LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ulet numri i viktimave nga COVID-19/ Ja sa raste të reja janë konfirmuar në 24 orë

3 Tetor 2021, 16:04, Aktualitet CNA
Ulet numri i viktimave nga COVID-19/ Ja sa raste të reja janë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer  2592 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 467 qytetarë, ndërkohë kanë humbur jetën 3 persona.

Janë kryer 2,592 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 467 qytetarë, në këto bashki: 168 në Tiranë, 36 në Selenicë, 20 në Krujë, 18 në Lushnje, 17 në Durrës, 15 në Vlorë, 14 në Kamëz, 13 në Elbasan, Gramsh, 12 në Berat, 11 në Fier, 10 në Korçë, 9 në Kurbin, Himarë, 8 në Shkodër, Kukës, Patos, Gjirokastër, 7 në Lezhë, Kuçovë, 6 në Mat, Sarandë, 5 në Vorë, Mallakastër, 4 në Dibër, 3 në Tropojë, Shijak, Bulqizë, 2 në Pukë, Mirditë, Kavajë, Rroskovec, Divjakë, Këlcyrë, Poliçan, 1 në Malësi e Madhe, Has, Përmet, Tepelenë, Dimal, Cërrik, Peqin.

Janë 8,951 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 40 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 tre qytetarë: Dy qytetarë nga Durrësi 58 dhe 74, një qytetar nga Tirana 70 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 691 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 160,130 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        467

Të shëruar në 24 orë      691

Të shtruar në spitale       182

Humbje jete në 24 orë     3

Testime ditore                 2,592

Testime totale              1,213,726

Raste pozitive               171,794

Raste të shëruara         160,130

Raste Aktive                     8,951

Humbje jete                     2,713

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3,876

Durrës             941

Fier                  787

Shkodër          765

Vlorë               556

Elbasan           475

Berat               373

Lezhë              353

Korçë              235

Gjirokastër      223

Kukës              195

Dibër               172

Lajmet e fundit nga