikë në qafë”/ Shqiptari bën rrëfimin shokues

LEXO EDHE:  “Ishte në gjumë dhe e qëllova me thikë në qafë”/ Shqiptari bën rrëfimin shokues

Deri më tani, nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e zjarrit.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas këmbësorin në Pogradec/ 54 vjeçari në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec.

Mësohet se një automjet ka përplasur një 54 vjeçar, këmbësor. I aksidentuari ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërkaq, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Pogradec/Informacion paraprak



Më datë 04.11.2021, rreth orës 17:15, në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec, shtetasi B. M., duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”, ka përplasur shtetasin A. D., rreth 54 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE:  Pse vrasja e një komandanti iranian, nuk do të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore

LEXO EDHE:  Aksidentohet familja në Elbasan/ Rëndë dy fëmijët

Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE