LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma në drejtësi/ Ambasada e SHBA: Mbështesim miratimin e një harte të re gjyqësore

2 Tetor 2021, 17:50, Aktualitet CNA
Reforma në drejtësi/ Ambasada e SHBA: Mbështesim miratimin e

Ambasada amerikane në Shqipëri ka deklaruar se plotësimi i hapësirave të krijuara nga vettingu është një hap tjetër i nevojshëm në procesin e reformës në drejtësi, i cili duhet të jetë prioritet.

Përmes një statusi, ambasada ka mbështetur miratimin e një hartë të re gjyqësore dhe adresimin e vendeve vakante në sistemin e drejtësisë të krijuara pas procesit të vetingut.

Postimi i plotë:

Plotësimi i hapësirave të krijuara nga vettingu është një hap tjetër i nevojshëm në procesin e reformës në drejtësi dhe duhet të jetë prioritet.

Ambasada Amerikane mbështet fuqimisht miratimin e një harte të re gjyqësore për të riorganizuar sistemin gjyqësor dhe për të adresuar vendet vakante gjyqësore që erdhën si rezultat i procesi të nevojshëm për Shqipërinë të vetingut.

Takimi i kësaj jave i Grupit të Punës Ndërinstitucional për Hartën e Re Gjyqësore shfaqi përparim të madh drejt një konsensusi që do t’u sigurojë qytetarëve të Shqipërisë një sistem gjyqësor funksional, efikas dhe të hapur.

Ambasada Amerikane ka kënaqësinë të sigurojë mbështetje teknike për këtë proces të rëndësishëm përmes projektit tonë për zvogëlimin e numrit të çështjeve të prapambetura dhe përmirësimin e efikasitetit në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë, të financuar nga Byroja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga