Connect with Us

“Tetori muaj i hapur”/ Manastirliu: Prioritet vaksinimi i plotë i popullisë target brenda pranverës

Shëndeti

“Tetori muaj i hapur”/ Manastirliu: Prioritet vaksinimi i plotë i popullisë target brenda pranverës

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është prezantuar Plani i Përgjigjies 2021-2023 ndaj pandemisë dhe impaktit post Covid-19, i hartuar nga ekspertët e shëndetësisë.

Në fjalën e saj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se ky plan është një dokument orientues, në funksion të përgjigjies ndaj Covid-19, që është fleksibël në bazë të skenarëve me të cilët mund të përballemi në vijim.

Ky është një plan përgjigjie, është një dokument i cili orienton të gjitha veprimet tona, ndërhyrjet tona në sektor, në funksion të përgjigjes ndaj Covid-19 por edhe impaktit post-covid në sistemin shëndetësor. Është gjithmonë një dokument dinamik, një dokument fleksibël, pra që në kohë ai përshtatet me ndryshimet që mund të ketë, me evidencat e reja shkencore që mund të dalin, me situata që mund të krijohen, në bazë të skenarëve padyshim të vendosura në këtë plan, por edhe të çfarë eksperiencash ne mund të kemi në të ardhmen”, tha Manastirliu.

Duke u ndalur tek pikat kryesore që Plani i Përgjigjies 2021-2023 përmban, Manastirliu renditi vaksinimin, si më të rëndësishmin duke theksuar se fokusi kryesor në muajt në vazhdim është rritja e mbulesës vaksinale.

Përpjekja mbetet tek rritja e mbulesës vaksinale, që padyshim është një detyrë e jona, e sistemit shëndetësor i cili është çdo ditë në këmbë në funksion të kësaj detyre. Qeveria shqiptare ka garantuar deri më tani dozat e nevojshme të vaksinës. Brenda pranverës së vitit të ardhshëm ne duhet që të mundësojmë vaksinimin e popullatës target, ashtu sikurse e kemi përcaktuar. Ndërkohë që tashmë e kemi marrë vendimin për të siguruar që edhe studentët të jenë të vaksinuar dhe të shkojnë në universitete të vaksinuar për të siguruar që shkollat tona të vazhdojnë procesin normal të mësimit në auditore, ndaj edhe muaji tetor do të jetë një muaj i hapur për vaksinimin”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha gjatë fjalës saj tha se nevojitet një ridimensionim i sistemit shëndetësor, përsa i përket mënyrës së përdorimit të burimeve njerëzore dhe financiare në shërbim të qytetarëve.

LEXO EDHE:  “Do të kisha vdekur”/ Artan Fuga bën thirrjen e fortë: E kuptoni o njerëz?

Drejtimi i parë i ridimensionimir të sistemit shëndetësor është kujdesi parësor. Një punë e madhe do të bëhet në raport të riorganizimit të sistemit parësor edhe në funksion të asaj që ne kemi projektuar, që është strategjia e kujdesit parësor për integrimin e shërbimeve socio-shëndetësore. Ka ardhur koha që të fillojë ky implementim, pra i një kujdesi të integruar socio-shëndetësor. Fokusi tjetër është tek shëndeti mendor nga impakti post-Covid”, bëri me dije Manastirliu.

Duke folur për investimet e bëra në 8 vite në sistemin shëndetësor, që mundësuan përballimin e pandemisë së Covid-19, Manastirliu tha se forcimi i kapaciteteve do të vijojë me investime të tjera.

Plani ynë parashikon që të ketë rreth 1800 shtretër të dedikuar për çdo skenar për përballimin e situatës, sigurisht të ndarë sipas tre skenarëve kryesore që ne kemi. Investimet janë gjithëpëfshirëse, duke filluar nga Urgjenca Kombëtare, duke përfshirë fuqizimin e flotës së autoambulancave në funksion të mbulimit akoma më të mirë të territorit por edhe të shërbimit në familje; tek ISHP me investime direkte në fuqizimin me aparatura që besoj do të rrisin në një nivel më të lartë punën e Institutit; gjithashtu përsa i përket përmirësimit të sistemit të survejancës. Dhe një ndër investimet mund të them që me të vërtetë do të luajë rol kyç për nga rëndësia që ka, është rehabilimi i plotë i spitalint infektiv, me aparatura të teknologjisë së lartë” – tha Manastirliu.

Objektivat e strategjisë së Planit të Përgjigjes 2021-2023 janë:

– Forcimi i survejancës epidemiologjike dhe masave të parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit në komunitet.

– Menaxhimi i rasteve me SARS-CoV-2 në nivel spitalor dhe përballja me skenarët e rinj të mundshëm.

– Organizimi i kujdesit shëndetësor, forcimi i QKUM, infrastrukturës spitalore dhe burimeve njerëzore./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

OBSH me fokusin në programin shqiptar të vaksinimit kundër gripit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Këtë dimër krahas pandemisë mund të përballemi me një tjetër virus, gripin.

Një sezon i rënduar i gripit në mes të pandemisë mund të shtojë presionin në sistemet shëndetësore.

Vaksinimi mbetet masa më efektive për të parandaluar pasojat e rënda të gripit.OBSH nisi fushatën e saj të ndërgjegjësimit, për të shtuar të vaksinuarit midis grupeve të njerëzve që janë në rrezik më të madh.

