LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar “kryqëzon” Ramën dhe Bashën/ “Ja pse duhet të zhduken”

4 Tetor 2021, 07:25, Politikë CNA
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar “kryqëzon”

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë, ku paralajmëronte krizë energjitike.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se në tetë vite Edi Rama nuk ka bërë asnjë investim në energjitikë. Kjo është një ndër arsyet se pse sipas tij, ?Edi Rama duhet të zhduket?.

?Edi Rama nuk ka faj pse çmimi i energjisë është rritur në gjithë Evropen!

Edi Rama nuk ka faj as për thatësirën!

Edi Rama duhet të qërohet pse nuk ka asnjë investim në energjitikë në 8 vite!

O megavat shtese prodhimi ne energji hidro, diellore dhe ere!

0! Prandaj duhet të zhduket!?-shkruan Kulluri.

Por, ai nuk ka lënë pa shigjetuar edhe kreun actual të PD-së, Lulzim Basha, të cilin e quan peng të Ramës.

Ndërsa kujton investimet në energjitikë në kohën e qeverisjes së PD-së, Kulluri shkruan ?Dhe meqë ?fajin e ka Saliu?, nga 2005-2013 prodhimi i energjisë nga sektori privat u rrit me 30%!

Dhe sipas Lul Pengut 30%=0%!?/CNA.al

Lajmet e fundit nga