Connect with Us

“I erdhi mesazh nga ish-i dashuri”/ Shoku i Klinton Pirës tregon nisjen e konfliktit mes çiftit

Kronika

“I erdhi mesazh nga ish-i dashuri”/ Shoku i Klinton Pirës tregon nisjen e konfliktit mes çiftit

Publikuar

-

cna lajme kronike

Detaje të reja janë zbardhur nga motivi që çoi në vrasjen e 31-vjeçares Jawsackie Jaboah nga i dashuri i saj 26 vjeçar, Klinton Pira, i cili pasi qëlloi atë me thikë, u hodh nga kati i 8 i pallatit dhe ndërroi jetë në vend.

Gjatë një interviste te “Shqipëria Live”, shoku i Kliton Pirës ka deklaruar se në telefonin e 31-vjeçarës ka mbërritur një mesazh nga ish- i dashuri i saj dhe ky mund të ketë qenë shkak për krimin makabër.

Ai ka deklaruar se dy të rinjtë i ndërprisnin shpesh kontaktet mes tyre dhe Klintoni e vuante këtë pjesë.

Nërkohë më tej ai theksuar se Klintoni ishte një djalë i qetë dhe se asnjëherë nuk ka qenë agresiv.

 “Shkak për ngjarjen është bërë një mesazh që ka ardhur në telefonin e Milit, nga një lidhje e mëparshme. Më është thënë se ka pas raste që ata ndërprisnin kontaktet dhe Klintoni e vuante këtë pjesë, e rrezatonte stresin dhe vuajtjen që kishte dhe kur fliste me Milin rrezatonte buzëqeshje dhe mirësi. Klintoni nuk ka qenë asnjëherë agresiv, nuk ka bërë një sherr në jetën e vet dhe dhe njerëzit e quanin si ‘djalin e mirë të Don Boskos’.

Ishte hera e parë që Klintoni vinte në Shqipëri që prej ikjes ilegalisht në Angli dhe me Milin kishin në plan që ata të martoheshin dhe të rrinin disa muaj në Shqipëri. Dhe me sa më është thënë Mili kishte prerë një biletë vetëm ardhje, nuk kishte kthim. Në dijeninë time ka qenë debati i parë që ka kaluar deri në dhunë. Vetëm nëna dhe familja e tij e dinte që ai kishte ardhur në Shqipëri. Familja mendonte se Klintoni ishte në lidhje me Milin sa për letra, ndërsa ne të rinjtë që bisedonin me njeri-tjetrin dhe jemi më mendje hapur e konfirmonte se ishte një lidhje dashurore”, thotë shoku i tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Përplasen automjetet në Elbasan/ Tre të lënduar

Publikuar

-

Nga

E rëndë/ Hynë në një kabinë elektrike, dy të rinj sirian i zë korrenti në ish-Bllok

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Mësohet se një automjetin tip “Benz” është përplasur me një “Volkswagen”, e për pasojë janë lënduar 3 persona.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, shtetasi Y. G., duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. J.

LEXO EDHE:  E rëndë në Tiranë/ Gjenden pa jetë në banesë nënë e bijë, dyshimet e para

LEXO EDHE:  Shpërthimi i fuqishëm/ Makina që u hodh në erë, në pronësi të një biznesmeni



Si pasojë janë lënduar drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja, shtetasja H. G., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dhunë dhe aksidente/ Arrestohen 7 persona për vepra të ndryshme penale

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. S., 50 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. M., 58 vjeç, pasi është konstatuar duke kryer punime pa leje në një objekt për të cilin kishte një vendim prishjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë kapjen e shtetasit A. O., 38 vjeç, i shpallur në kërkim nga DVP Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. Ky shtetas, më datë 21.11.2021, së bashku me dy shtetas të tjerë ( të arrestuar në kushtet e flagrancës), janë konstatuar duke transportuar 57 emigrantë të paligjshëm. 38-vjeçari iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të metejshme.

LEXO EDHE:  Në kërkim ndërkombëtar për vrasje/ Arrestohet në Greqi shqiptari

LEXO EDHE:  “Do të përplasen dy botë”/ Veliaj: Kush voton PD-LSI bën tradhëti familjare



Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, të shtetasit O. N., 31 vjeç, inxhinier/drejtues teknik në një firmë, pasi në firmën ku ai punon, është dëmtuar gjatë punës një punëtor, shtetasi A. N., 31 vjeç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. Sh., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur;

– M. Q., 27 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasen Xh. B., 34 vjeçe, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Transportonte emigrantë të paligjshëm/ Vihet në pranga 47 vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kalimit të paligjshëm të emigrantëve.

Në pranga ka përfunduar një 47 vjeçar, i cili po transportonte 5 emigrantë në këmbim të parave.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë në aksin nacional Sarandë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Qafa e Muzinës”, duke transportuar me një automjet “Mercedes-Benz”, pesë emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt shumës 300 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, dy aparat celulare, 1.500 euro dhe 135.000 lekë të rinj.

Vijon operacioni policor i koduar “Muzgu”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.



Transportonte pesë emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 47-vjeçari.

Sekuestrohen një automjet, dy aparate celulare dhe një sasi parash.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër, në vijim të operacionit “Muzgu”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë goditur një tjetër rast, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë në aksin nacional Sarandë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Qafa e Muzinës”, duke transportuar me një automjet “Mercedes-Benz”, pesë emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt shumës 300 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, dy aparat celulare, 1.500 euro dhe 135.000 lekë të rinj.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. S. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit“, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE