Connect with Us

Erdogan mund të jetë shumë i sëmurë për të vazhduar udhëheqjen e Turqisë

Blog

Erdogan mund të jetë shumë i sëmurë për të vazhduar udhëheqjen e Turqisë

Publikuar

-

cna lajem blog

Nga Steven A.Cook “Foreign Policy”

Që nga viti 2019, analistët dhe gazetarët në Turqi, mezi po presin ardhjen e zgjedhjeve parlamentare turke të planifikuara për vitin 2023. Kjo ndoshta sepse Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet,pësoi një humbje poshtëruese të kandidatëve të saj për kryetarë bashkie në qytetet e mëdha të vendit, përfshirë Stambollin, në zgjedhjet lokale të 2 viteve më parë.

Sondazhet e rregullta që nga ato zgjedhje, kanë zbuluar se popullariteti i AKP-së është në rënie , edhe pse kjo parti ka ende nën kontroll institucionet kryesore politike dhe mediat në Turqi. Pra duket se presidenti Rexhep Tajip Erdogan nuk ka më mbështetjen e dikurshme, veçanërisht në mesin e të rinjve.

Në fakt Erdogan mund të jetë i rrezikuar edhe para vitit 2023 dhe jo në mënyrën se si mendojnë shumica e njerëzve. Ka shenja se ai mund të jetë shumë i sëmurë, dhe vështirë se mund të rikandidojë për t’u rizgjedhur. Muajt ​​e fundit, janë shfaqur një sërë videosh, në të cilat udhëheqësi turk nuk është dukur mirë.

Disa prej tyre nuk janë aq të qarta sa të tjerat, por të marra së bashku, ato ngrenë disa pikëpyetje të dukshme në lidhje me shëndetin e Erdoganit.

Për shembull në një video, presidenti turk shihet se ka nevojë për ndihmën e gruas së tij për të zbritur shkallët.

Në një video tjetër, ai ecën me vështirësi në Anitkabir, mauzoleun e themeluesit të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk. Dhe në një video, që tërhoqi jo pak vëmendje në korrik, Erdogan u shfaq shumë i zbehtë në fytyrë dhe ngatërronte fjalët e tij gjatë një përshëndetjeje televizive për anëtarët e AKP-së.

Bashkë me këto video janë zërat e shumta mbi shëndetin e presidentit, përfshirë ato që pretendojnë se ai po përballet me fillimet e sëmundjes se demencës, problemet me frymëmarrjes, konfuzionin, të vjellat dhe implantimin e një defibrilatori në zemër.

Sipas të njëjtave burime, presidenti e ka shtuar numrin e mjekëve përreth tij, ka reduktuar kontaktet me mediat, dhe është duke marrë ilaçe kundër dhimbjeve përpara daljeve në publik.

Sigurisht, këto zëra përsëriten me shpesh nga njerëz jashtë Turqisë, ose nga ata që janë larguar nga rrethi i ngushtë i presidentit. Ndaj zërat për vdekjen e afërt të Erdogan, mund të jenë edhe thjesht biseda boshe.

Tek e fundit, në video të tjera, ai është dukur mirë me shëndet. Kështu në fjalimit publik para kombit më 26 shtator, ai nuk dukej ndoshta aq energjik sa dikur, por nuk duhet harruar se është 67 vjeç – jo shumë i moshuar, por nga ana tjetër as edhe i ri – dhe ka qenë në pushtet për më shumë se 18 vjetësh, dhe kjo i ka marrë jo pak energji.

Nuk është asnjëherë një ide e mirë të bësh gjykime mjekësore nga larg, sidomos nëse dikush nuk është mjek. Por le ta lëmë mënjanë për një moment gjykimin e shëndoshë, dhe të abstragojmë:Po sikur Erdogani të jetë shumë i sëmurë? Çfarë do të ndodhë nëse ose nga sëmundja ose nga vdekja, ai nuk mund të rikandidojë dot në vitin 2023?

Sipas Nenit 106 të  Kushtetutës Turke, zv/presidenti Fuat Oktay do të merrte përgjegjësitë dhe kompetencat që ka aktualisht Erdogan, derisa të mbahen zgjedhjet e reja (brenda 45 ditëve) dhe të betohet një president i ri.

Udhëzimi është shumë i drejtpërdrejtë dhe standard. Analistët turq kanë supozuar prej kohësh se në një Turqi post-Erdogan, AKP-ja do të përçahej, dhe kjo do të krijonte mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve vërtet konkurruese dhe të lira, të cilat mund të fitohen nga cilido prej politikanëve kryesorë të opozitës turke.

LEXO EDHE:  Vdekja e Bagdadit, shënon fundin e një epoke, por ISIS-i do mbijetojë 

Ky mund të jetë ndoshta Ekrem Imamoglu, që mundi një ish-kryeministër të AKP-së për t’u bërë kryetar i Bashkisë sëStambollit. Homologu i tij në Ankara, Mansur Javash, është një politikan shumë i fortë. Dhe pastaj është edhe Meral Aksener, udhëheqësja e Partisë së Mirë.

Ekzistojnë skenarë të arsyeshëm, në të cilat Imamoglu, Javash ose Aksener bëhen presidenti i ardhshëm i Turqisë. Por supozimi që qëndron në bazë të çdo lloj fitoreje të tyre, është rikthimi në të ashtuquajturën politikë normale pas Erdoganit. Kjo është e mundur, por nga ana tjetër ka arsye që të shihet me mosbesim.

Së pari, tani është e qartë se përmes AKP-së, Erdogan i ka nënshtruar institucionet politike të Turqisë sipas dëshirës së tij. Në këtë kontekst, është e vështirë të imagjinohet se një proces zgjedhor i organizuar brenda 45 ditësh mund të jetë i lirë dhe i ndershëm.

Së dyti, dhe më e rëndësishmja, është fakti se gjatë qëndrimit 2-dekadësh të Erdoganit në pushtet, njerëzit brenda rrethit të brendshëm të AKP-së janë bërë shumë të pasur dhe të fuqishëm, shpesh përmes mjeteve dhe praktikave të diskutueshme.

Ndaj duket e pamundur që zyrtarët, biznesmenët, personalitetet e medias, do të rrezikonin aq lehtë fitimet e tyre duke iu nënshtruar pasigurisë së një politike më demokratike. Në këto rrethana, vlen të merret në konsideratë mundësia që një udhëheqës tjetër autoritar të sundojë Turqinë pas Erdoganit, ndoshta nën një gjendje të jashtëzakonshme.

Ndër figurat më të fuqishme në Turqi, përveç Erdoganit, janë shefi i inteligjencës Hakan Fidan, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar, dhe Ministri i Brendshëm Sulejman Sojlu. Nga të tre, Akar duket se është më i mirë-pozicionuar për të marrë drejtimin e vendit.

Fidan është popullor tek turqit. Por ai vepron kryesisht pas dyerve të mbyllura të Organizatës Kombëtare të Inteligjencës.

Sojlu është dëmtuar jo pak nga deklaratat e mafiozit turk Sedat Peker, që e akuzoi Ministri i Brendshëm si të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, në një seri videosh të postuara në YouTube muajt e fundit.

Akar ka një avantazh të madh ndaj Fidan ose Sojlu:forcat e armatosura turke.

Akar, qëishte shefi i shtabit të ushtrisë gjatë tentativës për grusht shteti, ka luajtur një roli qendror në reformimin e forcave të armatosura pas korrikut 2016, dhe mund ta vendosë ushtrinë në një pozicion për të luajtur sërish një rol politik.

Disa në Uashington mund ta shohin Ministrin turk të Mbrojtjes dhe të thonë:“Mirë, ai nuk duket dhe keq. Ai na duket pragmatik. Ne mund të punojmë me të”. Ky nuk është një pozicion i paarsyeshëm, por askush nuk duhet të presë që Akar të jetë miqësor me Shtetet e Bashkuara.

Ai ka një origjinë të ngjashme ideologjike me Erdogan. Plus ai ka afërsi me një grup oficerësh nacionalistë dhe anti-perëndimorë. Natyrisht, nuk ka asnjë mënyrë për të ditur

me saktësi gjendjen aktuale shëndetësore të Erdoganit apo se kush mund ta pasojë atë.

Nëse Erdogan nuk do të garojë në vitin 2023, politika turke mund të kthehet përsëri në diçka që i ngjan statuskuosë së vjetër, teksa përçarjet në AKP mund të paraqesin mundësi për opozitën, apo që vendi mund të bëhet më i paqëndrueshëm, ose mund të ndodhë diçka tjetër.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Blog

Çfarë ndodh nëse qëndrojmë shumë kohë pa fjetur?

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Kur Rendi Gardner u bë pjesë e panairit shkencor në shkollën e tij të mesme në vitin 1963, ai donte të bënte diçka të pazakontë. Ideja e tij ishte të thyente rekordin botëror për qëndrimit më gjatë pa gjumë, duke ia dalë të qëndronte plot 11 ditë.

Ai e realizoi këtë me ndihmën e 2 miqve të tij, por qëndrimi 264-orë zgjuar bëri që Gardner të përjetonte simptomat shqetësuese të mungesës së gjumit:si problemet me kujtesën, ulje të aftësive motorike, madje të kishte edhe halucinacione.

Shumë prej nesh kanë përjetuar disa versione të mungesës së gjumit, si për shembull qëndrimi deri natën vonë zgjuar për të përfunduar një detyrë kursi, apo pjesëmarrja në një festë. Të nesërmen ndihemi të përgjumur, të plogësht dhe shumë nervozë. Por çfarë ndodh kur netët pa gjumë bëhen 2, 4 apo edhe 11?

Me gjithë praninë e tij të kudondodhur tek njerëzit dhe kafshët e tjera, gjumi mbetet ende një mister për shkencëtarët. “Unë jam i magjepsur nga gjumi, pasi ai zë një pjesë shumë të madhe të jetës sonë dhe megjithatë nuk është kuptuar plotësisht”- thotë Brendan Lusej, profesor i asociuar i neurologjisë dhe drejtor i Divizionit të Mjekësisë së Gjumit në Universitetin e Uashingtonit në Sent Ljuis, Misuri, SHBA.

Lusej thotë se ndërsa shkencëtarët nuk e dinë saktësisht pse evoluoi gjumi, ata teorizojnë se roli i tij në funksionin e trurit, konsolidimin e kujtesës dhe metabolizmin, ka çuar në ruajtjen e tij tek të gjithë speciet. Ne e kalojmë rreth 1/3 e jetës sonë duke fjetur, dhe e dimë se gjumi është thelbësor, kur shohim se çfarë ndodh kur qëndrojmë gjatë pa fjetur.

Humbja e koordinimit dhe e gjykimit të mirë pas vetëm një nate pa gjumë, është i krahasueshme me atë që vërehet tek një person me një nivel alkooli në gjak prej 0.10 për qind mbi kufirin ligjor për të drejtuar një mjet në shumicën e shteteve të botës. Ndërsa netët pa gjumë grumbullohen, ne shfaqim simptoma gjithnjë e më të çuditshme.

24 orë pa gjumë

Ju mund ta dini shumë mirë se një natë pa gjumë mund të shkaktojë lodhje, konfuzion mendor, dridhje të trupit, nervozizëm dhe ulje të koordinimit. Ky privim i lehtë redukton gjithashtu fluksin e gjakut dhe metabolizmin në korteksin paraballor të trurit (që është përgjegjës për arsyetimin e nivelit më të lartë si vëmendja, zgjidhja e problemeve dhe vendimmarrja).

Ndjesia jonë e nuhatjes është e lidhur me këtë rajon. Ndaj një studim zbuloi se pas 24 orësh zgjuar, njerëzit kishin vështirësi në dallimin midis aromave të zakonshme si pica, ananasi dhe bari.

48 orë pa gjumë

Pas 2 ditëve pa gjumë, trupi i njeriut nis që të përjetojë simptoma fizike të mungesës së gjumit. Sistemi imunitar ndikohet direkt. Sipas një studimi, qelizat vrasëse natyrore (përgjegjëse për luftimin e tumoreve dhe viruseve) bien me rreth 37 për qind pas vetëm 48 orëve pa gjumë.