Këtë vit, OBSH po fokusohet në programin e vaksinimit të gripit në Shqipëri, dhe në veçanti, vaksinimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Fushata e vaksinimit të gripit në Shqipëri filloi më 23 tetor, në Qendrën Shëndetësore Nr. 10 në Tiranë ku janë vaksinuar edhe të moshuarit



Me rifillimin e udhëtimeve ndërkombëtare ka më tepër potencial që virusi i gripit të përhapet më shumë sesa vitin e kaluar.

LEXO EDHE:  “Isha i dëshpëruar”/ Aktori rrëfen periudhën e vështirë pas infektimit me Covid: Isha gati të nuhasja sqetullën e dikujt

LEXO EDHE:  “Të mjerët ne ku po jetojmë”/ Këngëtarja shqiptare nuk përmbahet pas vendimit të qeverisë

Është shumë e rëndësishme që punonjësit e shëndetësisë të vaksinohen, sepse nëse ata janë të infektuar, mund të infektojnë pacientët që janë njerëz shumë të cenueshëm. Pra, është shumë e rëndësishme që ne mbrojmë punonjësit shëndetësorë. Mjetet për të mbrojtur veten janë masat si mbajtja e maskave, mbajtja e distancës, shmangia e tubimeve masive. Ne kemi një vaksinë efektive në dispozicion si kundër COVID-19 ashtu edhe kundër gripit,” – deklaroi Gerald Rockenschaub, përfaqësues i OBSH në Shqipëri.

Të dy viruset, si gripi dhe COVID-19 lulëzojnë në hapësira të mbyllura dhe të mbushura me njerëz, prandaj mos harroni të ajrosni dhomat.

Larja e duarve rregullisht është gjithmonë praktikë e mirë higjienike dhe duhet bërë për të kufizuar transmetimin e të dyja sëmundjeve./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Vaksinimi i fëmijëve/ Eksperti i shëndetit publik mesazh qytetarëve

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho është shprehur pro vaksinimit të fëmijëve nga 12-18 vjeç.

Në një postim në rrjetet sociale, ai i drejton një mesazh qytetarëve, ndërsa thekson se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të vendosur nën kontroll epideminë dhe për të minimizuar pasojat e COVID-it në shëndetin dhe jetët e shqiptarëve.

Të mësojmë nga arritjet dhe gabimet e vendeve të tjera dhe të nxitim vaksinimin e të gjithë grup-moshave, përfshi fëmijët 12 deri 18 vjeç.

Me njohuritë që kemi deri tani, është e vetmja mënyrë për të vendosur nën kontroll epideminë dhe për të minimizuar pasojat e COVID-it në shëndetin dhe jetët e shqiptarëve.



LEXO EDHE:  Shifra shqetësuese/ 171 raste të reja me Covid-19, humbin jetën 4 persona

LEXO EDHE:  Shifra shqetësuese/ 171 raste të reja me Covid-19, humbin jetën 4 persona

Çdo jetë është e çmuar dhe duhet mbrojtur! Përfitimet nga vaksinat e sigurta, Pfizer, Moderna, Johnson & Johnson dhe Astra Zeneca i tejkalojnë rreziqet e administrimit të vaksinës në të gjithë personat me moshën mbi 12 vjeç!

Sa më parë të vaksinohen, aq më të mbrojtur do të jenë shqiptarët!

Sigurisht, vaksinimi duhet bërë vetëm mbi baza vullnetare, jashtë çdo detyrimi dhe duke u njohur alternativa të përballueshme ekonomikisht atyre që nuk dëshirojnë të vaksinohen.

Personat e shëruar janë të mbrojtur disa muaj pas shërimit, por edhe ata, nëse dëshirojnë të ndihen më të sigurt, përfitojnë ndjeshëm nga vaksinimi.”-shkruan Erion Dasho./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Vendi larg imunitetit të tufës”/ Alimehmeti: Delta ka prishur shifrat e studimit

Publikuar

-

Nga

“Vendi ynë është shumë larg imunitetit të tufës nga koronavirusi”. Kështu deklaroi mjeku I njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti, sonte në “Real Story”.

Alimehmeti tha se varianti Delta ka prishur shifrat e studimit të mëparshëm, pasi ka transmetueshmëri të lartë.



“Imuniteti i tufës është larg. Do marrim parasysh këtu se kush është dhe ku. Në korrik ka qenë për Tiranën, për një moshë të caktuar. Delta ka një transmetueshmëri të lartë, e prish atë shifër.

Kërkon 85% minimumi. Është kalkulim i vështirë për t’u bërë. Na mungon studimi. Ky është i vetmi që kemi. Si bazohemi tani asaj, pasi kemi sot vaksinë. Të kesh shifra të ulta vaksinimi këtu ka diçka që nuk shkon. S’kemi vështirësi te studentët, por një pjesë e asaj grupmoshe janë këta të rinj.
Kemi më pak se 70-80 % të të moshuarve të vaksinuar. Ata që nuk e kanë bërë vaksinën në moshë të madhe, janë ata më rezistentët. Ky është studim që kemi bërë në Shqipëri. Ata që nuk vaksinohen, janë bërthamë e fortë, rriten me moshën.”, pohoi Alimehmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE