LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krimi i dyfishtë në Tiranë/ Si përfundoi tragjikisht jeta e dy të rinjve

3 Tetor 2021, 06:45, Kronika CNA
Krimi i dyfishtë në Tiranë/ Si përfundoi tragjikisht jeta e

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, ku humbën jetën dy persona.

Bëhet fjalë për shtetasn ganeze Jawsackie Jaboah dhe të dashurin e saj Kliton Pira.

Ky i fundit vrau me thikë të dashurën ganeze, 31 vjeçare dhe më pas u vetë-vra, duke u hedhur nga kati i tetë i pallatit.

Sot kanë dalë në dritë të tjera detaje, që zbulojnë më shumë nga lidhja dhe marrëdhënia e çiftit në fjalë.

Çifti mësohet se ishin njohur nëpërmjet internetit.

26 vjeçari Pira më herët kishte qenë emigrant në Angli dhe së fundmi jetonte në Laprakë.

Shkak për krimin e rëndë, duket se është bërë xhelozia. Fillimisht raportohet që çifti të jetë konfliktuar online dhe më pas 31 vjeçarja ganeze ka ardhur në Shqipëri për t?u sqaruar ballë përballë.

Sqarimi ka rezultuar tragjik për të dy, pasi ajo është sulmuar me thikë nga 26 vjeçari.

Jaesackie Jaboah pasojë humbi jetën, pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të marra, ndërsa Kliton Pira, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë./CNA.al

Lajmet e fundit nga