LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Atentati, vijimësi e së shkuarës”/ Hoxha: Elbasani pas fushatës kishte rënë në qetësi

4 Tetor 2021, 20:52, Kronika CNA
“Atentati, vijimësi e së shkuarës”/ Hoxha: Elbasani

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka shpjeguar dinamikën e atentatit të dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin  e Elbasanit.

I ftuar në emisionin ?Opinion?, Hoxha tha se të dy personat, Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku, nuk janë të një rangu të lartë në hierarkinë  e bandave.

Hoxha theskoi se kjo ngjarje e rëndë, është vijimësi e ngjarjeve të shkuara.

 ?Elbasani pas fushatës kishte rënë në qetësi, nuk ka patur ngjarje sepse u vendosën ekuilibra. Dy grupe të mëdha u goditën nga kundërshtarët dhe prokuroria dhe kjo bëri që dy grupet e tjera të kalonin në një situatë stabël. Kjo ngjarje riktheu situatën. Të dy personat e goditur sot nuk janë personazhe të rangut të lartë në hierarkinë e bandave, por kanë një të kaluar kriminale. Njëri nga ata është arrestuar në 2015 dhe ka një venduim ekstradimi në Itali. Personi tjetër është arrestuar po për vrasje në 2018.

Kemi parë dy skema në Elbasan. Njëri grup i zhduk makinat, tjetri i djeg. Ngjarja e sotme është nga grupi që i djeg makinat. Është në vijimësi me ngjarjet e mëparshme, sepse personazhet lidhen me njëri-tjetrin dhe derisa nuk bëhet e mundur goditja e bosëve të grupeve, kemi momente kur situata qetësohet dhe kemi momente kur situatra eskalon si sot?, tha Hoxha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga