Connect with Us

Kush do të qeverisë në Gjermani?

Bota

Kush do të qeverisë në Gjermani?

Publikuar

-

Lufta për një aleancë të re qeveritare në Gjermani ka filluar – në radhë të parë mes socialdemokratëve dhe partive të Unionit CDU/CSU. SPD kërkon që bisedimet të marrin hov.

Partitë politike në Gjermani kanë nisur aktivitetet dhe konsultimet për krijimin e një koalicioni të ri qeveritar: Përfaqësuesit kryesorë të partisë socialdemokrate (SPD) të kandidatit për kancelar Olaf Scholz, zhvilluan bisedime të ndaras me drejtuesit e liberalëve (FDP) dhe të Të Gjelbërve dhe kanë shqyrtuar mundësitë për krijimin e një “koalicioni semafor” (ngjyrat e partive: e kuqe, e verdhë dhe jeshile). FDP më pas hyri në bisedime edhe me partitë e Unionit CDU/CSU, kandidati i të cilëve Armin Laschet synon një “aleancë Xhamajka” – sipas ngjyrave të flamurit të shtetit të Karaibeve: e zezë, e verdhë, jeshile.

“Konstruktiv”

Sondierungsgespräche zwischen Grünen & SPD

Pas diskutimeve, të dielën në mbrëmje (03.10), të cilat zgjatën pak më shumë se dy orë, të gjitha palët folën për një atmosferë konstruktive të bisedimeve. Por pjesëmarrësit nuk u shprehën me fjalë konkrete për mundësitë e koalicioneve dhe për temat e diskutuara. Të martën (05.10), Unioni CDU/CSU do të bisedojë për mundësitë e bashkëpunimit me Të Gjelbërit – që është edhe një lloj eksplorimi i dyanshëm i palëve. “Semafori” dhe “Jamajka” konsiderohen të jenë opsionet e vetme realiste për një koalicion të ardhshëm, pasi palët kanë hedhur poshtë deri tani mundësinë e vazhdimit të koalicionit me bazë të gjerë mes dy partive popullore SPD dhe CDU/CSU. Këto dy parti janë edhe tani në pushtet, por nën drejtimin e Unionit konservator, që tani ka më pak vota se SPD. Por të dy palët deri tani janë shprehur kundër vazhdimit të bashkëpunimit.

Sekretari i Përgjithshëm i SPD-së, Lars Klingbeil tha shprehimisht, se partia e tij dëshiron të fillojë sa më parë negociatat për koalicion me liberalët dhe ekologjistët, të gjithë së bashku. “SPD tani është gati për bisedime tripalëshe”, theksoi Klingbeil. Socialdemokratët daun të formojnë një “koalicion fituesish”, pra koalicionin e partive të cilat kanë shënuar rritje në këto zgjedhje. E ato janë socialdemokratët, ekologjistët dhe liberalët. Ndërsa partitë e CDU/CSU, AfD dhe e Majtakanë shënuar rënie të mëdha në vota.

LEXO EDHE:  Qeveria gjermane prezanton aplikacionin për luftën ndaj Covid/ Çfarë duhet të dini
Sondierungsgespräche

Udhëheqësja e partisë ekologjiste Annalena Baerbock tha se Të Gjelbërit do të vendosin për vazhdimin e bisedimeve tripalëshe vetëm pas përfundimit të konsultimeve me partitë e Unionit CDU/CSU. Por shtoi se edhe ata janë të interesuar për bisedime të shpejta. Bashkëdrejtuesi i partisë ekologjiste, Robert Habeck vuri në dukje se edhe SPD ka qenë përgjegjëse për politikën e deritanishme të qeverisë. “Por ne jemi të gatishëm për një rifillim me SPD”,  tha Habeck.

Sekretari i përgjithshëm i FDP Volker Wissing, gjithashtu reagoi me kujdes ndaj kërkesës së Klingbeil. Duke folur për mundësinë e koalicionit “semafor”, ai e bëri të qartë: “Ishte e qartë se pozicionet tona në çështjet esenciale kanë dallime”. Bisedimet e para kanë qenë konstruktive – por: “ishte e qartë se ka shkëmbinj të mëdhenj në rrugë”.

