LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekzekutimi i dyfishtë që tronditi Elbasanin/ Reagon Policia e Shtetit

4 Tetor 2021, 18:24, Kronika CNA
Ekzekutimi i dyfishtë që tronditi Elbasanin/ Reagon Policia e Shtetit

Pas vrasjes së dyfishtë që tronditi Elbasan, ka reaguar dhe policia e Shtetit.

Elbasan/Informacion paraprak

Në Bradashesh, afër rrethrrotullimit të luleve dyshohet se nga një automjet në lëvizje eshte qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave këmbësore.

Si pasojë njëri prej tyre  shtetasi Lulzim Bitri rreth 35 vjec nga Katundi i Ri Elbasan ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndersa personi tjetër Ardian Çollaku, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Policia ka mbritur në vendngjarje dhe ka  ngritur pika kontrolli.

Në ndihmë të policisë vendore janë  nisur Fnsh e Renea dhe një grup  specialistësh  nga Departamenti i  Policisë Kriminale në PSh.

Te metalurgjiku  po digjet një automjet tip ?Volo?, dyshohet i autorëve.

Është rrethuar zona po vijon krehja për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për fiksimin e cdo prove ligjore që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve

 

Lajmet e fundit nga