Connect with Us

VIDEO/ Nagelsman provon humbjen e parë, Bajerni shokohet nga Frankfurti në “Alianz Arena”

BundesLiga

VIDEO/ Nagelsman provon humbjen e parë, Bajerni shokohet nga Frankfurti në “Alianz Arena”

Publikuar

-

Bajern Mynih është shokuar na javën e 7-të të Bundesligës duke u mposhtur 1-2 në shtëpi nga Eintrahti i Frankfurtit. Bavarezët kaluan të parët në avantazh me Gorecëkn në minutën e 29-të të takimit i cili shfrytëzoi saktësisht një pasim të Levandovskit. Por avantazhi i bavarezëve zgjati vetëm 3 minuta, pasi Hintereger vendosi baraspeshën duke shtangur Bajernin.

Në pjesën e dytë, Nagelsman tentoi të gjente fitoren duke hedhur në fushë Musiala dhe Sabicer, por ishin sërish miqtë që gjetën golin e avantazhit në minutën e 83-të me Kostiç.

Humbja e parë për trajnerin Julian Nagelsman që pas uljes në stolin e Bajernit, por që ngushëllohet me faktin që skuadra e tij ndodhet ende në krye të Bundesligës.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

BundesLiga

VIDEO/ Bayern rimerr kryesimin në Bundesligë, goli i Sane mjafton ndaj Arminias

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund ka festuar vetëm pak orë, pasi Bayern Munich ka triumfuar me rezultatin 1-0 kundër Arminia Bielefeld dhe me tre pikët e marra kryeson kampionatin me një pikë më shumë.

Bavarezët e kanë dominuar totalisht këtë duel, por goli i epërsisë që ishte edhe i fitores ka ardhur shumë vonë.



Leroy Sane e ka dërguar topin në rrjetë në minutën e 71-të, pas një pasimi të Thomas Muller. Vetëm 1-0 për Bayern, që e tentoi portën e skuadrës mike 23 herë në 90 minuta.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Dortmundi ngjitet përkohësisht në krye, Furth dhe Hoffenheim luajnë tenis

Publikuar

-

Nga

Janë luajtur sot ndeshjet e javës së 13-të të Bundesligës gjermane, takime që kanë dhuruar shumë gola.

Borussia Dortmund ngjitet përkohësisht në krye të renditjes, falë fitores me përmbysje 3-1 në fushën e Wolfsburgut. Vendasit zhbllokojnë sfidën që në minutat e para, por Dortmundi përmbys gjithçka, duke shënuar 3 gola në portën e Wolfsburg.

Sfida Greuther Furth – Hoffenheim ka prodhuar një rezultat tenistik, pasi miqtë fitojnë 6-3. Bebou shënon një tregolësh, ndërsa Rutter dopietë në këtë sukses të Hoffenheimit.

Freiburgu pëson një tjetër humbje në kampionat, kësaj radhe përballë Bochumit që fiton 2-1. Kolni rikthehet tek fitorja, pasi mposht bindshëm 4-1 Borussia M’gladbach.

Hertha Berlin qan tre pikët, pasi një gol i Gregoritsch në minutën e 7-të shtesë i ka dhuruar barazimin Augsburgut përballë kryeqytetasve.

Greuther Furth – Hoffenheim 3-6

Leweling 22’, Tillman 46’, Hrgota 68’/ Bebou 32’, 62’, 80’, Rutter 40’, 58’, Meyerhofer 66’ (aut)

Bochum – Freiburg 2-1



Polter 54’, Pantovic 82’ / Lienhart 51’

Koln – Borussia M’gladbach 4-1

Ljubicic 55’, Uth 77’, Duda 78’, Andersson 90+3’ / Hofmann 74’

Hertha Berlin- Augsburg 1-1

Richter 40’ / Gregoritsch 90+7’

Wolfsburg- Borussia Dortmund 1-3

Weghorst 2’ / Can 35’ (pen), Malen 55’, Haaland 81’

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Lewandowski lëshon provokimin: Nëse nuk do të futet politika, do ta fitojë Topin e Artë

Publikuar

-

Nga

Kur mbetemi ende në pritje të fituesit të Topit të Artë, Lewandowski ka lëshuar provikimin e parë. Sulmuesi i Bajernit është shprehur se do të triumfojë në rast se nuk do të ketë përfshirje politike.



“Do ta fitojë Topin e Artë nëse nuk do të ketë përfshirje nga ana politike dhe do të merret për bazë ajo që është prodhuar në fushën e blertë”, tha Lewandowski.

LEXO TE PLOTE