LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkatërrohet banda e kokainës/ Katër shqiptarë dhe një italian në pranga

3 Tetor 2021, 06:57, Kronika CNA
Shkatërrohet banda e kokainës/ Katër shqiptarë dhe një

Katër shtetas shqiptarë janë prangosur në Itali për trafik droge.

Ata ishin pjesë e një bande italiane dhe operonin nën emrin?Illyricum?.

Sipas mediave italiane, të njëjtin emër  ka vënë policia edhe operacionit me të cilin ka prangosur bandën e drogës.

Të arrestuarit janë Angjelin Lleshi, 30 vjeç, Amarildo Perloshi, 33 vjeç, Leonard Vishaj, 33 vjeç, dhe Elton Beleshi, 39 vjeç, të gjithë të lindur në Shqipëri dhe banues në Aosta, si dhe Diego Gustavo Corchia, 41 vjeç, lindur dhe jeton në Aosta.

Raportohet se Leonard Vishaj kishte rolin e korrierit në grup, ndërsa Elton Beleshi shitësi me shumicë.

Lleshi, Corchia dhe Perloshi merreshin me përpunimin e drogës dhe nga shitjet përfitonin rreth 15 mijë Euro në muaj.

Hetimi filloi në nëntor 2020 pas kontrolleve në një garazh në qendër të Aosta-s, pas denoncimeve që ishin bërë nga banorët e zonës./CNA.al

Lajmet e fundit nga