Ndërkohë mund të shfaqen halucinacione vizuale. Qëndrimi gjatë pa fjetur mund të formojë imazhet të gabuara në retinat tona të syve. Halucinacionet mund të jenë gazmore, si për shembull dhoma ku ndodhesh mund të duket më e madhe nga sa është në të vërtet, por edhe të frikshme sa shfaqja e papritur e një personi apo një kafshe imagjinare.

72 orë pa gjumë

Në këtë pikë, trupi juaj do të fillojë të gjejë mënyra për t’ju detyruar që të humbni vetëdijen. Mikro-përgjumjet janë shpërthime të pavullnetshme të gjumit që zgjasin nga 1 deri në 30 sekonda. Shpesh, ju nuk jeni të vetëdijshëm se po i përjetoni ato. Ato mund të jenë të rrezikshme nëse jeni duke ngarë makinën.

LEXO EDHE:  Keqkuptimi i madh midis shekullarizmit francez dhe botës islamike 

LEXO EDHE:  Keqkuptimi i madh midis shekullarizmit francez dhe botës islamike 



Ndoshta ju mund të keni përjetuar një mikro-gjumë më të padëmshëm gjatë orës së mësimit ose një takimi. Gjumi tjetër i detyruar shfaqet në leximet e EEG:valët delta (që lidhen me gjumin e thellë) janë zbuluar në trurin e njerëzve me një mungesë të rëndë të gjumit, por që janë plotësisht të ndërgjegjshëm.

96 orë ose më shumë pa gjumë

Në këtë fazë, ju mund të zhyteni në një gjendje që i ngjan psikozës. Mund të përjetoni iluzione, duke imagjinuar se fqinji juaj po komploton vrasjen tuaj, apo të bindeni sikur jeni pjesë e një mision ushtarak sekret. Tingujt e imagjinuar dhe ndjesitë e prekjes, gjallojnë në ndërgjegjen tuaj. Ju mund të ndiheni si të shkëputur nga vetja dhe të tjerët, një gjendje e quajtur depersonalizim. Në atë gjendje, ju nuk mund ta interpretoni saktë realitetin tuaj.

A vret privimi nga gjumi? 

Fatmirësisht, njerëzit me mungesë të theksuar të gjumit, mund të shërohen plotësisht nga këto simptoma, me një fjetje të mirë gjatë natës që pason. Por nëse privimi i gjumit vazhdon pafundësisht? Gardner tregoi ndoshta kufijtë e sipërm të privimit të gjumit që mund të përballojë njeriu. Por një çrregullim i rrallë gjenetik, i quajtur pagjumësia familjare fatale (FFI), e kalon atë prag.

Duke prekur më pak se 1 person për 1 milion banorë çdo vit, FFI është një sëmundje e karakterizuar nga një grumbullim i proteinave të palosura gabim në tru. Duke filluar me pagjumësinë e lehtë në moshën e mesme, sëmundja përparon me shpejtësi deri në humbje të plotë të gjumit, e pasuar nga përkeqësimi i rajoneve të trurit përgjegjës për funksionet thelbësore si frymëmarrja dhe rregullimi i temperaturës, duke shkaktuar në fund koma dhe vdekjen.

Si të bëni gjumë më të mirë

Ndërsa privimi i lehtë nga gjumi nuk do t’ju marrë jetën, ai mund të ketë efekte të dëmshme për shëndetin. “Gjumi ka ndikim tek shumë sisteme të trupit, thotë Lusej. Pagjumësia, apnea obstruktive e gjumit dhe puna me turne natën, janë shkaqe të zakonshme të mungesës së gjumit dhe lidhen me një rrezik më të madh të sëmundjeve të zemrës, presionit të lartë të gjakut, diabetit të tipit 2, obezitetit dhe sëmundjes së Alzheimerit.

Atëherë çfarë mund të bëni për të pasur sasinë e duhur të gjumit? Sara Benxhamin, eksperte në Qendrën për Gjumin në Universitetin Xhon Hopkins, i ndihmon njerëzit që të kapërcejnë problemet me gjumin. Pas identifikimit dhe trajtimit të çrregullimeve fiziologjike të gjumit, Benxhamin thotë se gjumi i mirë përfundon duke u bërë një rutinë.

“Shumica e njerëzve flenë më mirë në një orar të caktuar”- thotë ajo. Kjo do të thotë që të shkosh në shtrat dhe të zgjohesh në të njëjtën kohë çdo ditë. Po ashtu Benxhamin, thotë se është mirë të keni një periudhë relaksimi para gjumit:pra një periudhë kur ndaloni së bëri gjëra produktive, kur hiqni sytë nga ekranet dhe kur nisni të relaksoheni.

“Në jetën tonë ka kaq shumë gjëra që diktojnë përditshmërinë tonë, dhe ju duhet ta shihni  gjumin po aq të rëndësishëm sa çdo gjë tjetër që bëni për shëndetin tuaj”- thekson ajo. Në vitin 1989, Libri i Rekordeve Botërore Gines ndërpreu garën për vendosjen e kohës së qëndrimit më gjatë pa gjumë, duke përmendur si arsye problemet shëndetësore për pjesëmarrësit. Ndonëse që atëherë shumë të tjerë e kanë thyer rekordin e tij, 264 orët pa gjumë të Gardnerit, mbeten ende rekordi zyrtar i Librit të Rekordeve.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://www.discovermagazine.com/health/what-happens-when-we-go-without-sleep

LEXO TE PLOTE

Blog

Zëri më i ashpër në qeverinë Britanike/ Priti Patel, krahu i djathtë i Boris Johonson

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një ministre e Brendshme që dëshiron të dëbojë imigrantët dhe t’u fusë frikën kriminelëve, një nga zërat më të ashpër në qeverinë e Boris Johnson. Me një deklaratë të saj, Priti Patel ka tërhequr vëmendjen e opinionit.

Tabloidi britanik “The Sun” njihet për tituj të shkurtër dhe të thukët. Tituj të gjatë gjen rrallë. I tillë ishte ai i së dielës (28.11) i artikullit të shkruar nga ministrja e Brendshme: “E kuptoj frustrimin tuaj, por nuk ka shkop magjik për të zgjidhur krizën e migracionit”. Ky titull tregon se sa e madhe është nevoja për sqarim. Sekretarja britanike e Punëve të Brendshme, Priti Patel, po merr si shkas udhëtimet e rrezikshme të migrantëve në Kanalin e la Manshit për të promovuar rregullat e reja të imigracionit.

“Plani i ri i saj për Imigracionin”, i prezantuar në pranverë, synon të ndihmojë në ndarjen e “azilkërkuesve të vërtetë” nga “imigrantët ekonomikë”, nëpërmjet procedurave më të shpejta, shkruan Patel në artikullin e saj në numrin e së dielës në “Sun”. “Nëse imigrantët nuk do të supozonin se do të lejoheshin të qëndronin në Mbretërinë e Bashkuar, ata nuk do të rrezikonin jetën e tyre dhe nuk do t’u paguanin kriminelëve mijëra paundë për të ardhur këtu.” Aktivistët e të drejtave të njeriut protestuan duke argumentuar se mënyra e hyrjes nuk duhet të zvogëlojë mundësinë e një procedure azili.

Ministri i Brendshëm i Francës Gerald Darmanin me homologen e tij britanike Priti Patel për të biseduar për refugjatët që kapërcejnë ilegalisht Kanalin e la Manshit.

Por ministrja e Brendshme, e cila njihet si përfaqësuese e linjës së ashpër, promovon në mënyrë të palëkundur planin e saj: “Askush nuk ka përse të ikë nga Franca për të qenë i sigurt”, tha ajo disa ditë më parë në parlamentin britanik. Plani i saj është që refugjatët të kthehen që në kufi. Sindikata PCS, në të cilën janë organizuar shumë roje kufitare britanike, mund t’i bashkohet së shpejti një procesi gjyqësor të organizatave në mbrojtje të refugjatëve. Nuk do të ishte beteja e parë që i del përpara luftarakes Priti Patel.

Bijë imigrantësh dhe konservatore

Prindërit e Patelit i përkisnin pakicës indiane, që u shpërngul në Ugandë (Afrika Lindore) gjatë kohës së kolonializmit. Pak para dëbimit të shumë indianëve nga diktatori Idi Amin në vitin 1972, çifti u zhvendos në Britaninë e Madhe. Në të njëjtin vit lindi edhe Priti Patel. Në vitet e saj të hershme, shkruan The Neë European, Patel shpesh tregonte se si arriti t’i bashkohej Partisë Konservatore në moshën 18-vjeçare si bijë punëtorësh dhe imigrantësh. Ajo përmendte edhe kryeministren legjendare  Margaret Thatcher, e cila sikurse Patel, ishte vajza e një shitësi.

Prejardhja e saj tani rrallë përmendet në opinion. Në një debat parlamentar në qershor 2020, kur në Britaninë e Madhe dolën në rrugë protestues, shumica me ngjyrë, për të ngritur zërin kundër racizmit pas vrasjes së  George Floyd, deputetja e laburistëve, Florence Eshalomi, e ftoi Patelin ta pranonte ekzistencën e pabarazisë racore, duke i kujtuar fyerjet raciste që duhej të duronte kur ishte fëmijë.

Metallica dhe Margaret Thatcher



49-vjeçarja tashmë është pjesë e qeverisë konservatore të Boris Johnsonit. Në fillim të karrierës së saj politike përshkruhej si ekzotike: “Nëse çelësi i suksesit do të ishte që të mos dukesh dhe të mos dëgjohesh si konservator, atëherë Priti Patel mund ta shpëtonte partinë,” shkruante Daily Telegraph në Londër në vitin 2001, kur Tony Blair sapo u rizgjodh nga laburistët, ndërsa konservatorët ishin në një krizë lidershipi. Ajo asnjëherë nuk e ka parë veten si deputete, shkruan gazeta, deri kur u frustrua nga kriza e partisë e mendoi: “Dreqin ta hajë, epo dikush duhet ta bëjë”.

LEXO EDHE:  Antitrupat e prodhuara nga Covid-19, zgjasin më shumë sesa mendohej më parë

LEXO EDHE:  Marrëveshjet historike e kanë forcuar imazhin e Donald Trumpit si paqe-bërës

Margaret Thatcher, kryeministrja e Britanisë nga viti 1979 deri në 1990, është idhulli i Priti Patel

Artikulli përshkruan foton e një 30-vjeçareje, e cila nga njëra anë dëgjon “Metallica”-n me zë të lartë dhe në universitet shoqërohet dhe kalon mbrëmjet me të majtët  – por nga ana tjetër është në gjendje të shprehë shumë qartë atë që përfaqëson politikisht: “Liritë individuale që heqin qeverinë nga supet e njerëzve, më pak taksa, më shumë liri zgjedhjeje në arsim dhe shëndetësi, qeverisje të forta vendore”.

Patel i prezantoi bindjet e saj hollësisht në memorandumin e vitit 2012 “Britannia Unchained”, i cili shpesh përshkruhet si një version më modern dhe radikal i vizionit politik të Margaret Thatcher. Vlen të përmendet se kush kontribuoi në të përveç Patelit: Këasi Këarteng tani është ministër i Ekonomisë, Dominic Raab, ministër i Erejtësisë, Liz Truss tani ministre e Jashtme dhe bashkautori i fundit, Chris Skidmore, ishte gjithashtu në kabinetin e Boris Johnsonit deri në vitin 2020, kur tha se punëtorët britanikë ishin “ndër përtacët më të mëdhenj në botë” – ndërsa lëvdoi “frymën e fortë konkurruese” në Kinën komuniste.

Priti Patel u ngrit më shpejt se disa nga bashkautorët e saj: Në vitin e fundit të tij në në detyrë, David Cameron e solli atë në kabinet, si Ministre të Punës. Patel promovoi Brexit-in dhe në vitin 2016 u bë Ministre për Zhvillimin Ndërkombëtar nën kryeministren e re Theresa May.  Në atë periudhë lindën idetë britanike për ta përshtatur ndihmën e zhvillimit me interesat kombëtare. Ajo u detyrua të jepte dorëheqje nga posti si  ministre në vitin 2017, pasi u bë e ditur se ishte takuar me zyrtarë izraelitë, gjatë pushimeve, pa u marrë vesh paraprakisht me qeverinë. Dy vjet më vonë ajo u kthye në tryezën e kabinetit nën Boris Johnson – si Sekretare e Brendshme.

Në atë kohë ajo ra në sy me deklarata të bujshme se kriminelët duhet “të ndiejnë tekstualisht frikë dhe tmerr, vetëm nëse u shkon ndër mend të bëjnë krime”. Dikur ajo bënte thirrje për dënimin me vdekje si barrierë për parandalimin e krimeve – një pozicion nga i cili ndërkohë është distancuar.

Aksion për shpëtimin e migrantëve që vijnë me barka nga Franca, 24 nëntor 2021, Dungeness, Britania e Madhe

Që kur mori detyrën si Ministre e Brendshme, ajo është marrë thuajse edhe me çështjen e migracionit: Në tetor 2019 u zbuluan trupat e 39 emigrantëve vietnamezë, të cilët u gjendën të vdekur në një kamion në qarkun jugor anglez, Essex. që është edhe zona elektorale e Patelit. Si rezultat, Britania e Madhe, së bashku me Francën, rriti monitorimin e kamionëve që kalonin Kanalin e la Manshit dhe mori pjesë në sistemet e sigurisë kufitare në hyrje të Eurotunelit në Calais. Në artikullin e shkruar për “The Sun”, Patel konstatonte: “Për ironi, ishte suksesi ynë në mbylljen e rrugës së kamionëve që bëri që bandat monstruoze të kalonin te varkat”.

Pas aksidentit me anije me 27 të vdekur në fund të nëntorit, Patel tregoi se mund të imagjinonte tragjedi edhe më të këqija në Kanalin e La Manshit në dimrin e ardhshëm.DW

LEXO TE PLOTE

Blog

Angela Merkel largohet/ Po çfarë do të bëjë ajo në të ardhmen?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Angela Merkel largohet nga skena politike. Me një ceremoni ushtarake festive në Berlin ajo nderohet të enjten në mbrëmje para largimit nga detyra. Po si do ta kalojë Merkel kohën pas 16 vitesh si kancelare?

Angela Merkelit i pëlqen të gatuajë supë me patate dhe kek me kumbulla. Gjellë tipike gjermane për stinën e vjeshtës, që ajo ndoshta nuk pati kohë këto javë t’i gatuajë. Pas zgjedhjeve të 26 shtatorit ajo qëndroi kancelare në detyrë, siç është zakon në Gjermani derisa të formohet qeveria e re.

Gjatë dekadave të fundit formimi i qeverisë dhe zgjedhja e kancelarëve është bërë mesatarisht pesë deri në gjashtë javë pas zgjedhjeve. Por në vitin 2017 u deshën pesë muaj e gjysmë deri se të krijohej koalicioni i ri qeverisës Angela Merkel nuk e theu për pak ditë rekordin e Helmut Kohlit, mandati i të cilit përfundoi në vitin 1998 pas 5870 ditësh në post. Për të thyer këtë rekord Merkelit do t’i duhet të qëndrojë në detyrë deri më 17 dhjetor 2021. Por javën e ardhshme e merr detyrën qeveria e re.

Merkel betohet si kancelare në vitin 2005

Merkel nderohet të enjten në mbrëmje (02.12.)me nderimin më të lartë, një ceremoni ushtarake festive në Berlin, ku merr pjesë edhe presidenti, Steinmeier. Është traditë në Gjermani që gjatë ceremonisë luhen tre këngë. Kancelarja Merkel ka shprehur dëshirën për një këngë kishe, “Zot i madh të nderojmë”, një këngë mhaft të njohur të Hildegard Knef, “Për mua të bjerë shi trëndafilash të kuq” dhe një këngë kult të RDGJ-së, që ende sot e njohin gjermanolindorët, këngën e Nina Hagenit, shkruar në 1974-në RDGj, “Ke harruar filmin me ngjyra”.

