LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia Rrugore me “dorë të hekurt”/ Ndëshkon 1046 drejtues mjetesh, pezullohen dhe 39 patenta

2 Tetor 2021, 15:38, Aktualitet CNA
Policia Rrugore me “dorë të hekurt”/ Ndëshkon 1046

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha rrugët e vendit, për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor

Gjatë 24 orëve të fundit, janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh, që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar nga 134 km/h  në rrugën interurbane   Tiranë – Elbasan deri në 161 km/h në Rrogozhinë – Kavajë si dhe drejtues që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

?Janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët, 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

?Janë pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 26 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

?Po si rezultat i kontrolleve dhe denoncimeve të adresuara nga qytetarët në Komisariatin Dixhital dhe në nr 112, janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1046 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, kryesisht për parakalime të gabuara, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, për mos vendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse, për shpejtësi tej normave të lejura, por pa sanksionin plotësues atë të pezullimit të lejes së drejtimit.

Policia e Shtetit, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos shpejtojnë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë?? dhe prezencë të Policisë Rrugore???, të pajisur edhe me dronë, dragera?, kamera ? e aparatë fotografik.

Njëkohësisht, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

Lajmet e fundit nga