Sondierungsgespräche zwischen Grünen & SPD

Mundësitë e bashkëpunimit

Por edhe pas takimit me partitë e Unionit, Wissing përdori të njëjtën gjuhë metaforike: “Ne kishim mes vete disa shkëmbinj për sa i përket përmbajtjes”. Biseda me FDP ka treguar se kemi “ngjashmëri të mëdha për çështjet përmbajtësore”, tha sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Paul Ziemiak. Për Sekretarin e Përgjithshëm të CSU Markus Blume, konsultimi me FDP-në ishte një “fillim i mirë që lë dëshirë për të vazhduar edhe më shumë”.

Në zgjedhjet federale të 26 shtatorit, partia SPD ka fituar më së shumti vota me 25.7 përqind. Unioni CDU/CSU ka marrë vetëm 24.1 përqind, që është rezultati më i dobët i Unionit në historinë e zgjedhjeve pas Luftës së Dytë Botërore. Të Gjelbërit fituan 14.8 përqind, FDP u përmirësua në 11.5 përqind. Këto dy parti: Të Gjelbrit dhe FDP konsiderohen “si vendimtare”, sepse ato mund të vendosin së bashku se kush do të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë. Këto dy parti janë takuar për konsultime të përbashkëta edhe javën e kaluar./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Pandemia mbyll mbi 2,600 biznese

Publikuar

-

Nga

Për nëntë vjet, Arben Jonuzi ka udhëhequr një biznes në sektorin e akomodimit në Prishtinë.

Dy banesa të marra me qira i ka shndërruar në bujtinën “Hostel Han”.

Aty janë akomoduar turistë nga e gjithë bota deri në vitin 2020, kur edhe ka nisur pandemia e koronavirusit dhe Arbeni është detyruar ta mbyllë biznesin.

“Ka qenë shumë mirë. Iu kemi mundësuar turistëve që të udhëtojnë dhe të flenë me çmime të lira. Por, kur ka ndodhur pandemia, janë mbyllur kufijtë. Kishim edhe shtatë ose tetë mysafirë, të cilët u bllokuan në ‘Hostel Han’, e të cilët u larguan pas hapjes së kufijve”, tregon Arbeni për Radion Evropa e Lirë.

E nesërmja e panjohur për bizneset e vogla

Me shpërthimin e pandemisë, në mars të vitit 2020, shumica e shteteve i kanë mbyllur kufijtë me muaj të tërë, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Shumë fluturime janë anuluar dhe udhëtimet janë kufizuar në minimum.

Arbeni e dinte se kështu nuk mund të vazhdonte punën dhe, në korrik të vitit 2020, e mbylli bujtinën, ku kishte të punësuar katër persona.

Arbeni thotë se ndihma që jepte Qeveria e Kosovës për bizneset, ishte e pamjaftueshme.

“Asgjë… Ishte një ndihmë nga 150 euro për punëtorë që ndante Qeveria. Ishin pak. Nuk mjaftonte ndihma për të paguar shpenzimet që i kishim”, thotë Arbeni, i cili aktualisht është i papunë dhe nuk mendon ta rihapë biznesin e tij.

Për t’i përballuar pasojat e pandemisë, Qeveria e Kosovës ka miratuar Pakon e ringjalljes ekonomike, në vlerë prej 420 milionë eurosh. Në kuadër të kësaj pakoje, bizneset janë ndihmuar kohë pas kohe.

Qeveria subvencionon kreditë e bizneseve prodhuese

Për një vit, rreth 3,300 punëtorë mbetën pa punë

Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, gjatë vitit 2021 janë shuar 1,330 biznese, të cilat kishin të punësuar rreth 3,300 punëtorë.

Gjatë vitit 2020 figurojnë të shuara 1,346 biznese.

Numri më i madh i tyre ka ushtruar veprimtarinë në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, pasuar nga hoteleria dhe akomodimi, si dhe industria përpunuese.

LEXO EDHE:  Qeveria gjermane prezanton aplikacionin për luftën ndaj Covid/ Çfarë duhet të dini

LEXO EDHE:  Numërohen kutitë e para/ Kush udhëheq me vota nominale mes demokratëve në Tiranë



Në listën e bizneseve të shuara figurojnë edhe biznese në fushën e ndërtimit, informimit, komunikimit e të tjera.