Fillimisht pushim

Gjatë një vizite në korrik në Uashington, ku iu dha një doktoratë nderi nga Universiteti Johns Hopkins, Angela Merkel tha se pasi të dalë në pension do të bëjë fillimisht pushim dhe nuk do të pranonjë asnjë ftesë. Gjatë kësaj kohe tha ajo “dëshiroj të mendoj për gjërat që vërtet më interesojnë” dhe për të cilat ka pasur pak kohë gjatë 16 viteve të fundit. Me një buzëqeshje të djallëzuar, kancelarja tha: “do të lexoj, kur të më mbyllen sytë se jam e lodhur do të fle pak, pastaj kur të zgjohem të shohim se ç’do të bëj”.

15,000 euro pension në muaj

LEXO EDHE:  Antitrupat e prodhuara nga Covid-19, zgjasin më shumë sesa mendohej më parë

LEXO EDHE:  A ndikon kujdesi ndaj fëmijëve të vegjël, në shëndetin e tyre më vonë gjatë jetës?



Angela Merkel mbushi më 17 korrik 67 vjeç. Nga pikëpamja financiare ajo nuk ka pse ta vrasë mendjen. Si kancelare ajo fiton aktualisht 25,000 euro në muaj, plus rreth 10,000 euro si anëtare e Bundestagut, anëtare e të cilit është prej më shumë se 30 vjetësh. Kur Merkel të ndalojë së punuari, ajo fillimisht do të vazhdojë të marrë këtë rrogë edhe për tre muaj dhe më pas gjysmën për maksimalisht 21 muaj.

Pensioni i Angela Merkelit do të jetë rreth 15,000 euro në muaj. Deri në fund të jetës së saj ajo ka gjithashtu të drejtë për bodygard, një makinë shërbimi me shofer, një zyrë në ambientet e Bundestagut në Berlin dhe një staft të përbërë nga dy referentë, një sekretare dhe një daktilografist.

Një karrierë e dytë nuk përjashtohet

Kancelarët apo anëtarët e qeverive janë të preferuar si konsulentë si dhe për shkak të kontakteve të tyre të mëdha politike. Disa nga paraardhësit e Angela Merkelit nisën pas daljes në pension biznese. Helmut Schmidt u bë në vitin 1982 botues i gazetës javore “Die Zeit” dhe mbante fjalime për të cilat merrte honorare të majme. Në një intervistë në vitin 2012 ai tha se “e kam si rregull që nuk mbaj fjalime për një honorar më pak se 15,000 dollarë.”

Ish-kancelarët Helmut Kohl dhe Gerhard Schröder u treguan më të zotët se sa Helmut Schmidt-i për ta shndërruar të kaluarën dhe famën e tyre politike në burim fitimi. Kohl themeloi një kompani për konsulencë për politikë dhe strategji, me të cilën fitonte shumë mirë si lobist dhe konsulent.

Gerhard Schröder dhe Vladimir Putin

Kurse Gerhard Schröder shkaktoi shumë zhurmë kur në vitin 2005, vetëm disa muaj pasi u largua nga posti i kancelarit, nisi të punonte për kompaninë Nord Stream, degë e Gazpromit rus, për të cilën ishte angazhuar fort gjatë kohës që ishte kancelar.

Angela Merkel nuk është shprehur deri tani nëse po kërkon një punë të re apo ndonjë post honorifik? Me sa duket fillimisht ajo do të qëndrojë në Berlin, ku do të qëndrojë i shoqi, Joachim Sauer. 72-vjeçari edhe pse ka dalë në pension si profesor në Universitetin Humboldt të Berlinit, e ka zgjatur kontratën e tij studimore për kimi kuantike një herë për një herë deri në vitin 2022./DW

LEXO TE PLOTE