LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO-Gjeli terrorizon lagjen/ Sulmon banorët

3 Tetor 2021, 09:27, Kosova & Bota CNA
VIDEO-Gjeli terrorizon lagjen/ Sulmon banorët

Një ngjarje e pazakonë ka ndodhur në New York, në një lagje të Queens. Një gjel ka terorizuar të gjithë banorët e lagjes.

Një nga dëshmimtarët Leon Suseran, 30 vjeç, tha gjatë një interviste për ?The Post? se sapo kishte dalë nga shtëpia e tij për të kapur një autobus për në punë të enjten në mëngjes, kur papritmas ndjeu një pickim të dhimbshëm në anën e pasme të dorës së tij të majtë.

Kur u ktheva, pashë që gjaku po rridhte shumë” tha ai.

“Ky gjel vazhdonte të më sulmonte … Ishte pothuajse sikur të ishte pushtuar nga e keqja,” tha Suseran, duke shtuar se ai mendonte se gjeli mund të ishte stërvitur për të luftuar.

Më duhej të merresha me dy gjëra – gjelin e ?karikuar? për të sulmuar dhe gjakun që rridhte. Po përpiqesha të ushtroja presion, por në të njëjtën kohë kjo kafshë vazhdonte të vinte tek unë, “tha ai.

Edhe banorë të tjerë të lagjes u shprehen se u terrorizuan nga gjeli i cili i ndiqte dhe donte ti sulmonte./CNA.al

Lajmet e fundit nga