Por, jo të gjitha bizneset që figurojnë të shuara në Agjencinë për Regjistrim të Bizneseve, janë të çregjistruara në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

Sipas të dhënave të ATK-së dërguar Radios Evropa e Lirë, numri i kërkesave për mbyllje të bizneseve dallon prej numrit të bizneseve të çregjistruara.

Gjatë këtij viti, vetëm 15 biznese kanë arritur të çregjistrohen në ATK.

“Kjo nënkupton që pas kërkesës së bërë për mbyllje, janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore për mbylljen e tyre. Mund të ketë numër të madh të kërkesave për mbyllje, mirëpo mund të jenë në proces të verifikimit, pasi që asnjë biznes nuk mund të mbyllet pa i kryer të gjitha obligimet tatimore ndaj ATK-së”, thuhet në përgjigjen e këtij institucioni.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se numri i bizneseve të mbyllura gjatë periudhës së pandemisë 2020-2021 është shumë më i lartë, sesa shifrat zyrtare.

Papunësia, problemi më i madh pas pandemisë

Sipas tij, ”janë mbi 20 mijë biznese të mbyllura gjatë pandemisë”, ndërsa 50 mijë punëtorë kanë mbetur pa punë”.

Nga këto biznese të mbyllura, shton Shahini, vetëm 10 për qind e tyre kanë arritur të rikthehen në treg.

Më shumë biznese të reja sesa të mbyllura

Numri i bizneseve të reja, ndërkaq, është më i lartë se i atyre që janë mbyllur këtë vit.

Nga janari deri në nëntor janë hapur mbi 9,000 biznese të reja, tregojnë shifrat e Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve.

Hapja e bizneseve të reja në pandemi, luftë për mbijetesë

Në këtë numër prin sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë, i cili është po i njëjti sektor që kryeson listën e bizneseve të mbyllura.

Përfaqësues të bizneseve thonë se mbyllja, por edhe hapja e bizneseve në sektorë të njëjtë, ndodh për shkak se ekonomia e Kosovës vazhdon të jetë e orientuar në sektorët e tregtisë me shumicë dhe pakicë e më pak në prodhim./ REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Moska: 27 diplomatë të tjerë rusë do të largohen nga SHBA në janar

Publikuar

-

Nga

Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara tha se 27 diplomatë të tjerë rusë dhe anëtarë të familjeve të tyre janë dëbuar nga Shtetet e Bashkuara dhe do të largohen më 30 janar.

Diplomatët tanë po dëbohen. Ne po përballemi me një mungesë serioze të stafit“, tha të shtunën në mbrëmje ambasadori Anatoly Antonov në një intervistë për Soloviev, një kanal në Youtube.

Rusia ka thënë më parë se mbi 100 diplomatë të saj dhe anëtarë të familjeve të tyre ishin detyruar të largoheshin nga Shtetet e Bashkuara që nga viti 2016, kur marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan.

LEXO EDHE:  Pesë të zhdukur pas një shpërthimi në një kompleks të industrisë kimike në Gjermani

LEXO EDHE:  Pesë të zhdukur pas një shpërthimi në një kompleks të industrisë kimike në Gjermani



Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova, që prej 29 tetorit, rreth 200 diplomatë rusë vazhdojnë ende të punojnë në Shtetet e Bashkuara, përfshirë stafin e misionit rus në Kombet e Bashkuara.

Administrata e Presidentit Joe Biden tha muajin e kaluar se stafi i misionit të SHBA në Rusi ishte reduktuar në 120 persona, nga 1200 në fillim të vitit 2017, pas një sërë dëbimesh dhe kufizimesh.

Ambasada amerikane në Moskë ndaloi përpunimin e vizave jodiplomatike këtë vit dhe shtoi rusët në listën e vendeve që mund të aplikojnë për viza në vende të treta./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Gjashtë raste të reja me Covid-19 në Kosovë/ Asnjë humbje jete në 24 orë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar gjashtë raste të reja të prekur nga Covid-19.

Në një njoftim zyrtar, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit, fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete për shkak të koronavirusit.

28 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 1.514 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.



LEXO EDHE:  Qeveria gjermane prezanton aplikacionin për luftën ndaj Covid/ Çfarë duhet të dini

LEXO EDHE:  Shqiptarët i thonë “lamtumirë” Gjermanisë/Kthejnë sytë nga …

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.763.

Në total numri i rasteve aktive është 335.”-thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE