LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse nuk duhet të bëni dush para se të shtriheni për të fjetur?

2 Tetor 2021, 11:47, Lifestyle CNA
Pse nuk duhet të bëni dush para se të shtriheni për të

Njerëzit në përgjithësi nuk e koncpetojnë dot të shtrihen për të fjetur pa bërë më parë një dush. Nga pikëpamja mjekësore , të bërit dush para gjumit nuk është mënyra më e mirë për të mbyllur natën.

Ky zakon në dukje i shëndetshëm mund të jetë duke iu bërë më shumë dëm sesa mirë.

Më poshtë do të gjeni disa nga arsyet pse nuk duhet bëni dush para se të shtriheni për të fjetur.

Bërja e një dushi të nxehtë do të rrisë temperaturën tuaj të trupit dhe do të krijojë shqetësime në trupin tuaj. Nëse mendoni se nuk mund të shkoni në shtrat pa u larë, zgjidhni të bëni një dush të vakët një  orë ose 2 para se të flini.

Nëse ndonjëherë keni ndjerë se zemra juaj rreh më shpejt pas një dushi të nxehtë, në të vërtetë ka një shpjegim shkencor për këtë. Uji i nxehtë ngre presionin e gjakut dhe ekspertët mjekësorë paralajmërojnë se madje mund të nxehë trupin tuaj dhe të shkaktojë stres në zemrën tuaj.

Hyrja në dush pas ngrënies mund të ngatërrojë sistemin tuaj tretës dhe të çojë në shtim në peshë. Tretja kërkon rritjen e qarkullimit të gjakut drejt stomakut, dhe dushi bën që gjaku të rrjedhë në pjesë të tjera të trupit.

Fjetja me flokë të lagur do të bëjë që jastëku juaj të thithë lagështi dhe të krijojë një mjedis të përsosur të ngrohtë dhe të lagësht për rritjen e baktereve të dëmshme. Kjo, nga ana tjetër, mund të çojë në probleme të ndryshme të kokës, të tilla si kruajtje, acarim dhe zbokth ./ CNA.al

Lajmet e fundit nga